TË KRISHTERËT DUHET TË MBROJNË FRYMËN DHE SIMBOLET E KRISHTLINDJES
December 11, 2023 at 10:24 am,
No comments
Shkrim nga Miron Çako Katekist
Krishtlindja, së bashku me Pashkën, janë festat fetare më të gëzuara të Vitit Liturgjikal për të krishterët orthodhoks.
Vetë emri i festës na tregon se i dedikohet lindjes së Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë, si njeri para 2023 vjetësh në Bethlehem të Judesë, ashtu si na i tregon Ungjillori Mateu : “Jezusi lindi në Betlehem të Judesë, në kohën e mbretit Herod” (Mateu, 2: 1) dhe Ungjillori Lukai: “Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.
Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet. Tani edhe Josifi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,për t'u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta".(Luka 2 1-7)
Deri në shek IV Krishtlindja festohej së bashku me adhurimin e magëve dhe pagëzimin e Zotit, si një nga festat më të mëdha të shfaqes së Fjalës Perëndisë në tokë në formë njerëzore, ashtu siç na e tregon Ungjillori Joani: “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” ( Joani 1-14).
Krishtlindja filloi të festohej në 25 Dhjetor si një kundërbalancë e festivalit pagan të “diellit të pamposhtur”,sepse perandori Aureliano duke dashur t’i bashkojë shtetasit multikulturor të Perandorisë Romake, në vitin 274 vendosi me dekret një “perëndi” atë të adhurimit të "Diellit të pamposhtur" ( Invictus Sol) duke e caktuar festën (Dies natalis) menjëherë pas solsticit dimëror, kur dita fillon edhe i merr natës.
Mbas indiktit të Mediolanit në vitin 313 pK nga Shën Kostandini i Madh kur krishterimi fitojë lirinë si fe e re në perandori, në vitin 352 ndoshta ishte Papa Julius që rregulloi zyrtarisht festën e Krishtlindjes në 25 dhjetor po në ditën e "Diellit të pamposhtur ( Invictus Sol)
Kjo ishte një orvajtje e suksesshme nga Kisha Apostolike për të eklipsuar dhe mundur besimin e rremë të paganëve, që adhuronin e diellin dhe yjet.
Kisha Katholike Apostolike i thirri paganët që të adhuronin Krishtin, "Diellin e Drejtësisë", (Malakia 4-2) këtë e thotë qartë edhe përlëshorja e Kishës Orthodhkse: “Lindja jote o Krisht Perëndia ynë, i lindi botës dritën e dijes së hyjëshme; se atëhere ata që adhuronin çdo yll në qiell, si sot prej yllit po mësoheshin , ty të të adhurojnë Diellin i drejtësisë dhe të njohin si Lindjen që lartazi, o Zot lavdi më ty."(Përlëshorja e Krishtlindjes)
Prej shekujsh Krishtlindja e eklipsoi festën pagane të adhurimit të diellit, por neopaganizmi i sotëm po përpiqet ta eklipsojë Krishtlindjen dhe të rikthejë njerëzit në adhurimin të idhujve.
Kthimi në paganizëm ka filluar gradualisht që në shekullin XV me reformën protestante me themelues kryesor Martin Luterin(1483-1546).Kjo reformë ndryshe nga orthodhoksët dhe ka katolikët ka si bazë të besimit të saj vetëm Shkrimin e Shenjtë dhe jo Traditën e Shenjtë .
Ata mohuan edhe traditën apostolike të nderimit e ikonave, prandaj protestantët në Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore, ku ata fituan terren hoqën nga festa 25 Dhjetorit ikonën dhe grazhdin e Krishtlindjes, një traditë shekullore mes krishterëve në Lindje edhe në Perëndim dhe e zëvëndësuan me simbolin pagan të bredhit.
Luteri vendosi si shenjë të Krishtlindjes pemën e bredhit si një simbol të “Pemës së Jetës” në kopshtin e Edenit (Zanafilla 2-9) ndoshta i frymëzuar na Shën Bonifaci (672-754).
Shenjtori në mënyrë që të hidhte poshtë adhurimin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane e preu vetë pemën e Thorit (perëndi pagane), por pa se me mrekulli një peme bredhi të mbinte në rrënjët e lisit të vjetër.
