PSE KRISHTERIMI ORTHODHOKS ËSHTË KUNDËR POLIGAMISË ?
SE KRISHTERIMI ORTHODHOKS ËSHTË KUNDËR POLIGAMISË ?Shkrim nga
Miron ÇakoZyra e
Katekizmit Kryepiskopata e Tiranës
Sot në botë të ndikuar nga tradita, fe dhe orientime seksuale ka forma të ndryshme bashkëjetese në çiftë që rjedhimisht krijojnë famijle kontraverse , një ndër to është edhe poligamia .Zakonisht poligamia (martesa me shumë gra )dhe shumë rallë poliandria(martesa me shumë burra) është e papranushme për krishterimin dhe veçanërisht Kisha Orthodhokse këmbëngul se vetëm mastesa monogame ajo mes një burri dhe gruaje është e natyrshme ,njerëzore , hyjnore.
Kisha Orthodhokse është kundër poligamisë sepse mbështet në Shkrimin e Shenjtë, Traditën e Shenjtë të përcaktuar me kanonet kishtare.
Në Biblën (Shkrimin e Shenjtë) në asnjë vend nuk lexojmë se Zoti ka projektuar poligaminë, përkundrazi providenca hyjnore projektoi monogaminë në çift dhe kjo na thuhet shumë qartë tek libri i parë i Biblës , Zanafilla : Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë…. Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis"…Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.Dhe njeriu tha: "Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri".Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.(Zanafilla 2-7 ;18 ;21-24)
Këtu na thuhet shumë qartë se Zoti Perëndi krijojë martesën monogame sepse vetëm kështu çifti mund të bëhet një njësi , një trup , një bashkim , jetë, dashurie dhe të qënuri .
Por dikush mund të thotë përse edhe në Bibël në Dhiatën e Vjetër ne shohim poligaminë madje edhe tek patriarkët , si Abraham. Jakov, mbretërit e drejtë David , Solomon ,etj?
Ne duhet të jemi të vëmendshëm kur e lexojmë dhe interpretojmë Biblën .
Nqs poligamia gjendet në Dhiatën e Vjetër ajo është pasoja e rënies morale të shoqërisë njerëzore për shkak të makatit fillestar stërgjyshor, pasoja e mëkatit të gruas së parë Eva . Ajo e mashtruar nga djalli ra në egoizëm dhe e pranoi ofertën e dajllit që hyri dhe i foli nga gjarpri për të ngrënë frutin e ndaluar i lakmueshëm për sytë , barkun dhe mendjen. Ajo e hëngri frutin sepse nuk i pëlqeu barazia me burrin duke dalë nga brinja mesi i trupit dhe afër zemrës të tijë por deshiroj të bëhej hyjni para dhe mbi burrin, koka dhe sunduesi i tij,ashtu si përsëri lexojmë ; “Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai. (Zanafilla 3 1-6)
Mbasi mëkatoi gruaja se dëgjoi gjarpërin dhe burri mëkatoi se dëgjojë gruan atëhere djalli mori të drejta mbi ata jo vetëm në psiqikën dhe trupat e tyre por edhe në martesën e tyre të bekuar nga Zoti.
Kështu gruaja e humbi vendin e barazisë me burrin dhe dashurinë e tij dhe si ndëshkim nga drejtësia Hyjnore për atë që ajo bëri me egoizëm dhe dinakëri kundër Zotit dhe burrit, situata ndryshoi për keq për gruan.Tashmë burri e tjetërsuar nga mëkati e humbi dashurinë e sinqertë për gruan dhe fillojë ta tiarnizojë gruan, dmth shikoi gruan me epsh si një objekt vëtëm për kënaqisë për riprodhim të farës së tij dhe si mjet pune, dmth si qënie të varur dhe jo të barabartë me veten ashtu si na i thotë përsëri Shkrimi ;” dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty".(Zanafilla 3-16)
Kështu armiqësitë dhe rivaliteti që ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas në këtë botë nuk i përkasin mënyrave të ndryshme të ekzistencës të krijuar dhe projektuar nga Pertëndia , por mëkatit fillestar. Perëndia e krijojë çiftin burrë grua dhe martesën në barazi, harmoni të plotë dhe dashuri të ndërsjelltë dhe nuk duhet të kishte tirani të burrit mbi gruan , as shtypje as skllavëri, ashtu si nuk duhet të kishte përpjekje të grave për t’u bërë burra dhe të mbajnë pozitën e mashkullit në rendin e krijimit, por të kishte një harmoni dhe një unitet në bashkësinë e qënies , me dallime natyrore dhe me rendin e krijuar natyror.
Pasojat e mëkatit të çiftit të parë nuk mbetët vetëm te Adami dhe Eva por ushtrinë tek fëmijët dhe pasardhësit e tyre.
