E Diela e VII-të e Lukait: Ungjilli sipas Lukait 8: 41-56
Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës
Predikim i përgatitur nga Katekisti : Antonio Poshnjari
E Diela e VII-të e Lukait
“Ngjallja e vajzë së Jairit & shërimi i gruas me hemorragji ”
Ungjilli sipas Lukait 8: 41-56
I nderuar At , të dashur besimtarë vëllezër dhe motra në Krishtin.
Në këtë pjesë të Ungjillit sipas Lukait, kemi përshkrimin e dy historive të mrekullueshme, e para ka të bëj me ngjalljen e vajzës së Jairit që ishte kryetari i sinagogës, dhe e dyta ka të bëjë me shërimin e gruas që vuante gjakderdhja.
Pra përshkrimi i kësaj historie është kur Jesu Krishti shkonte në qytet më qytet dhe në fshat më fshat dhe turma të shumtë me njerëz e ndiqnin dhe mirëprisinin Atë. Po kështu edhe Jairi Kryetari i një Sinagoge, kur morri vesh që Krishti kishte ardhur në fshat, shkoi menjëherë për ta takuar, se ashtu e kishte problemim me vajzën e vetme 12 vjeçare, madje ishte e sëmur dhë në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Babai i vajzës sa po e pa Krishtin, shkoi i ra ndërkëm me përgjerime dhe i lutet që Ai të vinte në shtëpi dhe të shëronte vajzën e tij. Pra shikojmë një shpresë dhe një besim të madh nga babai i vajzës që Krishti do ta bënte një mrekulli.
Por historia vazhdon kështu, në momentin që Krishti mori rrugën për në shtëpinë e Jairit, turma të shumtë me njerëz po e shtynin nga të gjitha anët. Një grua që ishte gjithashtu e vujatur dhe e sëmur për 12 vite me hemorragji. Madje kjo grua e gjorë kishte shpenzuar gjithë pasurinë e saj nëpër mjekë të shumtë por ashkush nuk i kishte dhënë shërim dhe zgjidhje e duhur. Kjo grua me guxim dhe shpresë të madhe besonte se po ta prekte sa do pak Krishtin, do të kishte 100 % të sigurtë shërimin e saj. Dhe ashtu bëri çau turmën dhe u afruan nga pas, dhe e preku cepin robës së Krishtit, dhe menjëherë ajo e ndjeu brenda vetës së saj shërimin dhe gjakëderdhja pushoi.
Po kështu edhe Zoti Krisht e ndjeu forcën e Tij, që doli dhe veproi tek kjo grua dhe madje tha: “Kush më preku”, dhe Apostull Pjetri i përgjigjet, Mjeshtër a nuk e shikon që populli është i shumtë dhe të kanë rrethuar. Jo, thotë Krishti, dikush më preku sepse e ndjeva fuqinë time të dalë prej meje. Gruaja e kuptoi që Krishti e kishte kuptuar se dikush e kishte prekuar, dhe ajo u afrua dhe i ra gjunjë dhe i tregoi pse e kishte prekur. Zoti Krisht shikon tek kjo grua një besim dhe një shpresë të madhe dhe i thotë: “Grua, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe”.
Më pas historia vazhdon: rrugës për në shtëpinë e Jairit që kishte vajzën e sëmur, dikush erdhi nga shtëpia e tij dhe jep lajmin e hidhur që vajza ka vdekur. Por Krishti, si e dëgjoi ju tha: “Mos të keni frikë, por vetëm besoni” dhe kjo vajzë do të shpëtohet. Krishti u fut brenda në shtëpi dhe nuk lejoi që të hynte, përveç nxënësve të tij, Pjetrin, Joanin, dhe Jakovin edhe prindërit e vajzës. Ishte një moment vajtimi, por Zoti Krisht u thotë mos të qani se ajo nuk ka vdekuar, por po fle. Ai shkon pranë shtratit dhe i thotë, Vashëz, ngrihu dhe menjëherë vajza ju kthye Shpirti e filloi të ngrihet dhe të gjithë sa ishin prezente mbetën të pa fjalë dhe të mrekulluar.
Cili është shpjegimi dhe mesazhi i kësaj pjese që lexojmë nga ungjilli i sotëm ?
Fillimisht të qëndrojmë tek gruaja e sëmurë me gjakderdhje. Kjo grua kishte arsye shumë të fortë, sa që theu rregullin sipas ligjit Judaik, që nëse je i/e sëmur me do një sëmundje që të bënte të papastër, nuk lejohet të afrohesh aspak në shoqëri, por duhet të mbaje një distancë të largët. Megjithatë, ajo kishte një dëshirë shumë të madhe që të shërohej, dhe sidomos ky shërimin të vinte nga duart e Zotit Krishtit. Kjo dëshirë i dha asaj guxim, që të largonte frikën dhe të linte mënjanë damkën që i kishte vënë shoqëria dhe t’i afrohej Jesu Krishtit. Megjithatë, ajo tregoi përulësi, duke mos u për u përpjekur ta shqetësonte Jesuin, duke mos u përpjekur t’i tërhiqte vëmendjen, por vetëm thjeshtë, duke u përpjekur të prekte cepin e rrobës së tij.
