PSE ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM DEKLARIMI I PËRKATËSISË FETARE NË CENSUS ?
September 28, 2023 at 8:14 am,
No comments
Nga Miron Çako
Përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepeshkopatës.
Pyetsori i censusit 2023 ka shumë pyetje që rezidenti në Shqipëri duhet t'i përgjigjet me korrektësi anketuesit me tablet elektronik për atë çfarë është edhe ka , sepse në të kundërt gjobitet,ndërsa për pyetjet rreth praktikimit dhe përkatësisë fetare është lënë në fund si një përgjigje fakultative.
E para edhe pse tashmë censusi është miratuar në bashkupunim me grupet e interesit si edhe komunitetet fetare, përsëri vihet re se tek pyetja e parë për fenë I .68: “A jeni praktikant dhe i përkisni një grupimi fetar”, ka një antikap që duhet të kapërcehet nga besimtari, sepse askush nga njerëzit as aparatet elektronike sa do të ndjeshme nuk mund të masin masën e praktikës fetare në tempull , në shtëpinë dhe kudo të besimtarit , por as vetë besimtari nuk mund ta bëjë këtë matje për veten, sepse si thotë apostull Pavli: “madje as veten time nuk gjykoj” (1Korintasve 4-3).
Këtë matje të praktikimit fetar mund ta bëjë vetëm Zoti që: “heton veshka edhe zemra” (Zbulesa 2-23), i cili do të gjykoj dhe shpaguaj gjithsecilin sipa besimit edhe veprave në ditën e gjykimit personal dhe botëror (Zbulesa 22-12).
Prandaj është mirë që besimtari duhet ta tejkalojë këtë pyetje duke mos u vënë në vështirësi për të matur nivelin e praktikimit të besimi të tij dhe të përgjigjet “po”, duke kaluar në pyetjen tjetër:I.69 “çfarë përkatësie fetare ke”, kuptohet nqs ndjehet fetar pavarsësisht shkallës së praktikimit të besimit.
Ka disa zëra edhe fetar që thonë se: “Për mua ai që vjen një herë në kishë për Pashkë edhe për Krishtlindje nuk është fetar dhe nuk duhet të cilësohet besimtar”, këta zëra nuk duhen dëgjuar sepse apostulli na thotë: “kush je ti që gjykon shërbëtorin e tjetrit” (Romakëve 14-4).
Këta "prokuror" fetar me apo pa qëllim duan të fusin një garë shifrash fiktive dhe të ngatërrojnë besimtarët orthodhoks që të mos deklarohen si të tillë, kjo në interes të komunitetit të tyre që duke mos u deklaruar orthodhoksët të ngrihen në përqindje artificiale ata vetë, duke prishur renditjen e komuniteteve në Shqipëri që ka qënë që në censusin e parë në 1927 dhe vazhdon të jetë deri më sot ku orthodhoksët janë vërtet komuniteti i dytë fetar me mbi 20% të popullatës.
Ka edhe disa ultranacionalistë që kërkojnë të ngatërrojnë përkatësinë fetare me atë nacionaliste. Kështu kërkojnë që të anashkalohet përgjigjja fetare sepse kjo ndikon në përkatësinë kombëtare dhe shqiptarët të deklarojnë se : "feja e shqiptarit është shqiptaria.
Kjo mënyrë e të parit të përkatësisë fetare nga këta ultranacionalistë, si anlistë, historian apo aq më keq pseudo fetar, klerik, vjen si një reminishencë e sundimit Osman në Ballkan, ku myslimanët quheshin turq, orthodhoksët grek dhe katolikët latin dhe po ashtu një remenishencë e ateizëm komunizmit ku shteti me mashtrim dhe imponim i detyroi të deklarohen shqiptarët steist .
E para ky është një tjetër mashtrim nga të mashtruarit sepse që nga viti 1912 ne në Shqipëri jetojmë në një shtet të pavarur ngaTurqia, po ashtu edhe komunitet fetare në vend fituan pavarsinë, ku për shumë Kisha Orthodhokse në Shqipëri është Autoqefale që nga viti 1937 me Tomasin Patrialkal , dmth e pavarur juridikisht nga Patriarkana Ekumenike me qëndër në Kostandinopojë (Satamboll) ,kështu përkatësia fetare e shtetasve shqiptarë orthodhoks automatiksht është e ndarë nga ajo kombëtare e një vendi tjetër, ashtu si percaktohej në Perandorine Osmane për interesa hegjemoniste dhe në dëm të kombit tonë.