Poligamia si pasojë e mëkatit përmend në Bibël në fillim tek fisi e Kamit një fisë mëkatar, gjaksor edhe i mallkuar. I pari që mori dy gra ishte Lameku, pasardhës i Kainit, ashtu si lexojmë : “Dhe Lameku mori dy gra: emri i njërës ishte Ada dhe emri i tjetrës Cilah”.(Zaanafilla 4-19)
Fisi i Sethit që kërkonin emrin e Zotit (Zanafilla 4-26), nuk kishin martesa poligame, vetëm kur nga fisi i Sethit “bijtë e perëndisë” maorën gra nga fisi i Kamit “bijat e njerëzve” atëhere u prishë aq shumë raca njerëzore sa Zoti vendosi ta shkatrojë njerëzximin me përmbytje.(Zanafilla 6;5-8)
Mbas beslidhjes që bëri Zoti me Noen dhe familjen e tij monogame, . (Zanafilla 6-18), poligamia na rishfaqet përsëri tek Abrami me të cilin Perëndia bëri një tjetër besëlidhje dhe i premtoj: “ Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim” (Zanafilla 12-2 ).
Abrahami kishte një martesë monogame por ai dhe gruaja e tij Sara nuk kishin fëmijë , dhe pasardhës . Perëndia i ishte shfaqur Abramit dhe i kishte premtuar se ai do kishte fëmijë nga gruaja e tij;(Zanafilla 16-1-6) , por gruaja e tij Sara e shkuar në moshë muk i besojë profetësisë sepse dhe kështu e nxiti Abramin të shkonte me skllaven e saj Agarën : “ Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.(Zanafilla 16-18)
Edhe pse Abrahami u bë me fëmijë me një grua të dytë dhe ky fëmijë është Ismaili nga vijmë popujt arabë përsëri problem nuk u zgjidh, sepse fëmija që lindi nuk ishte nga Perëndia por nga pabesia e gruas Sarës që edhe pse e mori djalin e skllaves si të sajin nuk ishte e lumtur , sespe filloi rivaliteti mes grave , aq Sara e detyrojë Abramin ta përzinte Agarën dhe Ismailin djalin e saj në shkretëtirë". (Zanafilla 16 -5-6)
Kur Abrahami në moshën 86 vjeçe nga tundimi i Sarës ra në poligami kjo nuk i pëlqeu Perëndisë, prandaj Zoti nuk me vizitoi Abrahamin për 13 vjet rjesht dhe vetëm kur Abrami ishte 99 vjeç Zoti i shfaqet përsëri : “Unë jam Zoti i Plotfuqishëm; ecni para meje dhe jini të paturpshëm;dhe unë do të bëj besëlidhjen time midis meje dhe jush, dhe do t'ju shumoj shumë.(Zanafilla 17:1-2).
Me këto fjalë, Zoti dënon veprimin poligam të Abramit.Dhe mbasi Abrami dh Sara u penduan për mëkatinm e tyre që vinte nga pabesia njerëzore atëhere Zoti e vizitoj përsëri Abrahamin dhe Sarën dhe ajo mbeti shtatëzane dhe lindi djalin e saj Isaku që do të thotë gëzim(Zanafilla 21 1-7).
Nëpërmjet Isakut që ishte sipas premtimit të Zotit nga martesa monogame vazhdoj beslidhja e Zotit me njerëzimin dhe jo me Ismailin siç predendojnë ismailitët sepse ai ishte produkt i një pabesie njerëzore dhe poligamie.
Abarahami pas vdekjes së Sarës pati edhe fëmijë të tjerë me konkubina por ai gjithmonë e dinte se vetëm Isaku ishte i bekuar nga Perëndia dhe jo të tjerët të cilët Abrahami I mbante largë djalit të tij ligjor dhe të bekuar.(Zanafilla 25: 6)
Poligaminë e shikojmë përsëri tek Jakovi i biri I Isakut (Zanafilla 31:17), por poligamia e tij nuk ishte nga dëshira e Jakovit por nga dinakëria e vjerrit të tij Labonës i cili kishte dy vajza Rakelën dhe Lean , Jakovi ishte dashuruar me Rakelën që ishte më e bukur dhe më e re , por Labono në ditën e dasmës i futi në nusëroren Lean dhe i premtoi se nqs do t’i shërbente dhe shtatë vjet të tjera do t’i jepte për gruan edhe Rakelën . Por edhe pse u bë poligam Jakovi nuk i donte të dyja gratë njësoj , ai deshte më shumë Rakelën ( Zanafilla 29 21-30)dhe kjo bëri që mes tyre dhe fëmijëve të tyre .(Zanafilla 30 1-21) të ketë ngrindje që nuk u shuan mes shekujsh.
Paoligaminë e shohim edhe tek mbretërit David, por kjo përsëri nuk ishte dëshira e Perëndisë por e egos dhe epsheve të burrave dhe dinakërisë së grave që shfrytëzonin pasionin për të marrë pushtet ato edhe fëmijët e tyre në këto martesa poligoni.
