Shën Kalistrai dhe 49 dëshmorët bashkë me atë: 27 shtator
Shën Kalistrati u martirizua në Romë gjatë sundimit
të Dioklecianit (284-304). Origjina e tij ishte nga Kalkidona dhe prindërit e
tij, si edhe paraardhësit e tyre ishin të krishterë shpresëtar.
Kur u rrit, Kalistrati u regjistrua në ushtrinë romake, por nuk i braktisi zakonet e tij shpresëtare, një prej të cilëve ishte lutja e mbrëmjes. Disa ushtar idhujtar, që e kishin parë, e spiunuan tek gjenerali idhujtar Persentini.
Ai, pasi fillimisht urdhëroi torturimin e tij, në vijim urdhëroi që ta vendosnin brenda në një thes të lidhur dhe ta hidhnin në det. Në një mënyrë të mrekullueshme thesi u zgjidh dhe dy delfinë shpëtuan Kalistratin. 49 ushtar që panë mrekullinë besuan tek Krishti. Atëherë Persentini i zemëruar urdhëroi që të gjithëve t’u pritej koka.