Shën Mironin e Kretës : 8 gusht
August 8, 2022 at 9:28 am,
No comments
Të nderuar miq edhe të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin, në 8 gusht Kisha Orthodhokse kujton me nderim Shën Mironin e Kretës.
Sinaksari i shenjtorit
Shën Mironi lindi në qytetin Ravkon të Kretës ,që sot për nder të shenjtit quhet shën Miron. Lindi në kohën kur perandori i Romës ishte përndjekës i të krishterëve Dhiqioni (249-251 psK) por disa thonë më 400 pas Krishtit.
Prindërit e tij kishin prejardhje fisnike. Ishin njerëz shpresëtarë dhe të vyrtytshëm.Në këtë ambient u rrit dhe u edukua shenjti me bindje dhe respekt tek prindërit.
Kur arriti moshën e duhur ,prindërit e nxitën të martohej me një vajzë shumë shpresëtare ,që e deshi shumë të shoqin,por vdiq shumë shpejt.
Pas vdekjes së të shoqes, Shën Mironi u dha tërësisht pas Perëndisë dhe me zell studioi besimin e krishterë. Studioi shumë për jetën dhe veprën e Jisu Krishtit dhe e ndjeu thellë brenda tij,mësimin e Tij ,por njëkohësisht preokupohej edhe me punët e tij bujqësore. Besonte se puna ishte dhënë nga Perëndia tek njerëzit dhe ai që nuk punon,mëkaton, siç thotë edhe shën Pavli: “Kush nuk punon të mos hajë” Mironi nga prodhimet e punës së tij, pjesën më të madhe e ndante tek të varfërit kristianë ,që kurdoherë i përdëllente dhe i ndihmonte kur të kishin nevojë. E pëlqente shumë përdëllimin.
Ndihmon kusarët.
Proverbiale është mirësia dhe dashuria e tij me të cilin i priste të gjithë. Një shembull nga virtytet e tij është ngjarja e mëposhtme.
Një ditë ,ndërsa grurin e kishte në lëm ,gati për ta mbledhur e për ta transportuar në shtëpi ,shkuan kusarët për ta vjedhur. Mendonin se shenjti nuk do të ishte e nuk do të shihte njeri. Kusarët mendonin se flinte. Mbushnin thasët dhe njëri ndihmonte tjetrin për ta ,larguar dhe largoheshin. I fundit nuk kishte se kusht ta ndihmonte dhe po vonohej t`ia vinte thesin në supin e tij. Duke e parë ,shenjti u ngrit dhe me duart e tij i vuri thesin kusarit në shpinë, kusari u tremb por shejntori i tha; “Perëndia t’ju faltë” , - dhe ndërkohë e këshilloi të mos i thonë askujt se ç’ndodhi. Kusari u largua i mahnitur.
Mrekullia e mushtit
Një vit ,thotë gojëdhëna ,e dha gjithë rrushin e vreshtit tek të varfërit. E ëma i bëri vrejtjen se gjithë vitin u, lodh për atë vresht tani nuk mbeti rrush për të bërë verë.
Shenjti me mirësinë që e karakterizonte ,i përgjigjet; “Nënë , Perëndia ruajti edhe për ne”. Shkoi në vresht gjeti vetëm pak rrush . E sjell në shtëpi dhe e hedh për ta shtypur . Në çast ,fillon të rrjedhë mushti që u mbushën të gjitha fuçitë. Nëna mbeti e mahnitur.
E hirotonisën episkop.
Për të gjitha këto vyrtyte që e zbukuronin shenjtin ,banorët e zonës e zgjodhën si episkop të Kretës, kur froni i episkopit mbeti bosh. Brënda pak ditësh i kaloi të gjitha shkallët e priftërisë dhe u bë episkop i Kretës me gjithë kundërshtimet e tij ,sepse e ndejnte madhështine e veprës së kryepriftërisë. Si kryeprift me një zell më të madh vazhdonte të kryente veprën e dashurisë. Ishte ndihmës dhe ngushëllues tek të gjithë ata që ia kishin nevojën.Kishte paraqitje hijerëndë dhe fizionomi të ëmbël. Një mjekër e gjatë e bardhë zbukuronte fytyrën e respektuar të tij dhe shkëlqimi i tij zbulonte gjithë mirësinë e shpirtit të tij. Kristianët vraponin në kishë që të shikonin shenjtin të meshonte dhe të dëgjonin predikimet e tij të shenjta.Deri më sot nderimi i tij ka mbetur thellë në zemrat e të krishterëve të ishullit.
Ndau lumin dhe kaloi.
