Shën Gjergj, trofeprurësi, shenjti mbrojtës i Gjergj Kastriotit dhe i arbërve
April 26, 2022 at 12:43 pm,
No comments
Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin ,ditën e hënë të Javës së Ndritëshme që është si një ditë, për të na dhënë ikonën e ditës pa kohe të jetës së përjetëshme në Mbretërinë e Zotit, Kisha jonë Orthodhokse kremton dëshmorin e madh Shën Gjergj Trofeprurës.
E kremtja e shën Gjergjit festohet më 23 prill por në rast se bie në kohët e kreshmëve dhe meqenëse është një festë e madhe panagjirike për të krishterët orthodhoks, kremtohet nga Kisha Orthodhokse një ditë pas Pashkës, të Hënën e Ndritshme.
Dëshmori i madh shën Gjergj Trofeprurësi ka lindur rreth vitit 275 pas Krishtit ,prej prindër të krishterë, babaj nga Kapadoqia (zyrtar) dhe nëna me origjinë nga Lidia e Palestinës.
Në moshën 10 vjeç i vdes i ati dhe mbeti jetim dhe u kejdes nëna e tij Polikronia.Në moshën 18 vjec u mobilizua ushtar dhe u dërgua në Nikomedi .
Në luftën kundër Persëve shën Gjergji u shqua për trimëri të madhe midis ushtarëve dhe Diokliciani e gradoi kryegjeneral (kont) dhe prefekt .
Shën Gjergji ishte një i krishterë i fshehtë dhe priste momentin të pohonte besimin në Krishtin e Ngjallur .
Në atë kohë Diokliciani nxorri një urdhrër kundër të krishterëve .Ai që nuk e mohonte Krishtin dënohej me turtura të frikshme dhe me vdekje të mundimshme .
Shën Gjergji mendonte se kishte ardhur koha që të pohonte besimin e tij dhe ti tregonte Dioklicianit dhe armiqve të Krishtit se të krishterët nuk janë frikacak dhe nuk e mohojnë besimin në Krishtin e Ngjallur, sepse ai që e mohon Krishtin përpara njerëzve do ta mohojë edhe Zoti atë kur të vijë me lavdinë e Atit bashkë me ëngjëjt e shenjtëruar.
Ai kërkonte një provë nga Perëndia se e pranonte deshirën e Tij për martirizim dhe përgjigjia i erdhi .
Në sinaksarin e Shën Gjergjit përmendet kjo ndodhi. Pranë një liqeni të Atalisë në Azinë e vogël, kishte folenë një dragua të cilët banorët idhujtarë të zonës e adhuronin si "perëndi".
Banorët për të qëtësuar përbindëshin i afronin vajzat e tyre virgjëresha .Kjo realizohej me anë të një shorti .Në kohën kur shorti ra që të flijohej e bija e mbretit në atë vend u shfaq Shën Gjergji një trim hipur mbi një kalë të bardhë .
Shën Gjergjit I erdhi keq për vajzën ,bëri kryqin dhe me shtizën e tij e shpoi tejpërtej përbindëshin .Dragoi ngordhi menjëherë .
Kjo mrekulli që bëri Shën Gjergji me fuqinë e kryqit i dha zemër atij dhe ishte një përgjigje e Zotit se kishte ardhur që të pohonte besimin e tij të krishterë dhe ta mundte dragoin e pushtetit romak ,i cili mendonte se me friksime ,tortura dhe me vdekje do ta shpërbënte besën e krishterë.
Ai e pohoi besimin e tij në Krishtin dhe kërkoi të zbatohen mbi të të gjitha torturat e përmendura në listën për të trembur të krishterët .
Ishte vetëm 20 vjeç kur u mor vendimi kundër atij dhe mbi të u ushtruan tortura të frikshme .
U shpua me shtizë,e shtypën me një gur të madh ,e futën në një gropë gëlqere të pashuar dhe e lanë tre ditë nga ku doli i paprekur,e kaluan në rrotë që kur rrotullohej trupi shqyhej nga thikat dhe ganxhat, i dhanë helm për ta pirë, por me ndimën e Zotit nuk pësoj gjë.
Ngjalli një të vdekur që paganët të besonin se Krishti ngjall të vdekur. E rrahën me kammzhik e detyruan të eci me këpucë hekuri të skuqura dhe me gozhda.
Nga të gjitha këto turtura e shpëtoi Zoti Jisu Krisht me ëngjëllin e tij.
Shum veta besuan të prekur nga durimi i tij martirik dhe mrekullit e Zotit që e mbronin shenjtorin nga torturat .Magjistari Athanas që i dha helm për të pirë u pendua kur shenjtori nuk pësoj gjë dhe ngjalli një të vdekur që kishte 300 vjet i vdekur, magjitari dhe i vdekuri i ngjallur që doli nga ferri puhuan Krishtin, po ashtu mbretëresha Aleksandra bashkë me ushtarët Anatoli, Protoleoni dhe një bujk Gliqeri që shejntori i ngjalli kaun e tij.
Këta të gjithë u martirizuan para shenjtorit.
Dhe shum pagan të tjerë besuan tek Zoti Krisht, prandaj Shën Gjergji quhet Trofeprurës.