Duke e marë ketë si një shenjë të besimit të krishterë Shën Bonifaci përdori drurin e bredhit të dekuruar me qirinjë të ndezur si një simbol të krishterimit dhe Krishtlindjes, duke ju thënë njerëzve:”le te jete Krishti në qëndër të familjeve tuaja”, por ky veprim i shenjtorit asnjëher nuk eklipsante ikonën e Krishtlindjes edhe improvizimin e grazhdit por qe nje orvajtje që paganët sakandinav adhurus të fiksuar ndaj pemës të mësonin të adhuronin Krijuesin e pemëve edhe atë që me anën e drurit të pemës (kryqin) që përbehej sipas traditë nga tre dhoje pemësh (qiparis , dëllënjë dhe pishë) ta rivendoste në Parajsë që të mund të hanim përsëri nga frutat e pëmës së jetës (Zbulesa 22; 1-2)
Luteri hoqi grazhdin dhe ikonën e Krishtlindjes dhe i zevëndësoi me bredhin ku në krye zakonisht nuk ka kryqin e Krishtit por thjesht një yll aq më keq atë pendalfa (pesë cepësh) që ishte simboli pagan i diellit, një simbol i rëndomtë pagan që nga lashtësia .
Simbolet patjetër që nuk bëhen kot nga njerëzit por kanë një doktrinë dhe përçojnë energji për ata që i besojnë, ashtu edhe si ne të krishterët kemi simbolikat tona të krishtera që tregojnë doktrinën tonë dhe na ndajnë nga simbolet dhe doktrina pagane por përçojnë edhe energji hyjnore tek besimtarët e krishterë, si psh kryqi, ose simboli i pëllumbit, grurit, vreshtit, etj.
Ylli pesë cepësh si shenjë okulte është e dënuar në Bibël.
Zoti me anën e profetit Amos qorton idhujtarin e Izraelit dhe simbolin e yllit (pendalfa): “Por ju keni krijuar imazhet tuaja në faltoren e Molokut (perëndia e amoniteve dhe fenikasve) dhe Çiuni, yllin e zotit tuaj të cilin e bëtë për vete. (Amos 5:20)
Për satanistë ylli pendalfa është simbol i "bafometit" i djallit. Francezi Elifas Levit krijues i kishës së satanait në shekullin 19 bën të ditur me entuziazëm: “Pesëvijeshi me dy brirë (ylli pesëkëndor) në rend ngjitës përfaqëson djallin d.m.th përmbysjen, çrregullimin dhe marrëzinë intelektuale.”
Ylli i kuq, simbol i diellit dhe i luftës gjakësore ka qenë simbol i ateizmit-komunizmit në shumë vende të Evropës lindore për shumë dekada.
Dikujt kjo mund t’i duket si konspiracion dhe ekstremiste, por le të shohim çfarë na mësojnë shenjtorët orthodhoks nga zbulesat hyjnore.
Shën Joani i Kronstandit në skrimet e tija na tregon këtë vizion i cili e pa i shoqëruar nga Shën Serafimi në Janar të vitit 1901:
“Ecem më shumë akoma dhe shkuam në një kishë të madhe. Doja të bëja kryqin, por jerondi më këshilloi: “Nuk është nevoja për të bërë kryqin, sepse ky vend është ndyrësira e shkretimit.
(Shprehja ndyrësira e shkretimit është nga profecia e Danielit (12. 11).
Kisha ishte e errët dhe e trishtueshme. Në Tryezën e Shenjtë ishte një yll dhe një Ungjill me yje. Qirinj të bërë prej zifti ishin të ndezura dhe kërcisnin si të ishin drunj zjarri. Potiri dhe disku i potirit qendronin aty të mbuluar me një pisllik shumë të pështirë. Ishte edhe nje prosfor (buka që përdorim për Falenderimin Hyjnor) me yje. Një prift qëndronte përpara Tryezes së Shenjtë me një fytyrë shumë të zezë si katran, dhe një grua gjëndesh posht Tryezës së Shenjtë e mbuluar me të kuqe dhe më një yll në buzët e saj duke uluritur dhe qeshur përpara gjithë kishës dhe duke thënë: “Jam e lirë!”. Mendova: “ O Perëndia im, sa e tmerrshme!”.
Njerezit , si të çmendur, filluan të vraponin përqark Tryezës së Shenjtë, duke gërthitur, fishkëllyer dhe duartrokitur. Pastaj, nisën të këndonin këngë jo të hijshme. Papritur, nje rrufe shëndriti, një vetëtimë e frikshme u dëgjua, toka u drodh dhe kisha u shemb, duke e dërguar gruan, njerëzit, priftin dhe gjithë të tjerët në sketërr. Mendova: O Perendia im, sa e tmerrshme, na shpëto!”.
