Shën Agapi nga Galatista Martir i ri : 18 gusht
August 18, 2022 at 6:00 am,
No comments
Hieromartiri i shenjtë Agapi nga Galatista lindi nëm qytezën Galatista të Halkidhikisë rreth vitit 1710. Në atë kohë Galatista ishte qendër episkopale dhe kishte edhe një shkollë ku shenjti mori mësimet e përgjithëshme.
Në moshë të re shkon për pelegrinazh në Vendet e Shenjta në Jeruzalem, ku qëndron dhe qethet murg duke u bërë anëtar i Vëllazërisë Agjiotafike (të Varrit të Shenjtë). Më vonë hirotoniset prift nëm Varrin e Tërëshenjta nga Patriarku i Jerusalemit Partheni (1737-1766).
Më pas dërgohet si prift ikonom në metoqin e Varrit të Tërëshenjtë në Selanik, ku ishte kisha e të Tërëshenjtë së re pranë Levko Pirgo, ku ekziston edhe në ditët e sotme. Gjatë qëndrimit aty dha mësim në Shkollën Astike në Selanik.
Në vitin 1743 patriarku i Jeruzalemit Parthen e dërgon arkimandritin Agapio në Moskë për mbledhjen e fondeve për shlyerjen e borxhit të madh të Varrit të Tërëshenjtë ndaj kreditorëve të Patriarkanës. Agapi, për shkak të problemeve të shumta dhe të ndryshme, qëndroi në Rusi deri në vitin 1747 dhe u kthye me një shumë të mjaftueshme për të shlyer borxhin.
Kur u kthye në Selanik, vazhdoi punën e mësimdhënies në shkollën e atjeshme. Më pas dha mësim si profesor në Akademinë Athoniadha, pranë manastirit të Vatopedhit. Me sugjerimin e mësuesit të urtë Evgjenios Vulgaris, shenjtori u emërua nga Patriarkana Ekumenike Drejtor i Athoniadhës.
Më 18 gusht 1752 Arkimandriti i vyrtytshëm dhe i urtë i Varrit të Tërëshenjtë, Drejtori i Shkollës së Athoniadhës, Agapio Agjiotafiti vritet në mënyrë martirike jashtë Selanikut nga Jeniçerët keqbërës kur po vinte nga Galatista në Selanik.
Dimë se në atë kohë ushtria e jeniçerëve të dhunshëm në këtë zonë bënte grabitje, përdhunime dhe gjakderdhje kundër popullit orthodhoks. Nuk e dimë se çfarë ndodhi gjatë arrestimit dhe martirizimit të Agapit. Nuk e dimë gjithashtu se ku u varros dhe çfarë ndodhi me lipsanet e tij të çmuara.
Kremtimi i parë për nder të shën Agapit u bë në vitin 1977 në vendlindjen e tij nga mitropoliti i Jerisosë, Malit të Shenjtë dhe Ardhamerit Nikodhimi. Ikona e Shenjtorit u pikturua nga hieromonaku agjiorit Benedikt Neoskioti në vitin 1997 dhe u vendos në kishën e shenjtë të Tërëshenjtës Galatistas. Në vendlindjen e tij u ngrit edhe kishë për nder të tij. Shërbesën e tij të shenjtë e kompozoi himnografi Harallamb Bushas. Kujtimi i tij nderohet më 18 gusht.