E dyta, sot "feja e shqiptarit nuk është shqiptaria " sepse nuk na duhet që sot të bashkohemi pa dallim feje edhe ideje në çlirimin komëtar nga një pushtues, ashtu si Vaso Pasha(1825-1892) dha devizin e bashkimit kombëtar në atë kohë pushtimi dhe rreziku të ç'bërjes kombëtare nga armiku shekullor turk që ndasinë fetare e përdori për hegjemoni dhe çkomtarizim, sidomos të shqiptarëve.
Sot shqiptarët bashkë me minoritetet jetojnë në një shtet të lirë, të pavarur që kërkojnë të bëhen pjesë itegrale e BE, ku liria e shprehjes së nështetësisë dhe pëkatësisë fetare është një nga të drejtat themelore të mbrojtura me ligj.
Duhet të dimë se doktrina e Kishës Orthodhkse dhe vendimet sinodike të saj sidomos në Sinodin Panorthodhkos në Kostandinopojë i vitit 1872, ku Patriarkana Ekumenike e nxitur prej veprimeve nacionaliste edhe brenda Kishës, e dënoi si herezi Ethno Filetizmin (racizmin), dhe ndarjen e Kishës sipas kombit dhe për nacionalizmin, etnofilitizmi, janë përcaktuase kanone ku i dënon si herezi këto fenomene të shfaqura sidomos në ballkan në shekullin e 19.
Me këto vendime kanonike Kisha Orthodhokse kërkon të parandaloj çdo ndikim të nacionalizmit dhe etnofilitizmit në aspektin fetar në institucionin kishtar kudo dhe nga kush do që të rishfaqet.
Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse në natyrën e saj katholike që përfshin të gjithë kombet brenda saj si trupi i Krishtit nuk është diskriminuese ashtu si nxit nacionalizmi, filitizmi dhe racizmi, por është gjithëpërfshirëse.
Po ashtu ekzistenca e mbiemrit përcaktues siç duan nacionalistët fetarë edhe sot psh ta quajnë Kishen Orthodhokse ;“kishë shqiptare” , e pamundëson kanonikisht ekzistencën e një kishe katholike autoqefale brenda një territori, sepse kështu ajo kthehet në një kishë nacionaliste që përjashton pjesëmarrjen në të të besimtarëve të çdo përkatësie tjetër etnike brenda saj, krejt ndryshe nga urdhëri që i dha Zotit apostujve që themeluan Kishën Apostolike : “Shkoni pra edhe bëni dishepujt nga të gjithë kombet duke i pagëzuar në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë”(Mat.28,19).
Prandaj një kishë e tillë nacionaliste nuk dhe nuk duhet të ekzistojë si kishë orthodhokse , por ajo është një çerdhe horash dhe sharlatanësh që flamurin e kombit dhe emrin shqiptarë e mbajnë për të mbuluar turpet, mëkatet dhe marrëzit e tyre të yshtura nga djalli.
Prandaj e theksojmë se përkatësia fetare orthodhokse nuk mund të ngatërrohet si përkatësi kombëtare dhe kush e nxit këtë, klerik apo laik, është mashtrues i mashtruar dhe do dënohet si heretik nga Zoti dhe Kisha.
Pavarësisht se për Kishën Orthodhokse statistikat e censusit nuk përcaktojnë asgjë për qëllimin e saj sotirologjik në Krishtin, sepse Kisha nuk interesohet për numra por për persona dhe sa për numrin e besimtarëve të saj ajo ka statistika të rregullta në regjistrat kishtar të çdo enorie.
Ajo që duhet të dimë dhe është më e rëndësishmja për ne si besimtarë orthodhoks për censusin është se pyetësori i censusit për përkatësinë fetare është një test për besimin tonë në Krishtin.
Mos të çuditemi për këtë!
