E Diela para Theofanisë ! 2 Janar
January 1, 2022 at 8:25 pm,
No comments
Të nderuar miq dhe vëllezër dhe motra në Krishtin në të Dielën para Theofanisë në Kishën Orthpdhokse lexohet ungjilli sipas (Marku 1:1-8)
UNgjilli i Liturgjisë
"Fillimi i ungjillit të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë, 2 siç është shkruar në profetët: Ja unë tek dërgoj engjëllin tim përpara faqes sate, i cili do të përgatisë udhën tënde përpara teje". 3 "Zëri i atij që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën e Zotit, bëni të drejta rrugët e tij".
4 Joani ishte duke pagëzuar në shkretëtirë, edhe duke predikuar pagëzim pendimi për ndjesën e mëkateve. 5 Edhe dilnin tek ai gjithë vendi i Judesë dhe Jerusalemit, edhe të gjithë pagëzoheshin nga ai në lumin e Jordanit, duke rrëfyer mëkatet e tyre.
6 Edhe Joani ishte veshur me lesh gamileje, edhe kishte brez të lëkurtë rreth mesit të tij dhe hante karkaleca e mjaltë të egër. 7 Edhe predikonte, duke thënë: Prapa meje vjen më i forti se unë, të cilit s'jam i zoti të ulem e t'i zgjidh rripin e sandaleve. 8 Unë ju pagëzova me ujë, po ai do t'ju pagëzojë me Frymë të Shenjtë".
Kjo e dielë quhet e diela para Epifanisë. Dhe Kisha na përgatit për të kremten e madhe të pagëzimit të Zotit në lumin Jordan.
Në Krishtlindje kremtuam lindjen e Zotit si foshnje dhe në 6 janar do të kremtojmë pagëzimin e tij dhe shfaqjen e tij përpara popullit si Bir i Perëndisë si Mesia i Izraelit."
Komenti i Ungjillit
"Fillimi i ungjillit të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë". (Mat. 1:1)
Ungjilli i Markut fillon me pohimin se Jisu Krishti është Bir i Perëndisë që do të thotë Ai është lindur prej Atit prej gjirit Atëror përpara gjithë jetëve si Dritë prej Drite, Perëndi e vërtetë prej Perëndie të vërtetë, por Biri u lind dhe si njeri sipas dashurimit të Atit me anë të Shpirtit të Shenjtë nëpërmjet Hyjlindëses Virgjëreshës Mari.
Pavarësisht se në pamje Jisui dukej thjesht një njeri, madje njerëzit e quanin “biri i marangozit”i Josifit, në mister Krishti është Biri i Perëndisë i bërë dhe Biri i Njeriut.Ai është një person me dy natyra Hyjnore dhe Njerëzore dhe me dy vullnete hyjnore dhe nkerëzore.
Ungjillor Marku e fillon Ungjillin me këtë pohim sepse frymëzimi dhe njohuritë për Zotin Jisu Krisht si Biri i Perëndisë i mori nga apostull Petro,sepse kur Zoti pyet apostujt: Po ju kush thoni se jam Unë? Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur i tha: Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë. (Math. 16:15-16)
" Siç është shkruar në profetët: "Ja unë tek dërgoj engjëllin tim përpara faqes sate, i cili do të përgatisë udhën tënde përpara teje.Zëri i atij që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën e Zotit, bëni të drejta rrugët e tij".
Ungjillor Marku po përmend dy profetësi nga profetët Malakia dhe Isaia të cilët parathanë se Jisu Krishti, Biri i Perëndisë kur të vinte midis popullit të Izraelit si Mesia (Krishti) do të paraprihej nga një lajmëtar i cili do të thërriste njerëzit me anë të predikimit që ata të përgatiteshin moralisht dhe shpirtërisht për ardhjen e Tij.
“Engjëlli”dhe “zëri në skkretëtirë” i cili i përmbushi këto profeci është shën Joan Pararendësi dhe Pagëzor.
Shkretëtira nuk është thjesht vetëm vendi ku Joani predikoi dhe kreu shërbesën e pagëzimit,por shkretëtira është një kuptim alegorik për gjendjen e popullit të Izraelit dhe të gjithë njerëzimit si një vend i shkretë dhe pa jetë në atë kohë.
Joani e larguan prindërit në shkretëtirë ku e fshehën nga frika e masakrës së Herodit wë vrau 14 000 foshnje. Ai u rrit dhe u përgatit që të shfaqej në kohën e duhur si “zëri” që bërtet në shkretëtirë.
"
Joani ishte duke pagëzuar në shkretëtirë, edhe duke predikuar pagëzim pendimi për ndjesën e mëkateve".
Mesazhi i tij ishte që njerëzit duhej të pendoheshin.Pendim do të thotë të ndërrosh mendim dhe të braktisësh mëkatet, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të merret falja e mëkateve nga Zoti dhe jo thjesht nga zbatimi i ritualeve të ligjit ose nga prejardhja e gjakut ashtu si mendonin Ebrejtë,prandaj sipas ungjillor Lukai Joan Pagëzori : “u thoshte turmave që vinin të pagëzoheshin prej tij, pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t’i arratiseni zemërimit që po vjen, bëni pra fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush, ne kemi Abrahamin për atë, sepse po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit dhe nga këta gurë, dhe tashmë sëpata u vu në rrënjën e pemëve, çdo pemë pra që nuk jep fryte të mira do të pritet dhe do të hidhet në zjarr” (Lk. 3:7-9)
" Edhe dilnin tek ai gjithë vendi i Judesë dhe Jerusalemit, edhe të gjithë pagëzoheshin nga ai në lumin e Jordanit, duke rrëfyer mëkatet e tyre."
