Shën Naumi, Hyjmbajtës dhe çudibërës
Shën Naumi ishte bashkëpunëtor i Kirilit dhe Metodit
në shekullin IX (842), në përpjekjet e tyre për përhapjen e besimit të krishterw
në Bullgari. Dhe në këtë punë të rëndë, ku ndeshën pengesa të mëdha dhe
kundërshtime të rrezikshme, prezenca e Naumit kishte një rezultat të madh.
Sepse përveç dinamikës së mësimit të tij, bënte edhe mrekulli me hirin e
Perëndisë.
Naumi, duke shkuar në Romë për të takuar Papa Adrianin, kaloi edhe nga Gjermania, ku në atë kohë kishte herezi të ndryshme dhe të shumta. Dhe pasi predikoi edhe aty duke u përpjekur për Besimin e Drejtë, u rikthye përsëri në Bullgari. Aty, organizoi bashkë me të tjerë bashkëpunëtorë të tij, një trupë hierapostolie të brendshme dhe punoi me zell për përhapjen e krishtërimit me predikimet e tij dhe me udhëtimet e tij të vazhdueshme mësimore.
Vdekja e gjeti në këmbë, duke u munduar deri në fund për qëllimin e tij të devotshëm.