Shën Laurenti kryedhjakon, Ksisti Papa i Romës dhe Hipoliti : 10 gusht
August 10, 2022 at 10:27 am,
No comments
Kryedhjakoni i shenjtë Laurenti, Ksisti Papa i Romës dhe Hipoliti u martirizuan në vitin 253.
Kryedhjakoni Laurent ishte një prej klerikëve më të njohur të kishës romake, dhe i ishte besuar administrimi i pasurisë së saj. Kur u bë përndjekja kundër të krishterëve, papa i Romës Ksisti II, që ishte me origjinë nga Athina, ishte i pari që sakrifikoi veten e tij, duke pohuar Krishtin dhe kështu i prenë kokën.
Më pas arrestuan edhe Laurentin. Pasi ishte administratori i kishës, e urdhëruan që të dorëzonte thesaret e saj. Laurenti pranoi dhe pas pak u kthye me një falangë të madhe karrocash, plot të varfër, jetimë dhe invalidë. Dhe ai iu përgjigj sundimtarit se thesaret e Kishës ruhen për të gjithë këta të vuajtur, “ku nuk i prish as krimb as ndryshk, edhe ku vjedhësit nuk rrëmojnë as vjedhin” (Matth. 6.20). Domethënë, aty ku as ndryshku, as kalbja dhe ndryshku nuk i shkatërrojnë këto thesare dhe ku as hajdutët nuk mund të shpojnë muret e këtyre qemereve, për të vjedhur përmbajtjen e tyre të çmuar. Atëherë, idhujtarët e tërbuar e poqën të gjallë mbi një zgarë hekuri.
Lipsanin e tij e mori një krishter besëmirë, Hipoliti. Por, kur, e mësoi këtë gjë hegjemoni, urdhëroi dhe e tërhoqën zvarrë kuajt e egër mes gjembave dhe kështu Hipoliti përfundoi jetën e tij në mënyrë martirike.