Një riosh rrëfen:
Jam nga Pireu. Sapo isha kthyer nga fronti i luftës, ku hasa në një rrezik të madh. Pikërisht afër meje, ra një predhë dhe hapi një gropë të madhe. Në atë moment, befas një prift erdhi me shpejtësi dhe më shtyu fort. Më hodhi në tokë, në krahun e kundërt të predhës. Unë shpëtova nga një mrekulli.
Kur u ktheva në Pire, fillova të pyesja priftërinj të njohur dhe të shikoja fotografi të personave te ndryshëm për të gjetur priftin që më shpëtoi. Sepse, pasi më shtyu, ai u zhduk menjëherë. I shqetësuar si isha, as nuk e mendova ta kërkoja në ato momente. Nga fotografitë që më treguan, pashë një të Shën Nektarit. Po, ishte pikërisht ai, prifti që më shpëtoi! U habita! Kështu që, vendosa të shkoj në manastirin e tij dhe të dhuroja diçka për të. Pyeta dhe mësova se tjegullat e çatisë ishin të thyera dhe motrat nuk kishin mjaftueshëm para për t’i riparuar. E mora përsipër ta bëj nga fillimi. Ky ishte qëllimi im.
Kjo është hera e dytë që shkoj. Kur shkova për herë të parë, motrat më mirëpritën pa më njohur dhe më pyetën: “Erdhët për tjegullat e çatisë?” Unë u habita, pasi nuk i kisha thënë asgjë askujt. Por, duke parë kureshtjen time, ato më thanë: “Dhespoti ynë (Shën Nektari) erdhi mbrëmë i gëzuar dhe na tha!”
Shkova tek varri i tij, u ula në gjunjë dhe fillova të qaj. Atëherë, një erë e mrekullueshme jaseminë mbushi hapësirën. Fillova të kërkoj në oborr për ndonjë vend me jasemin. Ndërkohë, igumenia më pyeti se çfarë po kërkoja. Kur ia shpjegova, ajo më tha: “Ne nuk kemi jaseminë në manastir, madje as borzilok. Shën Nektari të mirëpriti, biri im!”
Që atëherë, besimi im në hirin e tij u forcua edhe më shumë.