Shën Hrisa: 13 tetor
Shën Hrisa lindi në fshatin Slatena (Hrisi i sotëm) të zonës Almopias në Pela. Babai i saj ishte i varfër dhe kishte katër vajza. Hrisa ishte e bukur në trup dhe në shpirt.
Njëherë, ndërsa mblidhte dru për zjarr bashkë me disa gra të tjera. E rrëmbeu një turk dhe e solli në shtëpinë e tij. Me lajka, turku u përpoq që ta islamizonte dhe ta bënte gruan e tij, por Hrisa kundërshtoi dhe në mënyrë dinamike u përgjigj: “Unë vetëm Krishtin njoh si Dhëndrin tim, të cilin nuk do ta mohoj edhe sikur copë copë të më bësh”. Prindërit dhe të afërmit e Hrisës të detyruar nga turqit ju lutën asaj që të pranonte islamin që të shpëtonte. Por shpirtmadhja Hrisë ju përgjigj se: “Atë kam Zotin tim Jisu Krisht, nënë kam zonjën Hyjlindëse, vëllezër dhe motra kam shenjtorët dhe shenjtoret e kishës sonë.
Përpara qëndrueshmërisë së Hrisës, turqit u përgjigjën me tortura të frikshme. Përfundimisht më 13 Tetor 1795 e prenë trupin e saj me thika dhe kështu e tërëdenja mori kurorën e martirizimit nga Dhëndri Krisht.