Shën Jakinthi nga Amastradha : 18 Korrik
Shën Jakinthi ishte i biri i prindërve besëmirë,
Theoklitit dhe Theolinës. Atdheu i tij ishte Amastradha e Detit të Zi, ku në
ato vite kjo zonë përfshihej nën episkopatën e Heraklidës.
Jakinthi, akoma një fëmijë i vogël, shfaqi devotshmërinë e një njeriu shpirtëror. Vetëm tre vjeç, me thirrjen e emrit të Krishtit, ngjalli një fëmijë të vogël. Kështu u zhvillua gjatë moshës trupore dhe shpirtërore, duke bërë shumë mrekulli. Por dikur, kur pa idhujtarët që t’i faleshin një peme frutore, Jakinthi shkoi dhe e preu. Atëherë u arrestua dhe u çua para hegjemonit Kastrinsio, i cili e rrahu papushim dhe i hodhi dhëmbët. Në vazhdim ai u tërhoqi zvarrë me litarë jashtë qytetit dhe e plagosi me kallamishte me majë. Më pas e futën në burg, ku e dorëzoi shpirtin e tij të shenjtë.