***
Sot shumë njerëz vijnë dhe i afrohen Krishtit, por jo të gjithë përfitojnë sepse nuk i afrohen me një frymë të përulur dhe me një besim të sinqertë. Të jemi realistë, sot apo në çdo kohë që ka kaluar dhe që do të vi, në kishën e Krishtit do afrohen njerëz për të plotësuar interesat e tyre personale, qofshin materiale, ekonomike, politike, suksese në karrierë etj.
Ndërsa kemi disa njerëz që i afrohen Krishtit, thjesht se e kanë bërë zakon-traditë e trashëgimisë familjare, pra një rutinë që esencialisht është boshe dhe e padobishme.
Por kemi edhe nga ata njerëz që në thellësinë e tyre si qenie njerëzore, e duan Krishtin, kishën, njerëzit e tjerë, mjedisin ku jetojnë dhe afrohen me një ndërgjegje të pastër dhe sakrifikuese duke qenë të ngjashëm me atë Zotit Jesu Krisht. Pra e imitojnë me aq mundësi sa kanë të gjitha ato që besimi i krishterë i mëson.
Të krishterët besojnë se duke u afruar denjësisht do të kenë lidhje të forta me Personin e Jesu Krishtit. Kjo lidhje do shprehet më qartë nëpërmjet Mistereve që kisha e Krishtit zhvillon këtu në tokë. Në këtë lidhje që krijohet dhe shprehet me Misterat e Shenjta të kishës sonë do të kishin një përballim krejtësisht të ndryshme të sëmundjeve dhe vdekjes sonë.
Të krishterët e kanë besimin absolut që Krishti ështe jeta dhe ngjallja jonë. Për të krishterët nuk është vetëm një teori apo një ideologji hyjnore, por është një jetë në vepra. (Besojmë në Krishtin, mendojmë në frymën e krishterë, përjetojmë, veprojmë).
Prandaj duhet që në çdo vështirësi të kërkohet ndihma tek Perëndia dhe sigurisht që do e marrim ndihmën që kërkuam sepse Ai gjithmonë kërkon vazhdimisht të ndihmojë krijesën e tij. Ashtu siç ishte i gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesës së Jairit dhe ashtu siç ishte i gatshëm të dhuronte fuqinë e Tij shëronjëse mbi gruan që kishte 12 vite që vuante me hemorragji.
***
Tjetër gjë që duhet të theksojmë dhe të dimë është që çmimi dhe shpërblimi që të ndodhi një mrekulli, shërimi apo shpëtimi, është besimi dhe shpresa e plotë tek Perëndia. Gruaja e mori shërimin dhe shkoi në paqe. Ndërsa në rastin e Jairit që ishte një prind me besim të plotë, por njerëzit e tjerë që kishte për rreth nuk kishin sepse në momentin që Krishti tha; mos kini frikë se vajza po fle, të gjithë sa ishin prezente e përqeshën, kjo do të thotë që kishin dyshime në fuqinë e Tij. Prandja mbetën edhe jashtë mrekullisë së ngjalljes së vajzës, sepse Krishti nuk i pranoj dhe nuk i futi të gjithë në dhomën ku vajza ishte. Vetëm tre dishepujt dhe prindërit e saj ishin prezente dhe mbetën të mrekulluar nga ajo që Krishti bëri. Kjo mrekulli e madhe të ngjalljes i detyrohet besimit që prindërit e kësaj vajze kishin. Ai (Jairi) kishte dëgjuar se Zoti Krisht u kthente dritën të verbërve, të paralizuarit i ngrite në këmb dhe ecnin, pastronte lebrozët nga sëmundja e tyre dhe besonte se mund t'i shëronte edhe vajzën, dhe ashtu ndodhi.
Njerëzit e dinë se në vetveten e tyre janë të pafuqishëm, dhe kërkojnë shenja dhe mrekulli. Prandaj kemi shumë njerëzë që shkojnë në çdo llojë “mrekullibërsa” që mashtrojnë me iluzionet e tyre të rreme në këmbimi të një shume financiare dhe në fund as mrekulli s’të bëjnë.
***.
Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra në Krishtin !
Jeta e përkohshme merr kuptim nga shpresa jonë për një ngjallje të sigurt nga të vdekurit dhe nga jeta e përjetshme. Apostull Pavli na thotë: “Tani Krishti u ngjall , duke na dhuruar jetën dhe ngjalljen , sigurinë dhe besimin në jetën ” . Tani është marrëzi që njerëzit të presin vdekjen dhe të tallin kur dëgjojnë për ngjalljen e të vdekurve. Kategori njerëzish të tillë shijojnë vdekjen , për sa kohë marrin frymë dhe janë gjallë . Vajza e Jairit , u ngjall së vdekurish dhe Zoti na tregoi me anë të ngjalljes së saj , ngjalljen e përbashkët të të gjithë të vdekurve . Sepse është Zoti i jetës dhe i vdekjes . Tanimë varet prej nesh që të besojmë . Të pranojmë edhe ne Krishtin si mundësin e vdekjes dhe dhuruesin e jetës .Amin .