Gjatë periudhës së kryepriftërisë së tij në Kretë ,Shën Mironi kishte kishte zakonin të vizitonte krahinën e tij (gjë që bëhet edhe sot nga krypriftërinjtë) të vinte në kontak me grigjën (besimtarët) e tij ,të dëgjonte problemet e tyre dhe t’i udhëzonte dhe t’i drejtonte. Një ditë donte të vizitonte qytetin Knoso ,por duhej të kalonte lumin që quhej Triton. Ishte dimër dhe lumi kishte vërshuar. Kur mbërriti aty bëri mbi lum kryqin me shkopin e tij të kryepriftërisë dhe ujrat u hapën, u ndanë më dysh dhe mbetën të palëvizura.Kaloi shenjti me shoqëruesit e tij mbi lumin ,pa u lagur ,siç kaluan judenjtë detin e Kuq dhe vazhdoi rrugën e tij. Ujrat vazhdonin të mbeteshin të palëvizura. Përsëri ,duke i prekur ujrat me shkopin nga dhjaku ,ato vazhduan rrugën e mëparshme.
Dragoi.
Afër fshatit të vendlindjes së tij jetonte një kafshë e egër(dragua) , e cila herë pas here dilte nga shpella ku jetonte dhe hante njerëz e kafshë që takonte gjatë rrugës.( të tilla kafshë në të cilat banonte djalli dhe mundonte njerëzit i shohim te jetët e shenjtorëve si psh tek Shën Gjergji i cili vrau me heshtë një draua të tillë.)
Njerëzit të trembur nuk kishin se ku tjetër të drejtohesin veçse tek shenjti i tyre i dashur .
Por shenjti tashmë ishte episkop ,jetonte larg qytet të Ravkos dhe gjatë kësaj kohe kafsha vinte në qytet dhe i shkatërronte.
Një ditë kur shenjti po zhvillonte liturgjinë në kishën e tij të dashur të Shpëtimtarit Krisht (ende ekziston kjo kishë jashtë fshatit,stil mbretëror), kafsha doli nga shpella dhe filloi të ngjiste ngadalë-ngadalë të përpjetën nga ana lindore e qytetit drejt kishës.Qyteti është ndërtuar në majën e dy kodrave dhe ngado që t’i dalësh duhet të ngjisësh të tatëpjetën.
Banorët që panë kafshën të ngjitej ,u trembën dhe të gjithë vraponin dhe largoheshin nga qyteti . Qyteti u shkretua.
Shenjti dëgjoi zhurmën dhe zërat ,ndërpreu liturgjinë vetëm që tu thotë të krishterëvë se ndodheshin brenda në kishë ,të mos trembeshin dhe dërgoi dhjakun e tij me shkopin e kryepriftërisë për të dëbuar kafshën dhe ta urdhëronte : “në Emër të Zotit tonë Jisu Krisht”,të qëndrojë në vendin ku ishte e të mos hipte më lart ku ishin strehuar të krishterët nga frika, pastaj vazhdoi liturgjinë.
Askush nga ata që ndodheshin në kishë nuk lëvizi nga vendi ,megjithëse kafsha,duke u ngjitur të parën që do të takonte ishte kisha. Kaq i madh ishte besimi popullit tek Perëndia dhe shenjtori!
Dhjaku zbriti duke vrapuar të tatëpjetën nga ana e lindjes së kishës dhe mbërriti tek kafsha. E preku me shkopin e episkopit të shenjtit dhe ja mrekullia ;kafsha mbeti e ngordhur. Pasi mbaroi liturgjia ,shenjti doli në oborrin e kishës nga ana lindore ku në fund të pllajës dukej kafsha e shtrirë e ngordhur dhe hodhi një gur mbi të. Në çast ,një rrebesh gurësh ,e panjohur nga ku ranë e mbuluan kafshën që u bënë një kodër e madhe.
Kjo kodër që mbylli brenda saj përgjithmonë draguan edhe sot quhet dragua. Të çuditëshme janë fenomenet që ndodhën në këtë kodër të dragoit nga vitet e para deri më sot.Kjo kodër është nga gurë graniti dhe ka një lartësi 1000m.Sot është barometri i pagabueshëm i kohës. Është një barometër natyral i ndryshimeve të kohës. Kur do të bëjë dimër i ashpër dragoi “fryn”.
Flluska të vogla dalin nga të çarat e shkëmbit dhe krijohet si një shkumë e bardhë dhe dëgjohet një e fryrë. “Dragoi fryn sot, ”-thonë njerëzit që kalojnë andej. Duhet të shënohet se nuk fryn çdo ditë ,as flluskë e shkumë nuk krijon çdo ditë ,por vetëm kur do të bjerë shi.
Shpesh dëgjohet një bubullimë : “Dragoi bubulliu dje mbrëma”- thonë njerëzit që e dëgjuan ,shenjë se do të bëjë dimër i ashpër. Nuk duhet menduar se e kanë dëgjuar pak njerëz. Të gjithë banorët e zonës e kanë “dëgjuar” dhe “parë” dhe sa herë “bubulliu” gjithmonë ra shi, ose bëri dimër i ashpër.
