"Për pesë arsyet pse duhet të kishërohen të krishterët" nga Shën Nikodhim Agjioriti
Parathënie
nga Shën Joan Gojarti
Ashtu si një liman i lirë nga erërat dhe dallgët ofron siguri të madhe tek anijet që ankorohen tek ai, ashtu është edhe Kisha e Perëndisë. Ai vend është baza e vyrtytit, mësimdhënia e filozofisë. Hyr brenda në të dhe një si atmosferë shpirtërore do të përshkroj shpirtin tënd. Kjo qetësi udhëheq në frikën fetare dhe na mëson të filozofojmë, zgjon gadishmërinë dhe nuk lejon të kapeni në gjërat tokësore, të zhvendos nga toka në qiell. Si liman në det të hapur vendosi Perëndia Kishat në qytet që duke u drejtuar tek ato kur jemi të hutuar nga shqetësimet e jetës, të shijojmë qetësi të madhe. Kisha është liman shpirtëror për shpirtrat e besimtarve.
Në mbledhjet adhuruese të Liturgjisë së hyjnore jo vetëm ne, por edhe profetët dhe apostujt marrin pjesë dhe sigurisht më e rëndësishmja nga të gjitha, Ai Vetë Zoti i të gjithavë, Jisu Krishti është mes nesh.
Këtë Kishë nuk e kultivon fuqia njerëzore, por Hiri Hyjnor i Perëndisë. Sepse e tillë është natyra e farës shpirtërore nuk pret kohë, nuk pret numër të madh ditësh që të japë fryt, por është e mundur të mbjellë dikush farën dhe brenda një dite të japë fruta të shumtë e të pjekur.
Kisha është det i devotshmërisë, i mbushur jo me dallgë por me besim. Tek ne të krishterët nuk mbytet varka e mësimdhënies së drejtë, nuk goditet, nuk trazohet, nuk mundohet nga dimra të ashpër, por ankorohet si në liman të qetë në shpirtrat e atyre që e duan Zotin.
Ai që bën imoralitet, nëse vjen shpesh në Kishë, dhe krenari dhe ai që ka çfarëdolloj difekti, do të eliminojë shumë shpejt pasionin e tij dhe do të rikuperoj shëndetin e tij. Por ai që shkëput veten e tij nga ky bashkim dhe distancohet nga mësimdhënia e Etërve dhe shmang mjekimin e kishës, edhe nëse mendon se është i shëndetshëm, shumë shpejtë do të sëmuret shpirtërisht.
Shkolla e kishës është spital i mrekullueshëm, spital jo i trupit por i shpirtit. Sepse është spital shpirtëror dhe shëron mëkatet e mëndjes dhe të shpirtit dhe jo plagët e trupit.
Këtu në kishë ekziston spital dhe jo gjykatë që të kërkoj përgjegjësi për mëkatet tona, përkundrazi, ofron faljen e mëkateve.
Kisha e Perëndisë është festë shpirtërore dhe spital i shpirtrave dhe duhet, sikur kemi shkuar në festë, pasi grumbullojmë shumë të mira nga aty të kthehemi në shtëpinë tonë, sikur kemi shkuar në spital, të dalim pasi marrim mjekimet e duhura për pasionet që na kanë robëruar.
Mos ndoshta, i dashur, tregon neglizhencë për jetën tënde këtu, sepse ndoshta të shqetëson ndonjë keqardhje. Këtu në Kishën e Perëndisë, ikin përkujdesjet tokësore, pasionet e kota shuhen. Nëse e frekuenton rregullisht, patjetër do eliminosh ndikimet dhe zakonet e këqija që more jashtë Kishës.
Kush nuk do të admiroj tolerancën e shumtë dhe të panumërt që përdor Perëndia ndaj njeriut? Kush nuk do të habitet për dashurinë e tepërt që tregon Zoti ynë ndaj të gjithë njerëzve dhe në veçanti ndaj të Krishterëve?