Jerondi e pa atë që u bë, siç edhe unë. E pyeta: “Patër, më thoni, cili është kuptimi i kësaj kishe të tmerrshme;”. U përgjigj: “Ata janë njerezit e botës, heretikët, të cilët e braktisën Kishën e Shenjtë, Katholike, dhe Apostolike Orthodhokse dhe pranuan dhe njohën kishën e sapo të re të cilën Perëndia nuk e ka bekuar. Në atë kishë nuk mbajnë kreshëm, nuk ndjekin shërbesa dhe nuk marrin Kungatën Hyjnore!”. U tremba edhe thashë: “Perëndia na mëshiron, por ata i mallkon me vdekje!”. Jerondi më ndërpreu dhe më tha: “Mos vajto, vetëm lutu”.
(Vegimi i Shën Joanit të Kronstandit)
Kisha romano-katolike duke mos i rezistuar traditës protestante në ritje e pranojë shumë më vonë pemën e bredhit me yllin si simbol i Krishtlindjes , sepse i jepte përparësi grazhditn si një traditë e vjetër që nga Fraçesku i Asizit (1181-1226) dhe kjo ishte traditë e lashtë e krishterë si në lindje ashtu edhe në perëndim.
Pema e parë e Krishtlindjes është vendosur në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit në vitin 1982 nga Papa Gjon Pali i II.
Pema hyri edhe në vende me traditë orthodhokse të lindjes sidomos në vende komuniste që e mbanin pemën me yllin e kuq si simbol i Vitit të Ri dhe triunfit të komunizmit.
Pema me yll sot është një simbol komercial pothuajse kudo, madje ka hyri edhe në shtëpitë dhe ambjentet kishtare orthodhokse, duke eklipsuar tradin e grazhdit që është ikona e vërtet e Krishtlindjes.
Jo vetëm pema por edhe shumë nga bimët e blerta që përdoren si dekor në festën e Krishtlindjes janë simbole pagane të pjellorisë tek popujt gjermanik. Psh ashja, me gjethet e saja që shpojnë, lulet e bardha, dhe kokrrat e kuqe simbolizon dëshirën e fortë të riprodhimit mashkullor.Këto rite dhe simbole të krishterët në perëndim i kanë huazuar nga paganët dhe sot janë bërë pjesë e traditës së Krishtlindjes, por shumë nuk ja u dinë kuptimin se janë pagane edhe bestytni për pjellori .
E gjitha kjo vëmendeje për pemën edhe aksesorët zbukuruese të saj ku nuk shikojmë asnjë shenjë të Krishtlindjes na kujton mëkatin e parë në Eden,ku djalli i futur tek gjarpëri e nxiti Evën dhe Adamin të hanin frutin e pemës së të mirës edhe të keqës , pema e dijes, që Zoti i kshte thënë të mos hanin se me siguri do të vdisnin,(Zanafilla 2 -16) ashtu si na thuhet në Bibël:" Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni për të vdekur aspak; por Perëndia e di që ditën që do t'i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen".Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai." (Zanafilla 3 ;4-7)
.
Martin Luteri po ashtu duke mos e pranuar nderimin e shenjtorëve, në 6 Dhjetor ditën e Shën Nikollës, ku sipas traditës të krishterët ndanin dhurata mes fëmijëve si përkujtimore të bamirësive të shenjtorit mrekullibërës, vendosi që protestantët t’i bënin dhuratat në ditën e Krishtlindjeve për t’i dhënë më shumë rëndësi festës.
Kjo solli edhe traditën që njerëzit sot të ndajnë dhurata për 25 Dhjetor.Ndarja e dhuratave për njëri-tjetrin në ditën e Krishtlindjes e largon vëmendjen e njerëzve nga Krishti, sepse edhe pse njerëzit urojnë njëri-tjetrin “Merry Christmas”, përsëri atë ditë mendojnë vetëm si t’i ndajnë dhuratat njëri tjetrit dhe jo të mendojnë dhuratën për Krishtin që ka ditëlindjen.
Në perëndim shpërfytyrimi i Shën Nikollës që paralajmëron Krishtlindjet,si një kukudh i mitologjisë vikinge me rroba të kuqe me bark të madh, duke bashkëpunuar me elfat krijesa mitologjike i cili udhëton nga Poli i Veriut me një slitë që tërhiqet prej drerësh dhe qesh “Ho ho ho!”, ose në imazhin e Perëndisë gjermane "Wodan" dhe për Hollandezët në të Odinit që hyn në banesat e njerëzve nga oxhaku, siç bën "Santa Klausi" sot duke ndarë dhuratat fëmijëve, apo në "Babbo Natale".
