PËR MOHIMIN E EGOIZMIT DHE PËR PASTRIMIN E ZEMRËS
I vogël, i zhveshur, i pamundur të përparosh në
zbatimin e një prej porosive më të vështira: "Të luftosh dëshirat e tua
egoiste". Përfundimisht do të thotë të "përndjekësh veten
tënde", ndaj së cilës drejtohet lufta jote. Për sa kohë qarkullon dëshira
jote egoiste, nuk mund të lutesh me zemër të pastër tek Zoti e t'i thuash: U
bëftë dëshira jote. Në qoftë se nuk mund të mohosh idenë e madhe, që ke për veten, në asnjë mënyrë nuk do të arrish madhështinë
e vërtetë. Në qoftë se nuk mohon lirinë tënde, nuk do të shijosh lirinë e
vërtetë, ku qarkullon vetëm një dëshirë, ajo e Perëndisë.
Sekreti i thellë i shenjtorëve është ky: "Mos dëshiro asnjë lloj lirie egoiste dhe do të të jepet liria e vërtetë".
"Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore." Kështu i tha Perëndia njeriut të rënë. Me djersën e ballit dhe me mund duhet të punojë njeriu tokën. Dhe kjo tokë është vetë vetja jote. "Me mundim të madh do të fitosh pasurinë tënde shpirtërore" e thotë shën Makari. Nuk është e dobishme për realizimin e shpëtimit tënd të arrish të mirat pa mundim. Kjo të bën krenar.
Por si mundet të luftojë dikush veten e tij? Nuk është e vështirë që ta kuptojmë. Luftë kundër vetvetes është të mohosh si dëshirat e tua të vogla, ashtu dhe të mëdhatë e pasioneve. Etërit e shenjtë rekomandojnë të fillojmë nga gjërat e vogla sepse: "si është e mundur - thotë shën Efrem Siriani - të shuash një zjarr të madh përpara se të mësosh të shuash një të vogël". Dëshiron të lirohesh nga një pasion i madh? Fito mbi dëshirat e vogla thonë Etërit e shenjtë. Mos mendo se njërën mund ta ndash nga tjetra. Dëshirat dhe pasionet janë të lidhura me njëra-tjetrën si unazat e një zinxhiri.
(Rrugë Askete )