Për pesë arsyet pse duhet të kishërohen të krishterët ( Arsyja e tretë është vazhdimisht )
Ne të Krishterët duhet të shkojmë në Tempullin e Perëndisë çdo të dielë dhe çdo festë, që të dëgjojmë fjalët e shenjta të Ungjillit dhe që të lutemi tek Perëndia së bashku me të gjithë besimtarët.Sepse, në të vërtetë, është turp i madh për të krishterët që kombet e tjera të shkojnë menjëherë sapo çohen nga gjumi në altarët e tyre dhe të adhurojnë dhe të luten tek pseudoperënditë e tyre, dhe të krishterët që adhurojnë Perëndinë e vërtetë të mos shkojnë vazhdimisht në Tempujt e shenjtë dhe në Kishat e shenjta që të luten dhe të komunikojnë me Perëndinë.
Për këtë arsye frikësohem se idhujtarët, otomanët dhe hebrenjtë do të duken në këtë më të drejtë se të krishterët, dhe të krishterët do të gjykohen, pasi edhe kombet i kaluan në ligësi, siç thonë Apostujt e shenjtë: “Dhe si nuk do të jetë armik i Perëndisë ai që vrapon ditë dhe natë për të përkohshmet dhe lë pas dore të përjetshmet?”. Dhe si do ti thotë tani ati Zoti: “kombet u treguan më të drejtë se ju”. Kombet, sapo çohen nga gjumi çdo ditë vrapojnë tek idhujt që ti adhurojnë, dhe para çdo vepre dhe çdo veprimi luten më parë tek ata.
Përderisa, atëherë, ata që gjenden brenda gënjeshtrës shkojnë shpesh tek ato prej të cilave nuk kanë dobi, si do mund ti shfajësohesh Zotit dhe Perëndisë, ti që i kthen shpinën Kishës së Tij dhe nuk imiton as kombet, por me mungesën tënde dembelizohesh, distancohesh ose pëson? Për këtë arsye Krishti nëpërmjet Eremias thotë: “Nuk ruajtët porositë e mia, dhe nuk u sollët as sipas shembullit të kombeve”.