Kjo performanc e deformuar e Shën Nikollës është shumë fyes dhe blasfemi jo vetëm kundër shenjtorit por edhe kundër Zotit Jisu Krishtit dhe Atit Perëndi , sespe Jisui e tha :"Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua dhe kush nuk ju pranon ju, nuk më pranon as mua. Kush nuk më pranon mua, nuk pranon as atë që më ka dërguar".(Luka 10-26)
Po ashtu heqja e ikonës së Krishtlindjes, e grazhdit dhe vendosja e pemës së bredhit me yllin, nëpër shtëpi apo sheshe dalngadalë të krishterët që njësohen me botën i kthyen dhe vazhdojnë ti kthejnë Krishtlindjen në festën pagane të diellit, festë ku paganët adhuronin yllin simbolin e diellit dhe dekoronin shtëpitë me gjelbërim, argëtoheshin me pije e orgji, ndanin dhurata,uronin dhe bekoheshin nga shamanët dhe magjistarët e tyre.
Prandaj ajo që shikohet rëndomtë është se edhe pse rrugët, dyqanet, shtëpitë zbukurohen për Krishtlindje nëpër qytete dhe shtete me traditë të krishterë përsëri shumë prej njerëzve me emër të krishterë nuk interesohen fare për Zotin Jisu Krisht dhe e festojnë Krishtlindjen pa Krishtin.
Me këtë trend modern mos të çuditemi kur të dëgjojmë se 25 Dhjetori nuk po quhet më Krishtlindje, por festa e fundvitit apo edhe do quhet festa e "diellit." si një rikthim tek adhurimi i diellit si bënin paganët dhe shtetasit rromak.
Këtë paradoks e tregon më së miri fakti se këtë vit BE propozoi të ndalohet të thuhet publikisht festa e "Krishtlindjes" sepse ofendohen ata që nuk janë të krishterë në vendet e BE.
Edhe pse BE respekton i mbron dhe promovon pakicat e shtetasve siç janë LGBTQI duke lejuar parada publike me performancë dhe simbolet e tyre homoseksuale , sërish emri i Krishtlindjes,ose i Zotit Jisu Krisht , Zonjës Shën Mari dhe simbolet si kryqi , ikonat grazhdi, çuditërisht i shqetëson.
Përgjegjësia është e vet të krishterëve,sepse ata u njehësuan me botën e mëkatit duke u armiqësuar me Perëndinë si na shkruan apostull Shën Jakovi : "O shkeelël dhe shkelës së kurorës (me Zotit), a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi Perëndinë. Ai që bëhet mik me botën bëhet armik i Perëndisë" ( Jakovi 4-4). Anjëherë në Bibël nuk na thuhet që të njësohemi me ritet pagane por ti kundërshtojmë ose tia përshtatim besimit orthodhoks kur kjo është mundur pa cënuar doktrinën, ashtu si ka vepruar Kisha Apostolike me disa traditat dhe zakonet ekombeve , por e përsërisë kurrë komrpomisë për tu njësuar me botën e apostazisë edhe mëkatit për të qënë koherent apo modern , ashtu si na thuhet qartë apostulli Pavli :"Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë." (Rromakëve 12-2)
Ata arritën deri aty sa edhe pse në BE edhe në botë emrin, kishat, historinë dhe muzetë i kanë të krishterë,por filozofinë dhe mënyrën e jetesës sot po e kthejnë në paganizëm dhe në antikrishterim.
BE edhe pse një union me vlera të krishtera duke hequr me edukatë Krishtin si "gurin e qoshes"(1 Pjetrit 2-6) nga ndërtesa e saj, po i shkatërron themelet e qytetërimit të tyre shekullor, të ndërtuar mbi parimet ungjillore, që në Europë u përhapën që në shekullin e parë nga apostujt e Krishtit si (Petro , Pavli ) dhe u bënë ligje të shtetit që nga shekulli i 4 nga perandorët e krishterë si Kostandin i Madh, Theodhosi, Justiniani, etj.