Kur dëgjuesit pendoheshin, Joani i pagëzonte ata në ujërat e Jordanit, si një shenjë e jashte e ndryshimit të mendimit të tyre.
Pagëzimi me ujë i Joanit ishte thjesht një simbol dhe nuk kishte fuqi pastruese, por ai ishte një veprim i dukshëm i njerëzve që pendoheshin me të vërtetë dhe këkonin shpëtim duke pritur Mesian, Krishtin e Zotit.
"Edhe Joani ishte veshur me lesh gamileje, edhe kishte brez të lëkurtë rreth mesit të tij dhe hante karkaleca e mjaltë të egër".
Joani ishte një profet i vërtetë, jo vetëm në fjalë por edhe në jetën e ti engjëllore.
Veshja e tij ishte sikurse e profetit Ilia, shumë e ashpër dhe shumë e thjeshtë.
Ushqimi i tij ishte karkaleca të egër, një lloj bar i egër, ushqimi që e hanin më të varfrit e popullit për të mbajtur jetën.
Joani u paraqit përpara popullit në këtë mënyrë të përulur për të treguar se ai ishte thjesht një “zë”, dhe gjithë vëmendja e popullit duhet të ishte tek Ai që predikonte dhe paralajmëronte Joani i cili do të vinte pas tij, por që ishte para Tij dhe se ishte më i madh se ai, pra Joani i drejtonte njetëzot tek Krishti.
Joani u bë mësues dhe frymëzues i çdo shërbëtori të Zotit i cili duhej të jetoj thjesht dhe pa preokupime të shumta dhe gjithë qëllimi i tij të jetë të lajmërojë Zotin Jisu Krisht me fjalë dhe vepra,prandaj Joani quhet dhe ati dhe frymëzuesi i jetës murgjërore.
Sa në antitezë është Pararendësi dhe Pagëzori Joan sot me ata të krishterë dhe sidomos ata që janë thirur me detyrën e lartë për të mësuar popullin e Perëndisē në rrugën e ngushtë të pendimit por nuk e bëjnë, sepse u pëlqen jeta mondane dhe pa vështirësi duke rënë në kompromis me të keqen herë me heshtjen, here me aprovimin e saj .
" Edhe predikonte, duke thënë: Prapa meje vjen më i forti se unë, të cilit s'jam i zoti të ulem e t'i zgjidh rripin e sandaleve".
Predikimi i tij ishte gjithmonë epërsia e Zotit Jisu. Ai thoshte se Jisui është më i madhi, më i forti nga të gjithë profetët, edhe se vetë Joani është i fundit i profetëve që lajmëruan Mesian e Izraelit.
" Unë ju pagëzova me ujë, po ai do t'ju pagëzojë me Frymë të Shenjtë."
Pagëzimi i Joanit siç thamë ishte me ujë, një ritual pastrimi që kryhej te populli i Izraelit që nga Moisiu për larjen e enëve, ose të trupave për t’u pastruar nga ana ceremoniale.
Pagëzimi i Joanit ishte një simbol i jashtëm për t’ju treguar popullit se të gjithë janë mëkatarë dhe duhet të lahen, të pastrohen nga ndyrësia e mëkatit dhe i pregatiste për pagëzimin në emër të Krishtit, ashtu siç dhe Zoti tha: “Se Joani pagëzoi me ujë por juve do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë mbas jo shumë ditësh (Vep. 1:8).
Pagëzimi me Shpirtin e Shenjtë është vërtetë ai që i fal mëkatet, jo vetëm të judejnve por edhe të gjithë njerëzve që e dëshirojnë këtë pagëzim.
Pagëzimi na bashkon me trupin e Krishtit që është Kisha, siç thotë apostull Pavli te Korintasit: “sepse të gjithë ne jemi pagëzuar me një frymë të vetme, në një trup qofshin hebrenj apo grekë, skllevër a të lirë dhe të gjithë jemi ujitur në një frymë” (I Kor. 1:12-13)
Kjo e diel është një para pregatitje për Theofaninë për 6 Janarin festën e Ujit të Bekua.
Fillimisht Krishtlindja dhe Pagëzimi i Zotit ishte një festë e vetme që do të thoshte shfaqja e Perëndisë në botë, në formë njerëzore.
Kjo e kremte përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në tempull dhe pagëzimin e Jisuit prej Joanit në Jordan.
Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofani që do të thotë shfaqje e Perëndisë.
Theksi në këtë festë është në shfaqjen e Jisuit, si Mesia njerëzor i Izraelit dhe Biri hyjnor i Perëndisë, njëri nga personat e Trinisë së Shenjtë .
Të dashur më Krishtin duhet të bëhemi gati shpirtërisht për të pritur (Theofaninë) Pagëzimin e Zotit në 6 Janar ashru siç e thotë dhe tropari i Kishës Orthodhokse në të Dielën para Theofanisë :
“Përgatitu Zabullon dhe zbukurohu Nefthalim; dhe ti lum i madhë Jordan qëndro dhe prite me gëzim, Zotin Jisu që po vjen për të pagëzuar.Ti Eva dhe ti Adam, sot ngazëllohuni, mos u fshihni më tani, si në Parajsën me tmerr, se kur ju pa të ç'veshur zbriti vetë që t'jua kthejnë stolinë. Na erdhi Krishti, dhe tërë botën, do që ta përsëritë."Amin.