Shën Joan Gojëarti - Mbi Krijimin (Pjesa e dytë)
Por, pse flas për krijesën? Mos vallë mund të bëhet diçka tjetër më shpëtimtare se kryqi?Por, ky kryq ishte skandal për të dobëtit.
“Sepse predikimi rreth kryqit, për bijtë e humbur, është marrëzi, kurse për ne që shpëtuam është Fuqi Perëndie!”
A mund të ketë doktrinë më të ndriçuar nga ajo e Pavlit dhe e apostujve?
Por apostujt, për shumë njerëz ishin erë vdekjeje, sepse thuhet:
“Për disa erë vdekje drejt vdekjes, për disa të tjerë erë jete drejt jetës”.(B.Kor. 2,16).
E shikon se ai që është i dobët në besim dëmtohet edhe nga Pavli, kurse i forti (në besim) nuk dëmtohet as nga djalli.
Doni tani t’a sjellim fjalën edhe tek Krishti?Ç’mund të krahasohet me atë shpëtim?
Ç’gjë tjetër ka ekzistuar dhe ka qenë më e dobishme nga ajo, prezenca e Krishtit?Por, ajo prezencë shpëtimtare, e dobishme, u bë shkak ferri për shumë.Thuhet:
“Sepse erdha në këtë botë për të gjykuar, që të shohin ata që nuk shihnin dhe të verbohen ata që shihnin”.(Joan 9,39).
Drita u bë shkak verbimi?
Nuk u bë drita shkak verbimi, por dobësia e syve të shpirtit nuk mundi të pranojë dritën.
E pe?
I dobëti dëmtohet nga të gjitha anët, kurse i forti ka dobi nga të gjitha anët.Sepse kudo shkak është predispozicioni shpirtëror, kudo sundimtar dhe mbi të gjitha është mendja.Meqënëse djalli, po deshe të mësosh, është edhe i dobishëm për ne, po t’a përdorim siç duhet, edhe na sjell dobi dhe arrijmë prej tij fitime të mëdha.Dhe këtë e vërtetuam edhe në rastin e Jovit...
...Të gjitha këto i thashë jo për të lehtësuar djallin nga akuzat, por që t’ju çliroj nga rehatllëku.Se ai (djalli) atë dëshiron, që ne të biem në gjumë, t’ia hedhim fajet atij, në mënyrë që, të ushqyer me këtë shpresë, dhe duke bërë çdo lloj të këqijash, të shtojmë vetë ne dënimin në dëmin tonë, sepse kurrë nuk na falen mëkatet duke transferuar përgjegjësinë tek ai, ashtu siç nuk u fal edhe Eva.Por, ne nuk duhet t’a bëjmë këtë, por të thellohemi në veten tonë dhe në plagët tona, sepse në këtë mënyrë do të mund të gjejmë edhe ilaçet e përshtatshme për mjekimin, sepse ai që nuk di sëmundjen e tij, nuk do interesohet hiç fare as për mjekimin e saj.