Shën Pavli, Oshënar Martiri i Ri nga Janina : 12 Qeshor
Oshënar Martiri i Shenjtë Pavli lindi në Janinë rreth fundit të shekullit 18 dhe emri i tij para se të qethej murg ishte Petro. Në moshë të vogël mbeti jetim nga babai dhe nëna e tij e dërgoi në shkollën greke të Balanos që të mësonte shkronjat nga mësuesi Anastas Balano. Merrte pjesë në jetën kishtare dhe nëpër Shërbesat e Shenjta të kishës së Shën Joanit të Bunilas ose në kishën e të Tërëshenjtës Peribleptu.
Petroja, përmes zonjës Vasiliqi, favorites së Ali Pashë Tepelenës, u lidh me etërit e manastirit të Konstamonitit në Malin e Shenjtë, me igumenin Krisanth dhe me hieromartirin Benedikt, të cilët kishin ardhur në Janinë për punët e manastirit të tyre. Kur ata u kthyen në Malin e Shenjtë, i ndoqi nga pas edhe Shenjti, dhe pas provës si rishtar, qethet murg në manastirin e Kostamonitit dhe merr emrin Pavlo.