Oshënar Daniel Thasios : 12 shtator
Oshënar Danieli ishte besëmirë që në moshën e tij fëminore, që në rininë e tij ai u bë predikues i Ungjillit dhe mbrojtës i Orthodhoksisë.
Oshënari dhe Perëndiprurësi Daniel, jetoi gjatë shekullit të IX kur perandor ishte Leon Armeni ikonomaku. Kur Danieli u rrit dhe u bë burrë, ndërtoi një manastir në ishullin Kramvusa, që gjendet në krah të ishullit Thaso. Fama e vyrtytit të madh të themeluesit të manastirit solli aty shumë murgj nga Thaso dhe nga vende të tjera.
Oshënar Danieli e donte shumë jetën shpirtërore dhe ishte aq shumë i përulur sa që kur në Thaso erdhi Joaniku i madh (4 nëntor), Danieli braktisi pozitën e tij si igumen dhe rendi pranë këtij burri dhe oshënari të famshëm, në mënyrë që të merrte mësime nga jeta e tij e vyrtytëshme. Joaniku u përpoq që ta pengonte duke i thënë se ai mundej që edhe vetë të përsoste veten e tij me lutje, me studim dhe me hirin e Shpirtit të Shenjtë. Por Danieli nguli këmbë dhe Joaniku u tërhoq. Pas disa kohësh Joaniku e detyroi Danielin që të kthehej në manastirin e tij sepse murgjit e kërkonin me këmbëngulje sepse nuk po gjenin një zëvendësues të denjë të tij. Danieli u bind. Dhe u kthye në manastirin e tij.
Në moshë të thellë ai fjeti me Zotin dhe u varros, sipas dëshirës së tij në ishullin e tij pranë valëve të detit, aty ku shumë herë në mëngjes dhe në mbrëmje i lutej Perëndisë dhe e himnonte Atë.