Arkimandrit Timothe Papamihail
Rrëfimi
Vendimi dhe realizimi i një rrëfimi të vërtetë është arritja më e madhe dhe fitorja më e ndritur e njeriut.Në misterin e rrëfimit, njeriu vishet me rrobën e bardhë të çiltërsisë dhe të pastërtisë morale dhe merr si dhuratë qiellore paqen dhe hirin e Shpirtit të Shenjtë.Shpëtimi i njeriut varet nga rrëfimi i sinqertë, sepse rrëfimi presupozon pendim të vërtetë, besim dhe kthim tek Krishti.Njerëzit që nuk rrëfehen, janë të krishterë me të meta.Ata që nuk i nënshtrohen porosisë së Zotit për rrëfimin dhe pendimin, nuk i nënshtrohen as Kishës së Tij dhe do të gjenden në shumë drejtime para përgjegjësisë dhe fajtorë.Armiku më i madh i djallit është rrëfimi, i cili, siç thanë Etërit e Shenjtë të Kishës, e neutralizon plotësisht atë.Për këtë arsye djalli nuk e lë njeriun të rrëfehet, duke i nxjerrë pengesa të pallogaritshme.
Disa nga këto pengesa i zbukuron me mjeshtëri dhe i servir me teknikë të madhe, saqë duken të vërteta dhe si përfundim i presin predispozicionin për rrëfim njeriut.Herë të tjera i paraqet gjërat kaq të vështira dhe të paarritshme saqë e largon njeriun nga rrëfimi.Por pengesa më e madhe është predispozicioni ynë negativ.Një vendim guximtar do të forcohet nga Hiri Hyjnor dhe do të na sjellë në rrëfim, në këtë kazan pagëzimi shpirtëror, të cilin vendosi në tokë Zoti, që të pastrohen papastërtitë e shpirtit të njerëzve.Vendi i rrëfimit është udhëkryqi i rilindjes sonë morale, i shpëtimit tonë.Prandaj të gjitha predhat e armikut drejtohen kundër rrëfimit.Është zona nëpër të cilën, djalli, përpiqet t’a bëjë të pamundur kalimin tonë.Ky kalim është heroizmi më i bukur.Janë lotët dhe mirot e mëkatares në këmbët e Jisu Krishtit.Është doganieri që mori vendimin për t’a ndjekur Atë.Kthimi i plangprishësit tek Ati.
Edhe ti, i krishteri im, mos ngurro! Merr vendimin e guximshëm dhe do të jesh përpara Perëndisë një hero.Bëj hapin e parë dhe hiri i Perëndisë do të të sjellë pranë Fronit Hyjnor.Gjunjëzohu me modesti përpara Atit tënd Shpirtëror dhe do të të kenë kujdes Engjëjt e Qiellit.Hape gojën për një rrëfim të sinqertë dhe menjëherë do hapen dhe do mbushin zemrën tënde burimet e Mëshirës Hyjnore.
“Pendimi i thellë, që bëhet me lotë dhe me ndërgjegje, ngjan me Ardhjen e Dytë.Domethënë mëkatari gjykohet vetë këtu, dhe ridënohet dhe lahet brenda lotëve të tij dhe në këtë mënyrë nuk do gjykohet në Ardhjen e Dytë!” (Shën Simeoni, Teologu i Ri)