Në qoftë se Europa po shkon drejt këtij trendi, ne si besimtar ortthodhoks nuk duhet të çuditemi, sepse është profetizuar që fryma e antikrishte që është në veprim, do të shtohet gjithnjë e më shumë me apostazi dhe do të kulmojë në Europë dhe në botë me shfaqjen e antikrishtit, pak përpara se të vijë Zoti Jisu Krisht për herën e dytë si gjykatës i drejtë, ashtu siç apostull Pavli e sqaron: ”Askush të mos ju gënjejë kurrsesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes, kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi..Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekullish të rreme,dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës.”( 2 Thesalonikasve 2-3-11)
Gjithashtu Profeti Daniel profetizoi për antikrishtin deri sa të vijë dita e Zotit, se ai do t’i kundërvihet (shenjtorëve) krishterëve të vërtetë dhe do ndryshoj festat fetare : “Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t'i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe. Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi, i cili do të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë. Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t'i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i shërbejnë dhe do t'i binden atij".( Danieli 7 25-27)
Zoti na thotë ne të krishterëve: “Ju jeni kripa e tokës. Por nëse kripa e humbet shijen, si mund ta rifitojë atë? Nuk ka më asnjë vlerë, përveçse të hidhet e të shkelet prej njerëzve.” (Matheu 5:13)
Në qoftë se të krishterët orthodhoksë nuk duan të humbasin indetitetin shekullor dhe t’i shkelin me këmbë njerëzit e “Kohës së Re“(NEW AGE) të cilët fatkeqësisht kanë marrë pushtetin toksor, duhet të mos lejojnë që besimi i tyre orthodhoks të kompromentohet, festat dhe simbolet e tyre shekullore të tjetërsohen dhe të përzihen me paganizma, tradita të feve të tjera duke rënë në sinkretizëm, ose në fenë e re globaliste.
Kjo nuk duhet vetëm për pohimin e besimit dhe ruajtjes së indetitetin të krishterë orthodhoks, por edhe për të mirën e botës apostate dhe të këtij brezi të pabesë edhe imoral, që edhe pse të krishterët i shkel me këmbë dhe persukutohen dhunshëm përditë nëpër botë, përsëri ata paganët mëshirohen dhe ndimohen nga Perëndia i dashurisë kur orthodhoksët festojnë festat e tyre fetare siç është edhe Krishtlindja, festë që i ndriçon dhe e gëzon atmosferën e zymtë dhe dëshpëruese të qyteteve dhe familjeve sot, sepse aty thiret emri i Zotit dhe kryehet Liturgjia Hyjnore bekohet shenjtërohet dhe ndriçohet vendi nga drita hyjnore ashtu si ndodhi edhe kur lindi Krishti dhe engjëjtë lajmëruan nga qiejtë lajmin e gëzueshëm tek njerëzit që rinin natën nëpër ara :" Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.Por engjëlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.Dhe kjo do t'ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd''.Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ''Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!''. Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t'u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: ''Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç'ka ndodhur dhe ç'na bëri të ditur Zoti''. Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë. Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë. ( Luka 2 8-16)
Të krisherët tradicionalisht që e fillojnë arredimin e shtëpive me simbolin e grazhdit që improvizon lindjen e Krishtit në Bethlehem të judesë që në datë 6 Dhjetor, ose pas të kremtes së Shën Nikollës, ashtu siç thotë edhe një tropar në këtë të kremte: “Stolisu o shpellë, bëhu gati o Grazhd", duhet që jo vetëm duhet të arredojnë shtëpitë e tyre me simbolet e vërteta të Krishtlindjes, si grazhdi dhe kryqi, shenja e Birit të njeriut (Mateu24-30), por mbi të gjitha të përpiqen të bëjnë gati grazhdin e shpirtit të tyre, që Krishti të vijë, të lindet në zemrat e tyre, kur ata të pregatitur me kreshëm , pendim edhe rrëfim të kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishtit në Liturgjinë Hyjnore në ditën e Krishtlindjes, ashtu siç na thotë edhe urata para kungimit:
“O, Zot Perëndia im, e di që nuk jam i denjë, as i aftë që të hysh nën mbulesën e shtëpisë së shpitit tim, sepse është e shkretë dhe e rënë dhe s’gjen tek unë vend të denjë për të ulur kryet. Por siç e ule veten së larti për ne, ule dhe tani në përuljen time. Dhe siç denjove të shtrihesh në shpellën dhe në grazhd të kafshëve, denjo të hysh dhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm dhe të trupit tim të njolliosur” (Urata e Shën Joan Gojartit)
Të krishterët orthodhoksë, sot kanë një sfidë dhe një betejë me frymën e botës dhe që nuk duhet ta humbin atë betëjë, sepse do humbin indetitetin e tyre dhe pastaj do jetë shumë vonë për ti rifituar ato të drejta, simbole dhe dradita që i fituan me gjakun e martirëve , me apologjetët dhe mbretërit e krishterë.
Ata duhet të ruajnë patjetër festën e Krishtlindjes dhe simbolet e shenjta duke u distancuar nga fryma sekulariste, që e ka kthyer sot Krishtlindjen në një festë komerciale fundviti dhe që nga forcat antikrishte po degradon dinakërisht nëpërmjet simboleve pagane dhe demagogjisë me përdhunë ligjore në "festën e diellit".