Shën Joan Varkëtari : 8 Prill
April 8, 2022 at 9:27 am,
No comments
Ky varkëtar nga ishulli Kos u islamizua me dhunë nga
turqit në ishullin Kos. Por ai hodhi tej rrobat myslimane dhe jetoi si i
krishter. Turqit e zbuluan e kapën dhe e fshikulluan papushim, dhe më pas e
hodhën në burg. Brenda në burg, turqit u përpoqën që ta kthenin në
myslimanizëm, por neomartiri u përgjigj: “Unë besoj tek Zoti im Jisu Krisht dhe
atë pohoj si Perëndi të vërtetë, me gjithë zemrën dhe shpirtin tim. Fenë tuaj e
neverit dhe jam i gatshëm që të duroj të gjitha torturat që do të më bëni për
dashurinë e Krishtit tim”. Duke parë palëkundshmërinë e qëndrimit të tij,
torturuesit me tortura e çuan para kadiut, i cili urdhëroi rrahjen e tij të
pamëshirshme dhe e dënoi të digjej i gjallë. Kështu me këtë mënyrë, më 8 Gusht
1669 u martirizua ky neomartir i shenjtë i Kosë. Shërbesa e Shenjtit u shkrua
nga Murgu Gjerasim Mikragjianiti. Gjithashtu kishëza historike e Shën Joan
Pararendësit, mori emrin e Neomartirit të Shenjtë Joan.