Oshënar Iganti : 27 shtator
Oshënar Ignati, Igumen i Manastirit të Shpëtimtarit
Krisht në Batheos Riakos.
Oshënar Ignati e kishte origjinën nga Kapadokia dhe jetoi në kohën e perandorëve Bizantin Niqifor II Foka (963-969) dhe Joan Tsimiski (969-976).
Që në vogëli i’u përkushtua Perëndisë dhe shkoi në Manastirin e Batheos Riakos (Ky manastir gjendet në Triglia pranë Mudanias së Azisë së Vogël). Aty mësoi të gjithë të vërtetën asketike prej Oshënar Vasilit, igumenit dhe ndërtuesit të këtij Manastiri. Ignati, pasi arriti në një nivel të lartë vyrtyti, u dorëzua Anagnost, më pas Nëndhjakon, Dhjakon dhe Presviter. Më vonë u bë igumen i Manastirit në fjalë dhe i solli atij shumë përparim, material edhe shpirtëror.
Kur disa krerë politikë donin që të përdornin paratë e Manastirit, Ignati me qëndrimin e tij të vendosur, mbrojti pasurinë e Manastirit. Ndërroi jetë në rrugën pranë Amorios, kur po kthehej nga Kostandinopoja. Pas një viti lipsani i tij u transferua në Manastirin e tij të dashur, për të cilin aq shumë ishte munduar.