Shën Joan Gojëarti - Mbi Krijimin (Pjesa e tretë)
Kemi shumë mëkate, e di edhe unë,të gjithë jemi nën ferrosje (pranë ferrit) por nuk na është mbyllur akoma rruga e faljes së tyre, e as gjendemi jashtë pendimit, sepse përderisa rrojmë jemi akoma gati për përpjekjet e pendimit.
Je plak dhe arrite në fundin e jetës?Mos kujto se nuk ke kohë për t’u penduar, as të humbasësh shpresat për shpëtimin tënd, por kujto vjedhësin që u fal mbi kryq.Me të vërtetë ka afat kohor më të shkurtër se ai i vjedhësit që po i vinin litarin në grykë?!
Megjithatë, për atë ishte mjaft sa për të shpëtuar.
Je i ri?
Mos u qetëso me mendje të fjetur, meqë je i ri dhe ke jetën përpara “Sepse dita e Zotit vjen si hajdut brenda natës”.
Prandaj nuk na e ka treguar Perëndia ditën e vdekjes sonë, që të tregojmë zell dhe kujdes.Nuk shikon përditë të rinj që vdesin?Për këtë na këshillon dikush:
“Mos u vono të kthehesh tek Zoti, as t’a shtysh nga dita në ditë, se ekziston rreziku që për shkak të vonesës, mund të konsumohesh”.
I moshuari, pra, le të ketë parasysh ato që thamë më lartë, i riu këshillën që i dhamë tani.Por, mendon se je i sigurtë, je i pasur, ke para dhe nuk të ndodh gjë?
Dëgjo se çfarë thotë Pavli:
“Sepse kur thonë paqe dhe siguri, atëherë u vjen atyre humbje e papritur...”
Sepse të gjitha gjërat iu nënshtrohen ndryshimeve dhe transformimeve, nuk kemi pushtet mbi vdekjen, le të bëhemi zotër të virtytit, sepse Zoti ynë, Krishti, është Njeridashës!
Doni të përmend edhe rrugë pendimi?
Janë shumë dhe të ndryshme, dhe ndryshojnë njëra nga tjetra, por të gjitha na udhëheqin në Qiell.