Predikimi i së Dielës : E Diela e Thomait (Ungjilli sipas Joanit 20: 19-31)
Përgatitur nga katekisti : Antonio Poshnjari
Zyra e Katekizmit - Kryepiskopata e Tiranës
Prill 2022
“Mos dysho por Beso”
“Besove sepse më pe... Lum ata që besojnë pa parë”
Krishti u Ngjall !
Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin. Ungjilli i kësaj të Diele na tregon për Dyshimin dhe mosbesimin e Thomait, një nga 12 dishepujt e Krishtit. Kishte kaluar një javë nga Ngjallja e Krishtit dhe nga shfaqja e tij e parë dhe akoma Thomai qëndron në agonin e dyshimit dhe të mosbesimit.
***
Në të Dielën e kaluar kishim Ngjalljen e Krishtit-Pashkë Triumfale nga vdekja në jetë. Në mbrëmje të kësaj dite, Zoti Krisht u shfaqet përsëri nxënësve të tij që ishin mbledhur në një shtëpi nga frika se mos judenjt i kapnin. Në këtë fshaqe të Krishtit tek nxënësit e tij, vetëm prezenca e Thomait që e quanin binjak mugonte. Por pasi kthehet në shtëpi të tjerët i thojnë që kemi parë Zotin e Ngjallur, Ai u shfaq dhe qëndroi me neve. Por Thomai sa po i dëgjoi këto gjëra, u futën në gjendjen agonie të dyshimit dhe mosbesimit. Prandaj Thomai i përgjigjet atyre: Nëse unë nuk i shikoj vetë me sytë e mijë dhe ta prek vetë në plagët që morri gjatë kryqëzimit, atëherë kam për të besuar. Pra, shikojmë që Thomai d.m.th nuk donte të pranonte ato që i thonin pa i kontrulluar vetë. Shikojmë që ishte kritik dhe nuk besonte lehtë, kërkonte prova për të besuar.
Ndërsa shfaqja e dytë e Krishtit ndodhi mbas tetë ditësh në këtë të Diel të dytë mbas ngjalljes së Krishtit “E Diela e Thomai”. Ai u fshaq përsëri tek shtëpia kur ishin të mbledhur të gjithë dishepujt e tij, madje kësaj herë ishte edhe vetë prezenca e Thomai. Krishti qëndroi midis tyre dhe u tha: Paqe ndër ju. Pastaj u kthye nga Thomai e thotë: Vendose gishtin tënd këtu! Shikoji duart e mia ! Sille dorën tënde dhe vëre në brinjën Time që u shpua nga shtiza. Mos u trego i pabesë po besimtar, mos ia lejo vetës të behësh i pabesë. Sillu drejt, mendo drejt, trego besim dhe sigurisht Thomai i shtangu nga lumturia që e vërtetoj që Ai është Krishti i Ngjallur, Thomai i përgjigjet: Ti je Zoti im dhe Perëndia im, tani e shoh, tani e kuptoj dhe të ndjej Ty. Thomai e pa Krishtin dhe besoj, por të lumur janë ata që besojnë pa e parë, na thotë Krishti në këtë pjesë të ungjillit.
Një detaj që duhet të dimë mbi Ngjalljen dhe shfaqjen e Jesu Krishtit nuk ishin një apo dy veta, por më shumë. Ishin gratë miroprurëse, të 11 Apostujt e Krishtit, vetë apostull Thomai që e vërtetoi dyfishtë, ishin shumë se 500 veta në të njëjtën kohë që Jesu Krishti iu shfaq këtyre njerëzve për më shumë se 40 ditë.
***
Por mësimdhënia dhe meshazhi kryesor i kësaj pjese të ungjillit u drejtohet atyre që mund të kenë dyshime dhe nuk besojnë pa e vërtetuar dhe kontrolluar vet.
Lind pyetja që shumë nga neve e bëjmë me veten tonë kur e dëgjojmë këtë pjesë nga ungjilli. Pse dyshonte apostull Thomai edhe pse ai ishte gjithmonë bashkë me Krishtin dhe e kishte dëgjuar Krishtin duke thënë që këto gjerë duhet të ndodhin që të përmbushen të gjitha që Shkrimet e Shejnta thonin pëër Atë; që duhet të vuaj dhe të kryqëzohet por të tretën ditë do të Ngjallet përsëri?. Në faktë është normale që njeriu të ketë dyshime dhe madje ekzistojnë lloje të shumta të dyshimeve. Madje shumë nga ne ngjasojmë me dyshimin dhe mosbesimin e Thomait, që kërkojmë të vërtetojmë vetë me sytë tanë besimin tek Perëndia.
