Shën Potamiena : 7 Qeshor
Shën Potamiena jetoi nga fundi i shekullit III në
Aleksandri gjatë viteve të perandorit Maksimian. Ishte skllave, por e
krishterë, dmth., me shpirt të lirë me anën e Jisu Krishtit. Nga pronari i saj
i parë e bleu një person tjetër, idhujtar edhe ai. Por pasi Potamiena ishte
shumë e bukur në trup, ai mendonte se kishte të drejtë që të abuzonte me të.
Rezistenca e vazhdueshme e Potamienës e befasoi dhe e zemëroi atë, sepse për herë të parë u zmbraps nga një skllave. Më pas ai i
kërkoi llogari. Ajo i tha pa frikë: “Unë jam e krishterë, dhe nderin tim e
vendos shumë më lartë se sa jetën time. Pasuria ime e vetme është besimi dhe
pastërtia ime. Nuk braktis as njërën dhe as tjetrën. Më vrit. Unë nuk do të
protestoj. Por mos më prek. Sepse do të vras veten. Sepse feja ime e shenjtë, e
ndalon vetvrasjen në çdo rast, por e lejon vetëm kur vdekja përbën mënyrën e
fundit për ruajtjen e nderit, nga dhuna brutale”. Pronari i saj idhujtar
menjëherë e dorëzoi tek qeveritari. Ai urdhëroi që ta ekzekutonin dhe e hodhën
në një kazan me katran që vlonte dhe në këtë mënyrë ajo dorëzoi tek Perëndia
shpirtin e saj të pastër.