Shën Ethelberti - Mbret i Anglisë : 24 Shkurt
February 24, 2022 at 9:33 am,
No comments
Shën
Ethelberti ishte mbret anglosakson i Kentit me qendër në Kanterbëri. Gruaja e
tij Berta, ishte e krishterë me origjinë nga Franca. Gjatë mbretërimit të tij,
mbërritën nga Roma Hierapostuj të krishterë të udhëhequr nga murgu Augustin.
Mbreti i pranoi dhe ju krijoi çdo lehtësi në kryerjen e veprimtarisë së
përhapjes së Fjalës Hyjnore. Përfundimisht, vetë mbreti u pagëzua si i Krishterë.
Ndërtoi Kishën e Apostull Andreas në Roçester, të Apostull Pavlit në Londër dhe
manastirin e famshëm të Apostujve të Shenjtë Petro dhe Pavlon dhe Kanterbëri.
Gjithashtu, kontribuoi edhe në kristianizimin e Saksonve Lindorë, që kishin
mbret Sebertin.
Shën Ethelberti fjeti me paqe në vitin 616.