Shën Kirili Patriark i Aleksandrisë : 9 Qeshor
Shën Kirili jetoi në kohën e Perandorit Theodhos i Vogël dhe lindi në Aleksandri në vitin 370 prej prindërish të pasur të shoqërisë së qytetit. Si nip i kryepiskopit të Aleksandrisë Theofilit, Kirili mori një formim të madh teologjik, aq sa u bë menjëherë pasues i xhaxhait të tij, në fronin kryepeskopal të Aleksandrisë.
Kur u bë Sinodi III Ekumenik në vitin 431 në Efes, Kirili ishte kryetari i tij dhe veproi për shkatërrimin e herezive të Nestorit, për personin e Hyjlindëses së Përmbishenjtë.
Me shumë arritje shpirtërore në jetën e tij, Kirili dorëzoi në paqe shpirtin e tij tek Zoti më 27 Qershor 444, pasi qëndroi në fronin patriarkal për 32 vite. Me të drejtë, Shën Anastas Sinaiti e quajti më vonë “vula e Etërve”. Si përfundim, duhet të theksojmë se kujtimi i Shën Kirilit përsëritet edhe më 18 Janar.