Të humbësh për Krishtin është fitore
“Të fitosh është gjithçka!” –themi ne.
“Nuk është kështu!” –thotë Jisui.
Të fitosh nuk është gjithçka.Nganjëherë fitorja kthehet në humbje dhe humbja në fitore.
Vetë jeta e Jisuit është një shembull i mirë i kësaj që thamë.Atë e braktisën dishepujt, e tallën, e fshikulluan, e dënuan me vdekje kriminale në kryq.Edhe sot e kësaj dite, myslimanët refuzojnë të besojnë Jisuin, sepse thonë që në qoftë se Jisui ishte Mesia i vërtetë, Perëndia nuk do të kishte lejuar një njeri të pafajshëm të vuante në kryq.Do t’a kishte shpëtuar jetën e tij.Për myslimanët kryqi, si një simbol i humbjes, është një shenjë që Jisui nuk është Mesia, por kështu mendojnë njerëzit, jo Perëndia.
Për Perëndinë humbja është fitore.Perëndia e ngriti Krishtin nga varri në vendin më të lartë të Universit, duke i dhënë Atij emrin që ishte mbi çdo emër.Humbja më e madhe e Tij u bë fitorja më e madhe e Tij dhe e jona.Nuk do të kishte Ngjallje pa kryq, lavdi pa vuajtje, fitore pa humbje.Kjo është jeta thotë Jisui:
“Kushdo që e humb jetën e tij për hirin tim dhe të Ungjillit, do t’a fitojë atë!”
Të humburit është gjithçka, kur ti humb vetëm për Perëndinë.Të humbësh për dashurinë e Tij, të humbësh në shërbim të Tij, që të bëhesh pjesë e vullnetit të Tij.Kjo lloj humbjeje është fitore.
Flasin Etërit e Kishës
Një nga historitë për etërit e shkretëtirës është kjo:
“Kushdo që hyn në një dyqan parfumi, edhe pse nuk blen ndonjë parfum, largohet prej andej i mbushur me erë të mirë.E njëjta gjë ndodh dhe me ata që shoqërohen me njerëz të shenjtë.Ai person merr me vete aromën shpirtërore të virtytit të tyre.Dyqani i parfumit të vërtetë është prezenca e Perëndisë.Hyr aty çdo ditë nëpërmjet lutjes dhe me të vërtetë ju do të bëheni “Aroma e Krishtit për Perëndinë!”