Shën Anastasi nga Bullgaria : 8 gusht
August 8, 2022 at 9:25 am,
No comments
Atdheu i shën Anastasit ishte qyteti Rodovisi i zonës së Strumcës së Bullgarisë. Në moshën 20 vjepare shkoi në Selanik dhe punoi si nënpunës në një dyqan tregtar.
Një ditë, ndihmoi pronarin e tij për të bërë një kontrabandë veshjesh jashtë Kështjellës së Seleanikut, në mënyrë që të mos paguante taksa. Madje Anastasi kishte veshur një uniformë turke për të kaluar mallin. Por teksa kalonte nga porta, agjentët e taksave turq e pyetën nëse kishte dokumentet e duhura për të eksportuar veshjet. Ai u përgjigj me naivitet se ishte turk. Për t’u siguruar për këtë gjë, nënpunësit turq i kërkuan që të bënte një pohim besimi. Por i riu nuk ju përgjigj kësaj kërkese. Atëherë, menjëherë turqit e kapën dhe me goditje të rënda e çuan tek agai. Aty Anastasi, me gjithë joshjet dhe frikësimet e agait, mbeti i palëkundur në besimin e krishterë. Më pas e çuan tek kadiu dhe më pas tek një qeveritar tjetër, ku u burgos dhe u torturua papushim. Por pasi përsëri pohoi Krishtin, e dënuan me vdekje.
Rrugës për në vendin ku do ta varnin, Anastasi nuk mundi t’u duronte plagëve dhe kështu i dorëzoi shpirtin e tij Perëndisë, jashtë Selanikut pranë “portës së re”, më 8 gusht 1794.