Tre Martirët e Rinj në Vrahori të Agrinjos: 29 shtator
September 29, 2022 at 9:52 am,
No comments
Këta Martirë të rinj të Shenjtë ishte me origjinë nga Peloponezi dhe gjendeshin nëpër vendet e Janinës, ku mësuan që të flasin edhe gjuhën turke. Në vitin 1786 vendosën që të ktheheshin në atdheun e tyre në More.
Në rrugë, kur arritën në Vrahori të Etolisë, u gjendën përpara taksambledhësve turq, të cilët mblidhnin taksat. Tre Martirët, që t’i shpëtonin haraçit i përshëndetën në turqisht dhe hynë lirisht në qytet.
Por më pas ata u zbuluan prej turqve, të cilët i kapën, i torturuan në mënyrë që të mohonin Krishtin. Por ata, qëndruan të patundur në besimin e tyre dhe kështu morën kurorën e martirizimit me varje.