Pushteti i Perëndisë
Bibla flet për fuqinë dhe pushtetin e Perëndisë.Në psalmin 104 lexojmë:
“Beko Zotin, o shpirti im!O Zot, Perëndia im, Ti je jashtëzakonisht i madh!
...të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër...Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që Ti kishe caktuar për to...bën që të dalin burime në lugina; ato rrjedhin midis maleve dhe iu japin për të pirë gjithë kafshëve të fushës, gomerët e egër shuajnë etjen e tyre, nga dhomat e sipërme të Tij, Ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frutin e veprave të tua...Ai bën të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij...ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij...O Zot sa të mëdha janë veprat e tua!Ti i ke bërë të gjitha me dituri!”
Në këtë mënyrë psalmisti ngre lartë pushtetin e Tërëfuqishëm të Perëndisë.
Në Dhjatën e Re vetë Zoti Krisht tregon pushtetin e Perëndisë, siç nuk kishte bërë askush tjetër para Tij.Ai shëron lebrozët, i sjell dritën e syve të verbërve, nxjerrë demonët, ngre të paralizuarin, qetëson stuhitë, ushqen 5000 njerëz me pak bukë, ngjall Lazarin nga vdekja.
Këtu, Perëndia i dashurisë dhe i mëshirës është zbuluar madje si i Tërëpushtetshëm, zotëruesi absolut i fuqisë.
Në fakt, pa pasur së pari këtë ndjenjë të fuqisë, cilësitë e tjera të Perëndisë, dashuria dhe mëshira e tij mund të duken si forma të dobësisë.
Flasin Etërit e Kishës
Asnjë mëkat nuk është aq i madh sa të mund të mposhtë bujarinë e Mjeshtrit.
Madje edhe ai i kurvërisë apo kurorëshkeljes...fuqia e dhuratës dhe dashuria e Mjeshtrit është aq e madhe sa bën që të zhduken këto mëkate dhe e bën mëkatarin të shkëlqejë më shumë se rrezet e Diellit..
Shën Joan Gojarti.