Askush nga ata që ndjehen besimtarë orthodhoks nga tradita apo zgjedhja personale kur pyetet nga dikush, individ, apo autoritet nëse: "beson apo jo në Zotin Jisu Krisht" ose: " je i krishter apo jo", nuk mund të thotë se kjo është punë për mua dhe nuk ka nevojë ta dinë të tjerët ose shteti.
Pavarësisht se besimi është personal së brendëshmi ai duhet të dëshmohet edhe së jashtmi, aq më tepër kur na kërkohet, si psh në këtë pyetsor, dhe kur vetë Kisha na nxit të deklarohemi ashtu si jemi, të krishterë orthodhoks.
Duhet të dimë se ashtu si shteti ndëshkon me masë administrative ata që nuk deklarojnë me vërtetësi për gjendjen shoqërore, pasurin etj sipas pyetsorit, sa më tepër Zoti që bën gjyqin e drejtë dhe na shpërblen ose na penalizon kur e pohojmë ose e mohojmë atë përpara njerëzve.
E tha vetë Zoti Jisu Krisht: “Kushdo, pra, që të më pohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta pohojë atë përpara Atit tim që është në qiejt. Por këdo që do të më mohoj përpara njerëzve, do ta mohoj edhe unë përpara Atit tim që është në qiell” (Mate.10,32-33).
Pohimi ose mohimi përpara anketuesit për pëkatësinë fetare duhet parë si pohim apo mohim i besimit në Krishtin.
Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe sepse ajo që deklarohet këtu në tokë është e regjistruar atje në qiejt dhe do jetë kriteri se si do të gjykohemi në gjyqin e Perëndisë me anën e Zotit Jisu Krisht (Joani 5-22).
Le të kemi parasysh shenjtorët të cilët nuk kishin turp as frikë të pohonin se ishin të krishterë përpara njerëzve, atoriteteve edhe kur kjo kishte një kosto shumë të rëndë, deri në martirizim të frikshëm.
Ja një shëmbull nga martirët: “Arrestuan dikur një të krishterë, se ishe duke folur për Zotin, dhe i prenë gjuhën. Atëherë ai merr me gisht gjak nga gjuha e tij e gjakosur dhe shkruan në mur “Besoj në Krishtin” (Jam i krishterë). Kështu edhe ne duhet ta pohojmë besimin kur na kërkohet, të mos bëhemi kripto të krishterë (të krishter të fshehur), aq më shumë kur kjo nuk na kushton asgjë, vetëm një pohim dhe një regjistrim elektronik
Sipas apostull Pavlit deklarimi i besimit është kriter shpëtimi :“Po ç'thotë, pra? ''Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde''. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë; sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim, sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet” (Roma.10,9-11).
Ky është edhe mësimi i shenjtorëve në çdo kohë:
“Të krishteri që i vjen turp të pohoj në jetën e tij Krishtin me vepra dhe me fjalë, në të vërtetë nuk ka besuar. Nuk është i denjë të përmendi Emrin e Tij. Është njeri që sillet dhe bazohet në llogaritë e kësaj bote. Kush nuk ka guxim të mbroj besimin e tij, i përket kategorisë së atyre për të cilët thotë Krishti në Ungjill: “Sepse cilido që t’i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në këtë brez kurorëshkelës e mëkatar, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë në lavdinë e Atit të tij bashkë me engjëjt e shenjtë” (Mk.8:38). Dhe Krishti kur thoshte këto fjalë patjetër që nuk tallej! (Oshënar Starec Varsanufios i Optinës)
Prandaj të dashur të krishterë orthodhoks le ta shikojmë këtë census si mundësi për pohimin e besimit tonë shekullor për lavdinë e Zotit, për nderin e etërve që e ruajtën dhe na e trasmetuan dhe për nderin dhe shpëtimin tonë si të krishterë orthodhoks sot, sepse: “Pohimi i besimit është arritje e madhe dhe do duhet të kemi përherë guximin e shenjtë të pohojmë pa patur frikë nga askush. Vetëm Zotin të kemi frikë, tek i Cili do japim llogari për besimin tonë. Amin. (At Efremi i Arizonës, 2019 †)