Shën Prokopi Martir i ri : 25 Qeshor
Martiri i ri Prokopi, ishte me origjinë nga një fshat pranë Varnës prej prindërish besimtarësh të mirë.
Në moshën 20 vjeçare, shkoi në Malin e Shenjtë dhe murgjëroi në Skitin e Pararendësit Pagëzor të , nën udhëheqjen e Jerond Dhionisit. Si murg, u dallua për vyrtytet e tij murgjërore. Më pas braktisi jetën murgjërore, arriti në Smirn dhe i gjendur në dëshpërim, u konvertua në fenë Islame.
Por më pas, u rëndua në ndërgjegje për mëkatin e tij të mohimit të besimit të mëparshëm dhe e çuan me lotë pendimi tek një atë shpirtëror, tek i cili u rrëfye dhe mori këshillat përkatëse të ngushëllimit. Më pas u lut para ikonës së Hyjlindëses së Përmbishenjtë Mari dhe u nis për tek kadiu i qytetit. Sapo arriti para kadiut, hodhi tutje çallmën turke dhe veshi në kokë skufën (Një llojë kapuçi) murgjërore. Më pas qortoi me guxim fenë Islame dhe pohoi me guxim besimin e Krishterë.
Osmanët e shikuan që Prokopi ishte rezistent në vendimet e tij. Më pas e kapin dhe e shoqërojnë me tallje në vendin që do ta ekzekutonin. Ekzekutimin e tij e mori përsipër një tjetër njeri që e kishte mohuar besimin e krishter. Në 25 qershor 1810 në ditën e Shtunë u ekezekutua prerjen e kokës.
Lavdi Perëndisë ndër Shenjtorët e tij.