Veçse, duhet të dimë se dyshimet, nuk vijnë nga dëshira e keqe, nuk vijnë nga prirja e keqe, nuk nisen nga shprehja: “nuk do më bindësh edhe po të më bindësh”. Por, nëse kemi argumente dhe prova, atëherë nuk nevojitet besimi. “Lum ata që nuk panë dhe besuan”, na thotë Krishti. Besimi vjen për të plotësuar boshllëkun, që krijohet nga logjika e njeriut, midis të vërtetave, që nuk janë të lehta për t’u vërtetuar apo shpjeguar nga logjika njerëzore.
Si fillim duhet të dimë që dyshimet janë të shumta. Por le ti analizojmë më poshtë tre dyshimet kryesore që njeriu përballet.
Dyshimi i parë është i ndershëm, kur dikush nuk beson, por është i hapur ndaj besimit dhe i hapur për të mësuar !
Dyshimi i dytë është i lëkundur. Ky është një dyshim që shfaqet në çaste dobësie, shpesh është i vetëm një dyshim i përkohshëm dhe kalimtar.
Një tjetër dyshim të tretë, është ai Rebel. Ky lloj dyshimi shkatohet nga krenaria jonë. Shumica e njerëzve nuk dua të besojnë, pasi mendojnë se janë të mëdhenj dhe të fortë se sa vetë besimi. Krenaria është ajo që shkaton rebelizmin brend vetës sonë dhe që na errëson sytë e mëndjes dhe të shpirtit, dhe nuk na lejon të besojmë, por gjithmonë jemi kureshtar dhe nuk bidemi pa patur prova për një diçka. Madje duhet të konsiderohet si një dyshim i rrezikshëm sepse nuk e lejon njeriun të përparoj përpara në jetën shpirtërore dhe të forcohet në besim.
Ndërsa dyshimi që apostull Thomai kishte mund ta konsiderojmë një dyshim të ndershëm. Edhe pse e ai e di shumë mirë në vetëdijen e tij që Krishti është i Ngjallur, por që e kishte të nevojshme që të shikonte vetë me sytë e tij që ta vërtetonte 100%. Nga 99.9 % besim që kishte por për një 1% që i mungonte bënte diferencën e madhe dhe plotësimin e besimit e tij në Krishtin e Ngjallur.
Apostull Thomai dyshoi por ishte i hapur të pranonte se dyshimi i tij ishte i gabuar. Në të vertetë, edhe ai vetë mund të dëshironte që ky dyshim të mos kishte bazë. Në jetën e njeriut, dyshimi i ndershëm mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt rritjes në besim. Besimi i vërtet rrallëherë vjen pa dyshime, pa përpjekje, pa kërkuar të vërtetën. Kjo përpjekje na ndihmonë që të mësojmë dhe të rritemi në besim. Pa përpjekje, ne shpesh mbetemi në hapat e para të besimit.
Por, më e rëndësishmja për Thomait, qëndron në faktin, se ai është i hapur për të mësuar, i hapur për të ndryshuar një mendim, i hapur për t’u rritur në besimin e tij dhe ta forcojë atë. Edhe pse ai nuk e pranoi dëshminë që apostujt e tjerë i thanë atij për Krishtin e Ngjallur dhe madje që Krishti kishte qëndruar me ata. Por në momentin që Krishti u shfaq përsëri tek apostuj e tij, kësaj here ishte e prezenca e Thomait aty, ai besoi pa shprehur asnjë llojë dyshimi por menjëherë u shpreh : “Zoti im dhe Perëndia im!”. Më pas, siç dimë edhe nga historia e jetës së tij, ishte Apostull Thomai që udhëtoi deri në Indinë e largme, duke predikuar Ngjalljen e Krishtit dhe lajmin e mirë të shpëtimit. Dyshimi që ai kishte nuk ia preu rrugën atij drejt shenjtërimit, madje edhe pse u martirizua për besimin e tij tek Krishti i Ngjallur, as frika e vdekjes nuk mundi t’ia ndalonte besimin ose t’i rikthente dyshimet e tij mbi Krishtin si Zot dhe Perëndi.
***
Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin, duhet të dimë se neve nuk e kemi parë Jesu Krishtin me sytë tanë fizikë dhe as e kemi prekur trupin e tij, të ngjallur me duart tona, por më fuqinë dhe prezencën e Shpirtit të Shenjtë neve e kemi parë dhe shijuar “Fjalën e Jetës” (I Joani 1:1-4) dhe kështu ne besojmë. “Të lumur janë ata që nuk shikojnë dhe dhe më besojnë” na thotë Krishti në Ungjillin e sotëm !. Kështu të ndriçuar nga drita e lumur ngjallësore- Paskale, të lumur janë ata që presin ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e ardhshme të amshuar. Amin !.