Shenjtorët Thirsos, Levkios dhe Kalinikos.
Shenjtorët Thirsos, Levkios dhe Kalinikos (sipas të tjerëve Koronat) jetuan në mes të shekullit të tretë. Ishin me origjinë nga Bitinia dhe jetonin në Qesari dhe të gjithë i përkisnin familjeve të dalluara. Ishin të përulur dhe e donin Perëndinë me dashuri të vërtetë dhe të lirë prej hipokrizisë. Ata i shmangeshin jetës së zhurmshme publike, por ishin të shquar për lëmoshën që bënin.
Heparku Kumbrikio, idhujtar fanatik, duke parë përparimin e të krishterëve, u mundua me çdo mënyrë që t’i pengonte ata. Kjo situatë bëri që Levkio të shkonte tek heparku. Ai i’u lut që të ishte modest me të krishterët. Sapo dëgjoi këtë gjë Kumbrikio, e arrestoi menjëherë dhe e dënoi me vdekje. Dhe në mëngjes i preu kokën jashtë qytetit.
Kjo ngjarje i hidhëroi të krishterët, por ndezi më shumë tek ata flakën e besimit për Krishtin. Pas dy ditësh, te heparku shkoi edhe një tjetër i krishter, Thirsosi. Me guxim i tha që idhujtaria është mashtrim dhe që në fund fitimtar do të jetë Krishti. Këto dhe shumë fjalë të tjera të mençura që tha Thirsosi i dëgjoi edhe një prift idhujtar, Kaliniku. Shpirti i tij u ndriçua dhe tregoi se ishte i krishterë, dhe si pasojë heparku ja preu kokën në vend Kalinikut, ndërsa Thirsosin e preu me sharrë.