Shën Apostoli, Zaharia dhe Dhimitri, Martir i ri : 21 gusht
Familjet e krishtera të fshatit Mulion të Kretës u detyruan që të largohen nga fshati sapo shpërtheu revolucioni i vitit 1866 kundër sundimit osman. Familjet e Neomartirëve u strehuan në një grykë mbi malin Zaro në Agjios Nikolaos. Kur arritën në vendin e quajtur Muliano Poro, u ndeshën me një patrullë osmane. Ushtarët e patrullës i kapën dhe i çuan në zonën e Agjios Vasilios. Tre Shenjtorët nuk mbanin armë dhe nuk krijuan probleme, por ata u arrestuan menjëherë. Pasi refuzuan që të ndryshonin besimin e tyre ju nënshtruan torturave. I rrahën pa mëshirë, ua prenë duart, hundën dhe veshët, u nxorën sytë dhe në fund i masakruan. Zaharia mbeti i fundit për të parë torturat e të tjerëve dhe për t'u përkulur. Por ndodhi e kundërta, ndaj pasi i kaluan një litar rreth belit, e lidhën në shalën e një kali dhe e tërhoqën zvarrë me shpejtësi mbi shkëmbinj dhe degë. Pasi u mbajt nga trungu i një dardhe të egër ushtarët i prenë të dyja duart me shpatë. Aty e goditën shtatë herë në kokë. Shenjat e goditjeve me shpatë vërehen në kafkën e tij.
Pranë vendit ku u martirizuan dy shenjtorët e parë, gjendej një përrua. Në shtratin e tij, ku dheu është i butë disa të krishterë shpresëtar i varrosën që të tre. Çdo mbrëmje në atë vend shfaqeshin mbi varret e tyre tre drita. Rrjedha e përroit ndryshoi që të mos shkatërronte varret e tyre dhe të mos merrte lipsanet e tyre të shenjta. Më vonë shenjtorët zhvarrosen që aty dhe lipsanet e tyre vendosen në Kishën e Apostujve të Shenjtë. Kështu lipsanet e tyre i vendosën në një sënduk në Hieroren e Kishës, ku me kalimin e kohës filloi që të shfaqet mbi sëndukun një pamje paradoksale, u shfaq një rrjetë merimange që trashej dita-ditës dhe mbi të formoheshin fytyrat e shenjtorëve.
Pas martirizimit, osmanët nuk ishin qetësuar, për këtë arsye u shkaktonin vuajtje familjeve të Shenjtorëve, si psh., rrëmbyen një nga tre vajzat e martirit Zaharia, që quhej Papadhja, të cilën e shitën si skllave në Kostandinopojë. Aty u martua me një të krishter dhe bëri familje. Ajo në gjumë pa babain e saj, i cili i tha se brenda në vendin ku kishin vendosur fillimisht lipsanet e shenjta, sepse do të gjenin ajazmë me anën e të cilës do të bëheshin shumë shërime. Papadhjaja u kthye nga Kostandinopoja dhe rrëfeu ëndrrën e saj. Me të vërtetë, në dy metra thellësi, u gjend ajazmë dhe shumë të sëmurët vinin nga shumë vende të Kretës dhe shëroheshin. Ky vend i ajazmës sot është një vend i mbrojtur.