Shën Dhimitri, Murg nga Samarina e Pindit : 17 gusht
August 17, 2022 at 6:00 am,
No comments
Dhimitri lindi në Samarina të Pindit në fund të shekullit 18. U bë murg në manastirin e Atdheut të tij, ku me lutje dhe me kreshmë mbajti pastër trupin dhe shpirtin e tij. Pas shtypjes nga Ali Pasha të revolucionit që nisi atë Evthimios Vlahavas në vitin 1808, Dhimitri doli nga manastiri i tij dhe shkoi përreth fshatrave për të predikuar fjalën e Perëndisë dhe duke i mësuar që të duronin në dhimbje. Pas një akuze të rreme u kap nga Ali Pasha, që e mbylli në burg. Më pas urdhëroi tortura të rënda për të.
Kështu xhelatët me thumba kallamishte ia shpuan krahët dhe më pas ia futën në thonjtë e duarve dhe të këmbëve. Pastaj ia shtrënguan kokën dhe më pas pasi e varën me kokë poshtë dhe e dogjën me zjarr nga poshtë. Një mysliman duke parë trimërinë e Dhimitrit, besoi tek Krishti dhe më pas u martirizua. Më pas Ali Pasha e murosi Dhimitrin brenda në një mur, duke lënë jashtë vetëm kokën e tij për të zgjatur torturat. Martiri duroi kështu për 10 ditë. Përfundimisht dorëzoi shpirtin e tij tek Perëndia në vitin 1808. Për martirizimin e tij ka shkruar konsulli francez në Janinë Pouqueville.