Shën Joan Kulakiotis nga Selaniku : 15 Shkurt
February 15, 2022 at 10:40 am,
No comments
Neomartiri i shenjtë Joan ishte me origjinë nga Kulakia, në zonën e sotme të Halastras dhe ishte mësues. Për një periudhë kohore shkoi në Malin e Shenjtë, por nuk jemi të qartë nëse ai kishte marrë skimën murgjërore apo ishte laik dhe kishte si nxënës të tij një person të quajtur Argjiri.
Joani gjendej në Selanik, kur gjatë një banketi me disa myslimanë, ata pretenduan se ai gjoja u kishte thënë atyre se edhe ai donte të bëhej mysliman. Joani e mohoi në mënyrë kategorike këtë peretendim të myslimanëve, për këtë arsye e sollën tek pazari, me shumë mundësi në sheshin qëndror të qytetit, ku edhe e ekzekutuan me varje, ditën e martë, në orën 4 pasdite në vitin 1776. Pas varjes së tij, lipsani i Martirit të ri të shenjtë u hodh në det.
Shërbesa për nder të martirit të ri u shkrua prej Mitropolitit Ioil të Edesës.