LËNDËT NARKOTIKE DHE PASOJAT E TYRE. (P.1)
LËNDËT NARKOTIKE DHE PASOJAT E TYRE
Nga Mitropoliti i Pafos Gjergji
Përktheu: Arbër Pandeli Zeneli
Falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorinë e Shkollës, e cila më jep për të dytin vit radhazi, në festën e Tre Hierarkëve, mundësinë të sjell në vëmendje qëndrimin e Kishës për një çështje të rëndësishme të kohës sonë, por edhe të çdo kohe.
Vitin e kaluar pamë qëndrimin e Tre Hierarkëve ndaj shkencës së kohës së tyre, që mbetet qëndrimi i përjetshëm i Kishës ndaj shkencës së çdo epoke. Sot do të trajtoj çështjen e madhe të lëndëve narkotike, e cila është kthyer në një plagë të kohës sonë. Tre Hierarkët sigurisht nuk ishin të specializuar për këtë temë, sepse në atë kohë nuk ekzistonte një çështje e tillë. Nëpërmjet shkrimeve të tyre, ata njohin disa droga, të tilla si helebore, mandrago dhe opium, dhe i referohen efektit të tyre qetësues. Por shqetësimi i tyre për arsimin dhe zhvillimin e dobishëm të të rinjve nuk lë asnjë dyshim se cili do të ishte qëndrimi dhe këshilla e tyre, nëse problemi i lëndëve narkotike do të ekzistonte në kohën e tyre.
Termi narkotikë është i njohur që nga lashtësia dhe nënkuptonte substancat aktive që mpijnë, ose vrasin, duke shkaktuar humbje të vetëdijes. Dhe Hipokrati, siç dihet, gjendjen e pavetëdijes e përcakton si narkozë ose anestezi.
Shkrimi i Shenjtë përmend si një lëndë narkotike të tillë miron, një nga dhuratat që sollën Magët për Krishtin. Ky lëng vajor u jepej për të pirë të dënuarve që do të kryqëzoheshin, që të anestezoheshin dhe të mos ndjenin dhimbjen e kryqëzimit. Ungjillori thotë, se kur arritën në Golgotha “i dhanë verë të përzier ne mirrë, por Krishti nuk e mori” (Mar.15.23). Judenjtë përdornin mirrën gjithashtu për të vajosur të vdekurit e tyre, për të parandaluar prishjen e shpejtë. Përsëri përshkruhet nga Ungjillori se si gjatë varrimit të Krishtit nga Josifi nga Arimathea, “Erdhi edhe Nikodhimi, ai që pati ardhur te Jisui herën e parë natën, edhe pruri një përzierje mirre dhe aloe” (Joan.19.39). (Dhurata e magjistarëve ishte simbolike. I sollën Krishtit arin, duke e njohur si mbret, Libanin, duke e njohur si Perëndi dhe mirrën, duke parashikuar se, megjithëse ishte Perëndi dhe mbret, do të vdiste si një i vdekshëm i zakonshëm dhe do të duheshin materialet e veçanta për pësimin dhe varrim e tij).
Lëndët narkotike janë përdorur për një kohë të gjatë, edhe në jetën e përditshme, por në masë të kufizuar dhe për qëllime të mira, pasi nuk njihej veprimi i tyre i sotëm shkatërrues. Kështu që foshnjat të flinin, në mënyrë që nënat e tyre të bënin punët e tyre, ju jepnin kanabis dhe hashash për ta nuhatur. Kanabsi ose kërpi kultivohej lirisht dhe përdorej për të bërë litarë. Në Pafo kemi një fshat që quhet Kanabis për shkak të kultivimit që aty i bëhej kanabisit.
Në mjekësi, në të kaluarën dhe sot, barnat përdoren për qëllime terapeutike, ose kryesisht për qëllime qetësuese. Morfina dihet se përdoret për të lehtësuar dhimbjet e padurueshme të kancerit të avancuar ose sëmundjeve të tjera. Kodeina që gjendet në shumë ilaçe është gjithashtu e njohur.
Sot, ligjet e vendeve të ndryshme përcaktojnë opiumin (lëngun e lulëkuqes), derivatet e tij, si dhe zëvendësuesit e tij gjysmë sintetikë ose plotësisht sintetikë . Megjithatë, substanca të tjera si kokaina, gjethet e kokas dhe të tjera që kanë një efekt të ngjashëm në trup konsiderohen si drogë.
