Shën Theanoja. Bashkëshortja mrekullibërëse e Perandorit Leon i Urtë
Shën Theanoja ishte një mbretëreshë e devotshme dhe e vyrtytëshme, e cila u lavdërua shumë prej kronografëve të kohës së saj, për jetën e saj ungjillore, lëmoshat e saj dhe për devotshmërinë e saj të skajshme.
Ishte e bija e Kostandin Martinakiu dhe e Anës. Lindi në Kostandinopojë dhe u rrit me zell.
Në moshën e përshtatshme, mbreti Vasil Maqedoni e mori atë si bashkëshorte të birit të tij Leonit të Urtë(886-912), me të cilin për 12 vite jetoi me përkushtim bashkërortor, dhe menjëherë u dallua prej popullit si një Shenjtore dhe mrekullibërëse për shumë vepra dashurie që bëri.
Pavarësisht madhështisë dhe pasurisë që e rrethonte, ajo ruajti përulësinë dhe modestinë që e karakterizonte më parë. Ajo ka preferuar të jetë e veshur thjesht dhe të jetë pranë njerëzve që kanë nevojë për të. Për këtë arsye vishej thjesht që të mos njihej dhe në shoqërinë e shërbëtoreve të saj, kalonte nga shtëpitë e të vobektëve dhe ofronte ndihmën e saj. Kaq i madh ishte besimi i saj, saqë u denjësua të bënte edhe mrekulli. Kur shkenca e mjekësisë braktisi një të sëmurë, pasi ai nuk po shërohej, shëndetin e tij ia ktheu Shenjtorja me fuqinë e shpirtit të saj. Me gjithë hidhërimet që pranoi në jetën e saj Shën Theanoja himnonte Zotin me një flakë të pashuar.
Kur vdiq, bashkëshorti i saj, ndërtoi një kishë të bukur, pranë kishës së Apostujve të Shenjtë, ku u vendos edhe lipsani i saj i nderuar. Prej andej e zhvendosi Patriarku Genadio Skolari dhe sot lipsani i Shenjtores gjendet në Patriarkanën e Kostandinopojës.