Shën Stefani Martiri i Ri !
December 27, 2021 at 9:43 am,
No comments
Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin në datën 27 dhjetor Kisha Orthodhokse feston të kremten e Shën Stefanin dhjakun dhe dëshmorin e parë, siç na tregohet te libri i Veprat të Apostujve .( Kapiulli : 6-7)
Shën Stefani ishte një nga shtatë dhjakonët e parë të Kishës Apostolike dhe ndimonte në tryezën e përbashkët, në ndarjen e ushqimit të përditshëm në mënyrë të drejtë për vejushat dhe njerëzit e varfër të komuniteit të krishterë, në Jeruzalem.
Ai u mbush me besim dhe me Shpirtin e Shenjtë që të bënte mrekulli të mëdha dhe shenja (Hyjnore) në Jerusalem. Për këtë u mor në pyetje nga këshilli I lartë (sinedri) të cilët kishin gjykuar Krishtin dhe tani po gjykonin dhe apostullin dhe dhjakun e tij.
Mbasi i shkëlqeu fytyra porsi një fytyrë ëngjëlli u mbroj para sinedrit ku ishte gjykuar dhe Zoti Krishti.
Shën Stefani në fjalēn e tij i akuzuaj judenjtë si vrasës të profetëve dhe të vet Mesias (Krishtit) :“ O njerëz qafëfortë dhe me zemër dhe vesh të pa rrethprerë që kundështoni Frymën e Shenjtë ashtu siç bënin eterit tuaj ashtu bëni dhe ju. Cilin nga profetët nuk e përndoqën eterit tuaj? Ata vranë edhe ata që paralajmëronin ardhjen e të drejtit , për të cilë tani ju jeni bërë tradhëtarë dhe vrasës .”
Stefani duke folur ngriti kokën lartë dhe në qiell pa Jisuin duke qëndruar në të djathtë të Perëndisë .
Kur e dëgjuan këtë judenjt e sulmuan ,e nxorrën jashtë qytetit dhe e qëllonin me gur , ndërsa ai lutej; “O Zot Jisu Krisht pranoje frymën time” dhe duke imituar Krishtin në kryq thërriti “ O Zot mos ua ngako atyre këtë mëkat…..dhe fjeti më Zotin.
Kështu Stefani u bë martiri i parë mbas Krishtit në vitet (35-36 ),ai hapi siparin e martireve të Krishtit dhe Kishës Apostolike ( Trupit të Krishtit) të cilët do të martirizohen për Zotin në fund të kohës, ashtu siç na e thotë zbulesa: “ Dhe kur hapi vulën e pestë unë pash në altar, shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkaka të dëshmisë që kishin. Dhe ata thirren me zë të madh duke thënë: “Deri kur o Zot që je i shenjtë dhe i vërtet nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe”. Dhe secilit prej tyre ju dha një petk i bardhë dhe që të preheshin dhe për pak kohë ,deri sa të plotësohej numri i bashkë shërbëtorëve të tyre dhe i vëllezërve të tyre që duhet të vriteshin porsi ata”( Zbulesa: 6 ;9- 11).
Shën Stefani me martrizimin e tij rikonfirmoj kriterin e të krishterit që është sipas imitimit të Krishtit si për të dëshmuar të vërtetën e Zotit me dashuri flijuse deri edhe në gjak dhe duke u lutur për armiqtë deri në fund.
Shën Stefani ka lidhje me Krishtlindjen, sepse me martirizimin e tij me gjak ai vulosi dëshmin nga ana njerëzore se Jisu Krishti është me të vërtetë Biri i Perëndisë dhe Biri njeriut që erdhi për të shpëtuar dhe shenjtëruar njerëzit dhe ti bëjë ata të ngjashëm me veten dhe me hirin e Tij, ti bëj ata të aftë që ta duan Perëndinë ashtu sic e deshi Ai duke na thënë: “Prandaj dhe Ati im më do, sepse unë e lë jetën time që ta marrë përsëri”.( Joani 10 -17) .
Gjetja e lipsaneve të shenjtorit që vinin aromë të këndshme u bë nga një vizion i vetë shenjtit në dhjetor të vitit 415 dhe transportimi i tyre me nderim u bë më 26 dhjetor. Lipsanët u vendosën në një kishë që ndërtoi një senator,i cili pas vdekjes u varros përbri tij.Më vonë lipsani u transportuan në Kostandinopojë.Pjesët e lipsanit u transferuan edhe herë të tjera.
Kisha i këndon dëshmoit të parë:‘’Kurorë prej mbreti ke mbi krye o shën Stefan.Për vojtjet e tmerrshme,për Zotin tonë Jesu,i parë i dëshmorëve,se ti kallzove marrëzitë e judenjve dhe pe Shpëtimtarin,në të djathtën e Atit.Atje pra ndërmjeto gjithënjë të shpëtohen shpirtrat tanë."(Përlëshorja e shenjtorit)
Për shumë vjet Shën Stefanin.