Shën Joani Martir i Ri nga Kreta : 15 shtator
Vendi i quajtur Sfakia e Kretës ishte atdheu i Shën
Joanit dhe punonte si bujk në Neo Efeso. Në një panair për nder të Shën Joan Pararendësit (29
gusht 1811) jashtë Neo Efeso, Joani bashkë me dy patriotë të tij po
argëtoheshin. Në një moment në panair erdhën disa të dërguar të agait dhe
kërkuan takën e kokës. Të tre të rinjtë nga Sfakia refuzuan që të paguanin dhe
u grindën me tagrambledhësit. Rezultati i kësaj grindjeje ishte vrasja e njërit
prej miqve të Joanit, ndërsa njëri prej turqve dhe të tjerët u plagosën. Dy
patriotët e Joanit u larguan, ndërsa Joani qëndroi sepse ishte i pafajshëm. Por
turqit që kërkonin hakmarrje e kapën Joanin dhe pasi e torturuan e mbyllën në
burg, ku qëndroi pa ushqim për 16 ditë. Kërkesave të turqve për t’u islamizuar
në mënyrë që t’i shpëtonte vdekjes, Joani ju përgjigjej: “I Krishterë linda dhe
i Krishterë dua që të vdes, Joan quhem, nuk e ndryshoj besimin tim, as edhe
emrin tim”. Atëherë turqit e varën më 15 Shtator 1811.
Pasi morën leje të krishterët e varrosën në oborrin e kishës së Shën Gjergjit
në Efes. Jetën e Shenjtit e shkroi Athanasios Parios, ndërsa Shërbesën e tij,
murgu Gjerasim Mikrajananiti.