Shën Simeon Mirovliti, themelues i Manastirit të Shenjtë të Simono-Petrës, në Malin e Shenjtë Athos.
December 28, 2021 at 12:50 pm,
No comments
Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin sot me 28 dhjetor festohet kujtimi i atit tonë Oshënar Simeon Mirovliti, themelues i Manastirit të Shenjtë të Simono-Petrës, në Malin e Shenjtë Athos.
Shën Simeoni lulëzoi kopështin e së Tërëshenjtës gjatë shekullit të 13-të, në kohën kur Perandoria Bizantine ishte e ndarë dhe e dobësuar për shkak të kryqëzatave, dhe kur kryeqyteti i saj ishte vendosur në Nikea.
Pasi braktisi kotësitë e kësaj bote, ai shkoi fillimisht në Malin e Shenjtë për të punuar për shpëtimin e shpirtit të tij,pranë një ati shpirtëror.
Si atë shpirtëror zgjodhi një murg, që jo vetëm ishte një njeri me eksperiencë në entuziasëm, por edhe i ashpër e kërkues, iu nënshtrua atij shpirtërisht e trupërisht , si vetë Perëndisë.
Bindja e tij ishte shembull për të gjithë; përulësia,dashuria për atin e tij shpirtëror, që nuk i kursente qortimet dhe as goditjet, bënë që ai të mbërrinte në shkallët e larta të vyrtytit dhe të fitonte admirimin e murgjërve të tjerë të Athosit.
Më në fund jeta e tij bëri që jerondi i tij ta respektonte dhe të mos e shikonte më si nxënësin e tij, por më shumë si bashkëluftëtar në luftën shpirtërore. Këto shenja nderimi nuk i shikonin për shtat atij që kishte zgjedhur të jetonte në ç'nderim dhe të përqafonte pësimin e Zotit tonë Jisu Krisht. Kështu arriti të fitonte bekimin që të jetonte i vetmuar.
Pasi kërkoi shumë vende, në fund në një shpellë të ngushtë dhe të lagësht, në anën perëndimore të Athosit, 300m mbi nivelin e detit. Atje qëndroi ditë dhe net të tëra në lutje dhe në kreshmë duke u bërë ballë sulmeve të demonëve që nuk rreshtnin, e duke pasur armë të vetme besimin, shpresën dhe thirrjen e emrit të gjithëfuqishëm të Zotit tonë.
Një natë, disa ditë para festës së Krishtlindjes, ai pa një yll të shkëputej papritur nga qielli dhe të zbriste për t’u vendosur sipër shkëmbit të thepisur përballë shtyllës. Duke dyshuar në një kurth të ri djallit, që shpeshherë transformohet në një ëngjëll drite (Kor 11:4), asketi nuk i kushtoi ndonjë rëndësi.
Shfaqja u përsërit shumë net në vazhdim deri në mbrëmjen e Krishtlindjes, kur ylli i shkëlqyeshëm zbriti në shkëmb, si ylli i Bethlehemit dhe një zë u dëgjua nga qielli:
“ Mos dysho aspak, o Simon, shërbëtor besnik i Birit tim! Shiko këtë shenjë dhe mos e lër më të ketë vend për të gjetur një vetmi më të madhe , sic e kishe në mendje,sepse dua të themelosh manastirin tënd për shpëtimin e shumë shpirtrave”.
I siguruar kështu prej zërit të Nënës së Zotit, Simoni u zhvendos duke qënë në një ekstazë në Bethlehem , përpara Krishtit fëmijë, me ëngjëjt dhe barinjtë dhe, kur erdhi në vete, ndërmori pa vonesë ndërtimin e Bethlehemit të ri.
Pak kohë, pas këtij vizioni,3 vëllezër të rinj të një familjeje të Thesalisë ( ose të Maqedonisë), pasi dëgjuan lëvdime për vyrtytin e Simeonit , vendosën t’i shkojnë pranë, i lanë në këmbët e tij të gjitha të mirat e tyre , si në 3 mbretërit magë dhe i kërkuan t’i pranonte si nxënësit e tij. Thirrën ndërtues, të cilët, kur e panë vendin që u tregoi shenjtori, që ishte rrëpirë dhe i rrezikshëm, refuzuan të ndërmerrnin një rrezik aq të madhë dhe e akuzuan se i kishte ikur mendja. Në këtë çast, njëri prej vëllezërve që u shërbente për të pirë,rrëshqiti dhe ra në greminën marramendse . Vdekja ishte e sigurtë , dhe kjo ngjarje dukej se vërtetonte qortimet e punëtorve.
Por habia e tyre u shtua më tepër kur panë që, falë lutjes së shën Simeonit murgu u ngjit shpejt shëndoshë e mirë . Përvec kësaj, ai kishte në dorë tabakanë me gotat dhe brokën me verë plot dhe u bë gati t’u shërbente. Ndërtuesit u bënë murgj dhe panë shumë herë gjatë ndërtimit fuqinë e madhe që Perëndia i jepte shërbëtorit të tij.
Ndërtimi u përfundua dhe Bethlehemi i ri nisi të popullohej nga një numër i madhë murgjërish. Një ditë kur zbarkuan piratë saraçenë , shën Simeoni u doli përpara me dhurata , që t’i bindte të mos shkonin për të vjedhur dhe për të plaçkitur manastirin. Por, kur ata të zemëruar dhe të pakënaqur , u sulën mbi të me egërsi, u verbuan në çast dhe njërit prej tyre , që vërtiti shpatën kundër shenjtorit , iu paralizua krahu. U shëruan nga lutja e njeriut të Perënidsë, u penduan, u pagëzuan dhe u bënë murgj.
Pasi tregoi për shumë vjet hirin e madhë që i fali Perëndia me anë të shërimeve të shumta, më anë të profecive dhe mbi të gjitha , me mësimin e tij të ndriçuar , shën Simeoni fjeti paqësisht në Zotin, në praninë e nxënësve të tij, të cilët i kishte mbledhur për t’u folur për herë të fundit, që të ruanin traditat e marra prej tij me frikë Perëndie , besim, dashuri të ndërsjelltë dhe bindje totale ndaj igumenit të tyre dhe atit shpirtëror.
Më pas, varri i shenjtorit lëshoi miro të mrekullueshme ( nga vjen dhe emri i tij Mirovlit-Mirolëshues); por shkatërrimet e vazhdueshme të manastirit nuk kanë lënë asnjë gjurmë të varrit apo të lipsaneve të tij. Megjithatë shenjtori nuk rreshti kurrë së qëni i pranishëm, duke treguar në shumë raste një dritë hyjnore të dilte nga shpella ose ta mbulonte ikonën e tij, si një zbukurim në kishë.
Një shekull pas fjetjes së tij, bija e despotit të principatës serbe të Maqedonisë (kryeqyteti Serrës), Joan Ugleshi, u çlirua nga një frymë e keqe që e kishte pushtuar, falë ndërmjetimt të shën Simeonit. Në shenjë falenderimi i ati i saj e transformoi manastirin e vogël të shën Simeonit , duke e financuar pasurisht.
Në këtë manastir krahas shumë lipsaneve gjendet edhe dora e paprishur e shën Maria Mangdalenës e cila është e ngrohtë si dorë e gjallë.
Me uratat e shën Simeon Mirovlitit o Krisht Perëndi mëshirona edhe shpëtona. Amin.