Perëndia, thonë Telolgët e shenjtë, është i papërshkrueshëm nga natyra dhe nuk nxë në asnjë vënd. Dhe, edhe është i kudondodhur, por është edhe jashtë çdo gjëje, siç tha Ilario i shenjtë: “Perëndia është mbi të gjitha dhe i mban të gjitha”. Shën Agustini thotë: “Perëndia është jashtë të gjithave dhe nuk përmblidhet. Është mbi të gjitha, pa u lartësuar. Është poshtë të gjithave, pa u përulur. Është thellë brënda çdo gjëje, sepse në të ekzistojnë të gjitha. Është më jashtë se çdo gjë sepse ai është mbi të gjitha”. Pavarsisht këtyre, Ai Perëndia i papërshkrueshëm dhe i panxënë u ul për të krishterët që të nxërë në ndonjë vend dhe të përshkruhet brenda Kishave të shenjta. Është krijuesi i gjithësisë (siç thotë profeti Isaia), qielli është froni i Tij dhe toka mbështetëse e këmbëve të Tij dhe asnjë vend dhe asnjë tempull i ndërtuar nga dora nuk është i denjë që të pushoj madhështia e Tij e shenjë. “Qielli është froni im dhe toka është mbështetësja e këmbëve të mia. Ku është, pra, shtëpia që mund të më ndërtoni dhe ku është vendi i çlodhjes sime?” i thotë Zoti ynë Isaias.
E përsëris, Ai Perëndia pranon të pushoj brenda kishave të shenjta të të krishterëve dhe të thotë se i zgjedh për banesë të Tij: “Zgjodha këtë vend për Veten time dhe të jetë tempulli im, ku do të ofroni sakrificën tuaj”. Dhe Ai që thërret, se qielloret dhe tokësoret dhe të gjitha në përgjithësi janë të Tijat, sepse i bëri me dorën e Tij të tërfuqishme dhe krijuese, “sepse të gjitha këto i krijoi dora ime, dhe të gjtiha më përkasin Mua”, thotë Zoti, e përsëris, Ai Vetë, nga dashuria për të krishterët, duhet në një farë mënyrë të zvogëloj madhështinë e Tij dhe do i pavdekshmi dhe qiellori të banoj së bashku me njerëzit e vdekshëm dhe tokësor dhe të quaj banesë të Tij Kishën e shenjtë. “Sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje për të gjithë popujt”.
Sa e papërshkrueshme është përkujdesja dhe dashuria e Perëndisë! Sa e madhe dashamirësia dhe hiri i Tij ndaj të krishterëve! Ah! Por sot njerëzit nuk mendojnë për këtë përkujdesje të papërshkrueshme të Perëndisë, e as ndjejnë intensivisht atë dashamirësi dhe hir të shumtë, nëpërmjet të cilit ne të vdekshmit dhe tokësorët denjësohemi të bisedojmë me Zotin tonë të pavdekshëm dhe qiellor, sa herë dëshirojmë të shkojmë në Tempullin e tij të shenjtë, por: Dikush pengohet nga tregtia dhe puna e tij. Dikush përsëri nga kujdesi dhe shqetësimi për gruan, fëmijët dhe shtëpinë e tij dhe tjetri gjen një shkak dhe tjetri një tjetër.
Nuk kujdesen pra të shkojnë në Kishën e shenjtë të dielën në mëngjes, siç e kërkon detyrimi i krishterë, po edhe kur me vështirësi shkojnë në Tempullin e Zotit dhe atëherë përsëri nuk qëndrojë tek ai siç duhet me respekt dhe nderim, por ose bisedojnë me njëri−tjetrin, ose qeshin ose dëgjojnë fjalët e shenjta me neglizhencë dhe mospërfillje, duke e lënë mendjen e tyre të endet andej këtej, pa pasur kujdesin më të vogël.
Prandaj edhe unë brenda dashurisë që ushqej për ju, vendosa të vë në dukje këto arsye:
Vëllezërit e mi të krishterë, duhet për pesë arsye të shkojmë në tempullin e Perëndisë, në Kishën e Krishtit: a) nga nevoja b) nga dëshira c)vazhdimisht d) me pastërti dhe e) nga detyrimi i shenjtë.