Shën Apostoli i Ri : 16 gusht
August 16, 2022 at 12:00 am,
No comments
Shën Apostoli i Riu, lindi në Agjio Laurentio të Pilios në vitin 1667. Babai i tij quhej Kosta, kurse nëna Melo. Në moshën 15 vjeçare mbeti jetim dhe në vitin 1682 shkoi në Kostandinopojë ku filloi punë në një tavrenë.
Ndërsa shenjtori kishte katër vite që jetonte në Kostandinopojë, në atdheun e tij të veçantë ndodhi një ngjarje. Banorët e Agjio Laurentit dhe të zonës, pasi shtypeshin ashpër nga taksat e rënda dhe të padrejta, vendosën t'i drejtohen komisionerëve të Sulltanit. Banorët përfituan disa ulje taksash dhe u kthyen. Por Vojvoda nuk i njohu dokumentat e komisionarëve dhe i hodhi poshtë si falsifikime, por edhe arrestoi edhe tre nga përfaqësia e banorëve, që kishin shkuar në Kostandinopojë, i lidhi si keqbërës, dhe vetë ai i çoi në Qytet ku kërkoi ti arrestonin si tradhtarë.
Kur këtë gjë e mësuan bashkëpatriotët e tyre dërguan menjëherë në Qytet një përfaqësi me qëllim që t’i drejtoheshin vetë nënën sulltaneshë që ata të liroheshin. Por duke qenë se nuk e dinin se si dhe se ku do të duhej të drejtoheshin, Shën Apostoli doli vullnetar për t’i ndihmuar, pasi dinte mirë edhe gjuhën turke. Ai madje e mori vetë raportin dhe ia dha një zyrtari të lartë të Sulltanit. Por ky zyrtar ishte palë me vojvodën e Pilios dhe si pasojë urdhëroi menjëherë që Shenjti të arrestohej dhe të dërgohej tek vojvoda për ta dënuar për paturpësinë e tij.
Vojvoda urdhëroi që ta lidhnin me zinxhirë dhe i kërkoi haraçin e katër vjetëvë për aq kohë sa kishte munguar nga fshati i tij. Por duke u trembur se mos ndoshta anëtarët e tjerë të përfaqësisë do të ankoheshin tek nëna sulltaneshë, po mendohej që t’i linte të lirë të katër të burgosurit. Por një bashkëpatriot i Shenjtit, një plak xheloz, nga zilia që një fëmijë i parëndësishëm dhe i varfër do të konsiderohej dashamirës i vendit të tij, e përgojoi sikua ai e kishte nxitur të gjithë këtë çështje dhe se nëse do të lirohej, sigurisht që do ta denonconte vojvodën tek nëna sulltaneshë. Kështu vojvoda urdhëroi që Shenjtin ta torturonin mizorisht deri në vdekje.
Ndërsa Shenjti torturohej pa mëshirë një ditë, ai arriti të çlironte njërën nga këmbët e tij dhe u përpoq të arratisej. Por ata e kuptuan nga zhurma e zinxhirëve dhe e arrestuan. Më pas erdhi Voevodas dhe filloi ta rrahë me sëpatë. Shenjti i tha: “Pse më godet kaq ashpër? A nuk e di se jam më i mirë se ty dhe se shërbëtorët e tu?”
Kjo frazë konsiderua si pohim besimi, sikur Shenjti tha se është muhamedan më i mirë se ata dhe menjëherë vojvoda urdhëroi që ta rreprenin. Shenjti kundërshtoi trimërisht duke thënë: “Unë jam i krishter dhe nuk e mohoj besimin tim”. Atëherë e torturuan dhe e mbyllën në burgun e keqbërësve. Më pas e çuan tek drejtuesi i lartë fetar i myslimanëve dhe tek zyrtarë të tjerë të cilët filluan përpjekjet për islamizimin e tij me joshje dhe premtime për grada, pasuri dhe ndere. Por pasi Shenjti mbeti i patundur në besimin e tij e çuan tek veziri, i cili u përpoq edhe ai që ta islamizonte martirin me premtime akoma edhe më të mëdha.
Shenjti as nuk i dëgjonte fjalët e tyre dhe ju tha: “Mos vononi dhe humbni kohën tuaj, çfarëdo që të bëni, bëjeni shpejt. Çfarëdolloj vdekjeje që të më jepni do ta pranoj me shumë dëshirë për hir të Krishtit tim. Pra mos u vononi. Doni të më digjni? T’i mbledh unë drutë dhe të përgatit zjarrin. Doni që të më varni? Ta përgatit unë me dorën time lakun. Doni të më prisni kokën? Ma jepni mua shpatën ta mpreh aq sa duhet.
Duke mos mundur që ta duronin më, veziri urdhëroi prerjen e kokës së tij. Pasi gjatë gjithë asaj nate e torturuan, para se të gdhinte e çuan tek vendi i ekzekutimit. Disa të krishterë që i ndeshi rrugës i përshëndeti përulësisht dhe ju kërkoi falje. Ata e kuptuan arsyen e ekzekutimit dhe e ndoqën nga larg të trembur dhe ishin dëshmitarë okularë të fundit të tij. Në portën e Jeni xhamisë Shenjti u gjunjëzua dhe priti xhelatin. Të pabesët u përpoqën për herë të fundit ta bindin që të islamizohej, por mëm kot. Xhelati, për ta bërë më të dhimbshëm ekzekutimin, e goditi tri herë me shpatë në qafë dhe më pas, i preu kokën. Ishte 19 vjeç.
Ndërsa grupi i ekzekutimit ishte ulur pak përtej lipsanit të shenjtë, një yll nga qielli zbriti, qëndroi mbi lipsanin e shenjtë dhe formoi një kryq. Njëkohësisht një grup njerëzish u shfaq dhe rrethoi martirin. Duke menduar se ata njerëz janë të krishterë, që erdhën për të grabitur lipsanin, ushtarët turq u lëshuan drejt tyre, por duke u afruar nuk panë asgjë përvep lipsanit të shenjtë të Shenjtit.
Për shkak se ishte gdhirë dhe filloi lëvizja, xhelatët kishin frikë se të krishterët do të kuptonin se çfarë po ndodhte dhe do të kërkonin ta merrnin shenjtorin për ta varrosur dhe për ta nderuar. Menjëherë e hodhën trupin në det dhe kokën ia çuan vezirit si dëshmi të ekzekutimit. Në vend që të fundosej, lipsani doli duke notuar nga Briri i Artë por është mbetet i panjohur vendi ku u vendos. Përmes Patriarkanës të krishterët që e kishin takuar në rrugë kërkuan kokën e tij të shenjtë, gjoja për ta varrosur. Pasi e morën, e vendosën në një arkë të argjendë dhe e vendosën në kishën e Shën Dhimitrit në Tatavla.
Më vonë Dhosithe Selevkias, bashkëpatriot i martirit, e dërgoi në atdheun e tij të veçantë, në shtëpinë e tij, ku kishin ndërtuar një kishë, pas një nxitjeje të mrekullueshme të vetë Shenjtorit.