Shën Nikolla Martir i Ri : 23 shtator
“Unë i krishter jam dhe Krishtin tim besoj si
Perëndi të vërtetë. Nderet dhe ofiqet që më ofron, nuk më interesojnë. Unë
Krishtin tim nuk e mohoj, Krishtin besoj, për emrin e tij do të vdes, Turk
(musliman) nuk bëhem”. Kjo ishte përgjigja dinamike e Nikollës së ri, për
gjyqtarin, kur tentonin ta islamizonin.
Nikolla lindi në Karpenisi nga prindër shpresëtar, që u kujdesën edhe për shprestarinë dhe formimin e tij. Në moshën 15 vjeçare gjendet në Kostandinopojë, duke shërbyer në ushqimoren e të atit në Tahta Kale.
Një berber turk, që i mësonte gjuhën turke, i dha të lexonte pohimin e besimit islam, para dëshmitarësh, ndërkohë që Nikolla nuk dinte asgjë. Kur i thanë se po bëhet musliman, Nikolla menjëherë pohoi besimin tek Krishti. Përgjigja dinamike që i dha gjyqtarit, bëri që turqit ta torturonin brenda në burg në mënyrën më të ashpër. Por me gjithë këto Nikolla qëndroi fuqishëm në besimin e tij. Kështu, të hënën më 23 shtator 1672 i prenë kokën. Ishte 15 vjeç.
Lipsani i tij u varros në Manastirin e së Tërëshenjtës së Halkis. Më pas koka e Shenjtit u soll në Manastirin e Shenjtë të Ksiropotamit në Malin e Shenjtë.
Informacione të rëndësishme për martirizimin e Shenjtorit të ri dha sekretari i atëhershëm i konsullatës Franceze në Kostandinopojë, i cili ishte entuziasmuar nga besimi dhe zelli i Nikollës.