Shën Tihoni Episkopi mrekullibërës : 16 Qeshor
Shën Tihoni, jetoi gjatë kohës së perandorëve romakë Arkad dhe Honor. Ishte me origjinë nga një familje besëmirë, prindërit e vyrtytshëm e rritën me edukatë dhe kujdes më Zotin, dhe për këtë arsye shumë shpejt Tihoni u dallua për moralin e karakterit të tij, për urtësinë, për aftësinë dalluese dhe për studimin e Shkrimeve të Shenjta.
Kur shenjti ishte në moshë të re, episkopi Mnimonio, duke nderuar vyrtytet e tij të rralla e hirotonisi dhjak. Por shumë shpejt vyrtyti i tij dhe veprimtaria e tij e madhe katekizuese e bënë që të ishte pasues i Mnimonios.
Si episkop u dallua për dhuntitë e tij administrative, për veprimtarinë e tij filantropike dhe për përhapjen e fjalës së Perëndisë, veprimtari e cila solli shumë fryte, duke sjellë në besimin e krishterë shumë idhujatrë. Shën Tihoni shkatërroi shumë tempuj paganë dhe në vend të tyre ngriti tempuj të krishterë. U nderua sigurisht nga Perëndia i Tërëmirë edhe me dhuntinë e mrekullibërjes, duke kryer shumë mrekulli, shumë shërime dhe shumë bamirësi. Me lutjen e tij të nxehtë gjallëroi edhe tokën e thatë të zonës së tij, në mënyrë që të ndihmonte fshatarët e varfër dhe të pafuqishëm, të cilët kishin rënë në dëshpërim. Jetoi me lutje, asketizim, kreshmë dhe mbi të gjitha me përulësi dhe luftoi deri në frymën e tij të fundit për Orthodhoksinë dhe për të vërtetën.
Fjeti me paqe dhe u varros në një atmosferë zie të përgjithshme.