Në fund për ti turpëruar paganët u lut tek Zoti Krisht dhe të gjithë statujat e tempullit u rrëzuan për tokë dhe u bënë thërime
Nga që nuk e mundën dot Shën Gjergjin, Diokliciani i turpëruar nga qëndresa e shenjtorit dha urdhër me prerjen e kokës më datën 23 prill.
Atë natë në burg pa në ëndër Zotin Jisu Krisht që e kurorëzonte, porositi shërbëtorin e tij Lupo dhe kështu porositi shërbëtorin e tij që mbas vdekjes trupin e tij ta varrosin në Lidia në vendlindje.
Shën Gjergji që shpejt u nderua nga kisha si Dëshmor i Madh Trofeprurës.
Nderimi i tij u përhap shpejt në të gjithë botën dhe u ndërtuan kisha të shumta që në shekullin e IV .
Me ndërmjetimin dhe shfaqjet e shën Gjergjit janë bërë shumë mrekulli gjatë shekujve prandaj ai nderohet nga të krishterët si mbrojtës i Kishës Apotolike dhe të krishterëve nga armiqt e dukshëm dhe të padukshëm ,mbrojtës i të vobektëve ,mjeku i të sëmurëve ,përluftar i mbretërve të krishterë.
Shën Gjergj Trofeprurësi është nderuar në mënyrë të vecantë në Arbëri si një shenjt mbrojtës dhe ka një lidhje të ngushtë me heroin tonë të madh Gjergj Kastriot Skëndërbeun .
Një traditë popullore na thotë se Gjergj Kastriotit kur ai luftonte për sulltan Muratin si iniçier, i`u shfaq Shën Gjergji duke i thënë ktheu se vendi i Arbërit ka nevojë për ty dhe unë do të jem përkrah teje.
Kjo gjë u vërtetua në jetën e Gjergj Kastriotit i cili me luftrat e tij kundër pushtuesve osman për 25 vjet, u bë princi i krishterë, atleti i krishtërimit, i cili luftonte kundër dragoit ( Perandorisë Osmane) që ishte kundërvënë Europës së krishterë .
Në disa piktura të vjetra vetë Gjergj Kastrioti paraqitet hipur mbi kalë të bardhë duke luftuar me dragoin(Turqia) që ishte kundërvënë krishtërimit.
Këto piktura ngjajnë me ikonën e shën Gjergjit .
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti e festonte ditën e emrit të tij në ditën e Shën Gjergjit.
Mbas vdekjes dhe heroi ynë kombëtar është nderuar në ndërgjegjien popullore si shenjtor mbrojtës i Arbërise .
Jo vetëm shqipëtarët, por vetë turqit kishin një nderim për heroin tonë, duke e parë si një njeri me forcë të mbinatyrshme hyjnore. Kur u pushtua qyteti i Lezhës, turqit plaçkitën varrin e heroit dhe morën eshtrat dhe imbanin në trupat etyre si hajmali.
Kjo ka një arsye, sepse shum nga ushtarët e ushtrisë osmane kishin prejardhje nga familje të krishtera, të cilët mereshin me dhunë nga prindërit e tyre me "taksën e gjakut" ju ndronin fenë dhe i bënin ushtar (iniçjer) siç i shte dhe vet Gjergji.
Ata e dinin nderimin e krishterëve për lipsanet (eshtrat) e shejntorëve që mbajnë dhe trasmetojnë Hirin e Zotit.
Në lagjen Berish të Zymit të Hasit ka qënë një kishë e cila i dedikohej Shën Gjergjit .
Në ditën që kremtohej shën Gjergji,shqiptarët kremtonin edhe Gjergj Kastriotin si shejntor .
Madje gjatë një të kremte të tillë janë masakruar nga turqit disa priftërinj dhe ushtarë .Kjo dëshmohet nga varret e tyre që gjenden pranë kishës.
E kremtja e Shën Gjergjit në traditën popullore shënon fillimin e verës, ashtu si Shën Dhimitri fillimin e dimrit dhe gjatë kësaj të kremteje bëheshin dhe bëhen festa të mëdha ,gjithashtu ndezin qirinj për të sëmurët.
Shën Gjergjin e festojnë edhe besimtarët bektashi në Shqipëri, si në Krujë, etj, kjo për shkak të prejardhjes së tyre si të krishterë dhe lidhjes që kishte Gjergj Katriotit heroi ynë kombëtar me Shën Gjergjin Trofeprurësin.
Në Shqipëri sot ka shumë kisha për nder të shenjtorit të cilat janë kisha të vjetra monumente kulture dhe kisha të reja siç është edhe katedralja e madhe e Shën Gjergjit në qytetin e Fierit,ndërtuar me fonde të mbledhura nga forlumturia e tij kryepiskopi Anastas.
Kisha dhe të krishterët orthodhoks i këndojnë Shën Gjergjit këtë himn,përlëshore :’’Si çlirimtar i robërve dhe mbrojtës i të vobektëve ,mjeku i të sëmurëve dhe përluftar i mbretërve, dëshmor i madh Shën Gjergj Trofeprurësi ,ndërmjeto përpara Krishtit perëndi të shpëtohen shpirtret tona’’.
Emëri Gjergj do të thotë (ara e Perëndis).
Për shumë vjet Shën Gjergjin ,vecanërisht ata që festojnë ditën e emrit.
Përgatitur nga Miron Çako