Shën Gabrieli, Hieromartir, Kryepiskop i Serbisë
Shenjtori i ditës :
Gabrieli ishte Kryepiskop i Serbisë. Me lejen e turqve, kishte shkuar në Vllahi dhe në Rusi për të mbledhur para, për nevojat e kishës orthodhokse serbe. Atëherë u akuzua nga epitropi i tij në Kryepiskopatë, bullgari Maksimo, se ai komplotonte kundër pushteti osman. Kështu, kur Gabrieli u rikthye nga Rusia, në fronin e kryepiskopatës gjeti Maksimin. Menjëherë atëherë Gabrieli mori masa për largimin e tij, por Maksimi shkoi në Bursa, ku gjendej Sulltani dhe Veziri dhe përsëriti mashtrimet kundër Gabrielit. Atëherë Veziri thirri Gabrielin nga Serbia në Bursa. Aty, pasi e gjykoi, u bind se bëhej fjalë për një mashtrim, por kërkoi prej martirit që të mohonte Krishtin për të patur nderime dhe grada. Hierarku i refuzoi këto kërkesa dhe qëndroi i patundur në besimin e krishterë. Kështu, pasi e torturuan ashpërsisht, mori kurorën e martirizimin me varje më 13 Dhjetor 1659. Otto Meinardus, e vendos martirizimin e këtij Hieromartiri të ri më 13 Tetor 1681.