Shumë të huaj ,gjeologë e inxhinierë ,e kanë vizituar dragoin. Fenomeni nuk shpjegohet. Menduan të hidhnin në erë një pjesë të kodrës ,por deri më sot nuk është bërë. Jo natyrisht sepse kanë frikë mos ngjallet bisha ,që u mbyll brënda me Hirin e shenjtit , por sepse dragoi nuk është sot i rrezikshëm dhe vetëm kurioziteti për të shpjeguar fenomenin , nuk është i mjaftueshëm të hidhet në erë “Dragoi” ,por edhe sepse nuk duhet të shaktërrohet barometri më i mirë natyror.
Këshu “Dragoi” mban të mbyllur mirë sekretin e tij. Ndoshta përgjithmonë , ashtu siç mbajti të mbyllur përgjithmonë brenda tij bishën në kohën kur u dënua nga përkujdesja Hyjnore për njerëzit me ndërmjetimin e shenjtorit.
Fjetja e tij.
Shën Mironi pasi bëri një jetë të pëlqyer tek Perëndia dhe u tregua një kryebari i denjë për grigjën (besimtarët) që Zoti ia kishte besuar, u largua nga kjo jetë në moshën 100 vjecare. Ai fjeti më 8 gusht .Shumë episkop ishin në varrimin e tij dhe trupi i tij u varros në vendlindje e tij në Ravko. Që atëherë për nder të tij Ravko u quajt Shën Miron siç quhet edhe sot.
Shumë banorë të atij vendi ju vënë emrat fëmijëve të tyre Miron për nder të shenjtorit. Shenjtori që nga ajo ditë ku fjeti më Zotin deri më sot vazhdon të bëjë mrekulli për të gjithë banorët e vendit , vecanërisht për ata që nderojnë kujtimin e tij dhe kërkojnë mëshirën e Zotit me ndërmjetimin e shenjtorit. Mrekullitë janë të shumta dhe nuk do na dilte koha t’i përmendnim por le të përmendim një që ka ndodhur në kohën e pushtimit gjerman të ishullit të Kretës.
Në qytezën e Shën Mironit ishte vendosur një postobllok gjerman. Rreshteri gjerman pa një natë në gjumë Shën Mironin i cili i tha; “ Mos prek asnjë nga banorët e fshatit dhe unë do të ndihmojë të kthehesh edhe ti i gjallë në atdheun tënd.” Rreshteri u zgjua dhe kërkoi të njihte personin që ju paraqit në gjum ,me habi të madhe pa në kishën e fshatit ikonën e Shën Mironit. Që nga ajo ditë rreshteri gjerman nuk ngacmoi njeri ,shkonte çdo të dielë në kishë deri sa u largua nga fshati dhe arriti shëndoshë e mirë në Gjermani ashtu siç i kishte premtuar shenjtori.
Një tjetër mrekulli ka ndodhur më 10 qershor 1969 e cila u botua në gazetën e Irraklit më 29 qershor 1969, po e tregojmë mrekullinë siç e shkruajti gazeta : “ më 10 qershor 1969 në Kishën e Shën Mironit duhet të bëheshin kanalizimet për vendosjen e tubacionit shkarkues të kishës. U hap një kanal 3metra i thellë dhe 2metra i gjërë dhe për këtë punonte Nikolla Papallaqi banor i Shën Mironit.
Në orën15:40 ndërsa punëtori punonte bie një masë dhe që e mbuloi trupin një metër mbi kokën e tij ,pas një ore e gjejnë ,u bien këmbanave të kishës dhe banorët vrapojnë duke gërmuar me lopata dhe duar për ta nxjerrë jashtë trupin e tij ,me ankth për shpëtimin e tij ,duke u lutur shenjtorit që ta mbante në jetë sepse kishte një orë i mbuluar me dhe.
Në orën 16:55 kur e kishin zbuluar deri në supe ai nuk jepte shenja jete. Atëhere sollën ajazmën (ujin e bekuar) mrekullibërse të shenjtit që del nga shpella ku asketizonte shenjtori dhe është varri i tij me lipsanet e shenjta. Sapo ia hodhën në kokë u shkund dhe dha shenja jete . E çuan në spitalin e Iraklios dhe mbasi i bënë radiografitë rezultoi me ndermjetimin dhe ndihmën e shenjtorit se nuk pati asnjë ndëmtin në organizmin e tij. Ky puntor me shëndet të plotë sot flet për mrekullinë e shenjtit tek të gjithë ata që e takojnë dhe e pyesin.
Të panumërta janë mrekullitë që ka bërë kjo ajazëm që rrjedh direkt nga varri i shenjtorit ditë e natë deri më sot .
Emri Miron do të thotë "aroma e mirë".
Lavdi Perëndis që bën çudira të mëdha me shenjtorët e Tij të lavdëruar.