Shën Meletio Pigas : 13 shtator
Shën Meletio Pigas ishte Patriark i Aleksandrisë (1590-1601). Personalitet i madh kishtar i shekullit 16, ai shërbeu edhe në Patriarkanën Ekumenike përgjatë kohëve të këqija (1597-1598).
Lindi në vitin 1549 në Handhaka të Kretës nga një familje besëmirësh në gjendje të mirë ekonomike, mori një qarkore arsimimi dhe vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Patavit. Pasi u rikthye, përqafoi jetën murgjërore në manastirin e Agarathit të Kretës, në të cilin igumen ishte Patriarku i mëvonshëm i Patriarkanës së Aleksandrisë Silvestri (1566-1590).
Si igumen i manastirit të Agarathit pas largimit të Silvestrit, luftoi me zell kundër propagandës katolike. Shumë shpejt përmendet edhe si klerik dhe protosingjel i Patriarkanës së Aleksandrisë.
Pas vdekjes së Silvestrit, u dorëzua patriark i Aleksandrisë prej Patriarkut të Antiokisë Joakimit (5 Gusht 1590).
Në fronin patriarkal luftoi me interes të madh për marrëdhëniet orthodhokse dhe për problemet kishtare. Kufizoi borxhet e patriarkanës, dhe me ndihmën e sundimtarit të Vllohomoldavisë Jeremisë ndërtoi një rezidencë të re patriarkale dhe zgjidhi shumë prej problemeve emergjente të patriarkanës, deri në vdekjen e tij të parakohëshme në moshën 52 vjeçare në vitin 1601.