Termi "opioid" përdoret gjithashtu për të gjitha substancat, natyrale, gjysmë sintetike dhe sintetike që sillen farmakologjikisht si morfina, përbërësi kryesor aktiv në opiumin natyral.
Drogat i përkasin një grupi më të gjerë substancash të quajtura "substanca varësie". Të gjitha këto janë substanca që ndikojnë në sistemin nervor qendror dhe ndryshojnë gjendjen shpirtërore të një personi, si sjelljen, të menduarit dhe gjendjen emocionale.
Substancat që krijojnë varësi ndahen në të ligjshme (duhani, alkooli, etj.) dhe të paligjshme (marijuana, heroina dhe të gjithë ato që i quajmë lëndë narkotike).
Unë do t'i referohem një shembulli të prekjes së trurit, siç e dini, për të kuptuar, në mënyrë analoge, se si drogat ndikojnë në sistemin nervor qendror, sesi ndikojnë në tru. Shembulli i referohet alkoolit. Nuk po flas për dëmtimin e mëlçisë, apo kudo tjetër në trup. Do të kufizohem në sjelljen e shkaktuar nga ndikimi në tru. Alkooli etilik ose alkooli (CH3CH2OH), një përbërës i verës dhe të gjitha pijeve alkoolike, asimilohet nga trupi i njeriut duke i dhënë atij shtatë kalori për gram (7 Kcal/g). Trupi ynë, megjithatë, ka kufizime kohore në asimilimin e alkoolit në orë. Mund të tresë rreth 7 g alkool të pastër në orë. (Kjo shumë mund të luhatet mbi dhe nën këtë numër, në varësi të gjinisë, moshës, varësisë, peshës njerëzore dhe faktorëve të tjerë).
Nëse një sasi e alkoolit hyn në trup përtej asaj që ai mund të tresë, atëherë pjesa tjetër, alkooli i patretur, ikën ashtu siç është nga organet tretëse dhe shpërndahet në organet e ndryshme të trupit, në varësi të përmbajtjes së ujit të këtyre organeve. (Kjo për shkak se alkooli etilik është i tretshëm në ujë). Një sasi më e madhe e alkoolit shkon në gjak, përmbajtja e ujit të të cilit është më e larta, e ndjekur nga truri.
Në varësi të përmbajtjes së alkoolit të trurit, preken qendrat e tij përkatëse, përgjegjëse për funksione specifike. Së pari preket qendra që është përgjegjëse për euforinë tek njerëzit. Prandaj pasoja e parë e marrjes së alkoolit është ndjenja e euforisë, e gëzimit. Më poshtë është ndikimi i qendrës që është përgjegjëse për ndërgjegjësimin e pasojave të asaj që themi. Me një sasi të caktuar alkooli njeriu tregon të vërteta që nuk do t'i thoshte pa pirë alkool. (Kështu edhe thënia “të mësosh të vërtetën nga marrëzia dhe dehja”).
Më pas preken kyçet (personi belbëzon), dhe më pas vizioni (mënyra sesi shikon realitetin). Thuhet me shaka se njeriu (i dehur) në një fazë “sheh dy herë”. Është një anekdotë e njohur që thotë se fëmija i dikujt që pëlqente alkoolin dhe zakonisht ishte i dehur, një ditë, duke menduar se babai i tij ishte i dehur, i kërkoi t'i tregonte se si e kuptonte që ishte i dehur. Dhe ai u përgjigj dhe i tha: "A i sheh këta të dy?" “Kur i sheh që janë katër, është shenjë se je i dehur”. Nëse personi vazhdon të marrë alkool, atëherë gradualisht preken qendrat e tjera të trurit dhe pak nga pak ai humbet plotësisht kontrollin mbi veten.
Në alkool efektet janë të përkohshme. Pas disa orësh personi kthehet në gjendjen e tij normale. Sigurisht që ka varësi, nëse nuk jemi të kujdesshëm. Gjithnjë e më shumë, njerëzit janë në kërkim të alkoolit dhe përfundojnë sërish me efekte anësore dhe sëmundje fizike. Por drogat nuk janë edhe aq “të sigurta” sa alkooli. Shumica e tyre shkaktojnë dëmtime të përhershme në tru, shumë herë edhe me një përdorim të vetëm të lëndës narkotike, kështu që përdoruesi nuk mund të kthehet, pas përdorimit, në gjendjen e tij normale.