Shën Bede Pohuesi : 27 Maj
Oshënar Bede lindi në Northumbria të Anglisë në vitin 673. Në moshën shtatë vjeçare hyri në manastirin e Jarou, ku studioi dhe qëndroi gjatë gjithë jetës së tij, pa u larguar prej aty. Siç shpjegohet edhe nga shkrimet e tij dhe dëshmi të tjera, jetën dhe gjithë energjinë e tij e shpenzoi në studimin e Shkrimit të Shenjtë, në respektimin e rreptë të Kanoneve të jetës murgjërore, mësimdhënien dhe shkrimin. Veprat e tij teologjike, kryesisht interpretuese, ishin të rrënjosura dhe të vlerësuara shumë, por Shën Bede u bë i famshëm kryesisht si historian. Vepra e tij me titull “Historia e Kishës së Anglisë dhe e Popullit Anglez”, është burimi më i rëndësishëm në historinë e Britanis dhe kishës së saj para Shën Bedes. Shkroi gjithashtu, himne dhe poema, letra, homeli të ndryshme dhe shkroi “Martirologjinë e Vogël” me shënime historike.
Oshënar Bede ishte i pari, i cili shkroi në gjuhën angleze. Krahas këtyre kualifikimeve ai ishte mbi të gjitha njeri i Perëndisë, i devotshëm, i përulur, i pastër në shpirt e trup.
Ditën e fundit të jetës së tij, në shtratin e vdekjes, përshëndeti të gjithë murgjit, të cilëve ju shpërndau dhurata të vogla si bekim, u kthye drejt kishës, ku lutej çdo ditë për 60 vite dhe tha këto fjalë, “Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë” dhe dorëzoi shpirtin e tij në duart e Perëndisë në vitin 735.