Zoti nëpërmjet Moisiut deklaroi në Ligjin e tij një urdhër të qartë se mbreti i popullit të Izraelit : “Nuk duhet të ketë një numër të madh grash, me qëllim që zemra e tij të mos shthuret; dhe nuk duhet të grumbullojë për vete një sasi të madhe argjendi dhe ari. (Ligji i përtërirë 17- 17)
Davidi e shpërfillë këtë urdhërim (2 Samuel 5:13) ai pati disa gra dhe bashkë me konkubinat e tyre dhe pati shumë fëmijë por kjo bëri që dinastija e David të jetë një harenë lufte me grave dhe fëmijëve në incest dhe vrasjes mes tyre.
Po ashtu Solomoni djali i Davidit e shpërfilli këtë urdhër dhe ai e teproj më shumë nga të gjthë me poligininë, me kalimin e kohës ai kishte më shumë se 700 gra dhe 300 konkubina. (3 Samuel 11: 3).
Pasojat ishin të trishtueshme sepse nën ndikimin e shumë grave, zemra e Solomonit u derdh dhe u devijua nga Perëndia (1 Mbretërve 11: 1-4).Dhe për këtë mëkat ai u dënua nga Zoti dhe (1 Mbretërve 11 6-14) dhe pagoi i gjithë Izraeli që mbas vdekjes së Solomonit dinastia u nda më dysh në Mbretërinë e Jugut edhe të Veriut, sipas profetësisë Habiahut (I mbretërve 11;31-35) në luftë mes tyre ashtu siç ishin në luftë edhe dy gratë e Joakobi (Izraelit) Lea dhe Rakela në martësën poligame .
Dhe kjo ndarje e Izraelit ndodhi në kohën e mbretërimit të Roboamit 930 pr Krishtit që edhe ai ishte kishte shumë gra edhe konkubina. (2 Kronikave 11:21)
Solomoni edhe pse kishte harem nuk ishte apak i lumtur sepse ai edhe pse kishte me bollëk erosin si një isntikt shtazor, atij i mungonte agapi dashuri që e kanë vetëm njerëzit veçanërisht mes një çifti të vetëm.
Solomoni në librin e proverbave shkruan : “Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.” (Fjalët e Urta. 5:18) “ Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti”.(Prov. 18:23)
Profetët ndryshe nga mbretërit pasionantë kanë profetizuar kundër tradhëtisë që burrat iu bëjnë bashkëshortoreve të tyre : “Ju thoni, "për çfarë?" Sepse Zoti ishte një dëshmitar midis jush dhe gruas së rinisë tuaj, kundër së cilës vepruat në mënyrë të pabesë, ndërsa ajo është shoqja juaj dhe gruaja juaj e ligjshme (Mal. 2:14).
Sipas mësimeve biblike, është dashuria për gruan e vetme që mund t'i japë një burri gëzime tokësore dhe të ndriçojë ngarkesën e punës së jetës: Shijoni jetën me gruan që doni, gjatë gjithë ditëve të jetës suaj të kotë dhe që Zoti ju ka dhënë nën diell për të gjitha ditët tuaja të kotësisë; sepse është pjesa jote në jetë dhe në punët e tua, ashtu siç punon nën diell.(Ekl. 9: 9).
Prandaj siç mund ta shohim, poligamia shfaqet në një mënyrë shumë problematike në Bibël në Dhiatën e Vjetër edhe pse lejohet ajo jo vetëm nuk zgjidhi problemin e epshit të burrave apo problemet sociale dhe dëshirat e grave për pushtet duke shfryrëzuar epshin e burrave por i agravojë shumë më keq problemet sociale si për martesat poligame por dhe për fëmijët dhe pasëardhësit e tyre.
Profetët përdorën imazhin e martesës për të nënshkruar marëdhëniet midis Zotit dhe njerëzve të Tij. Ata menduan vetëm për një formë - monogami: Ndërsa një i ri kombinohet me një virgjëreshë, kështu bijtë tuaj janë të kombinuar me ju; dhe si dhëndri të gëzohet për nusen, kështu që Perëndia juaj do të gëzohet për ju (Is. 62: 5)
Në Ligjin e Moisiut për shkak të dobësisë së njeriut nuk na urdhërohet monogamia sespse akoma ishte e vështirë pët tu mbajtur si nga burrat por edhe nga gratë se hiri fuqia e Zotit nuk kishte ardhur tek njerëzit, përsëri Ligji peëpiqet të korrigjojë këtë antikap të martesës që kishte degjeneruar në poligami jo vetëm mes burrit dhe grave por sidomos ndaj fëmijëve që vuanin xhelozitë e grave të babait " Në qoftë se një burrë ka dy gra, dhe njerën e dashuron dhe tjetrën e urren, dhe si e dashuruar ashtu dhe ajo e urryera i kanë lindur fëmijë, në rast se i parëlinduri është fëmija e gruas së urryer,ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t'i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlinduri;por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes.(Ligji i Përtërirë 21: 15-17)
Prandaj poliganmia për ne të Krishterët nuk është e urdhëruar nga Zoti por është e lejuar për shkak të rënies morale si burrit dhe gruas nga mëkati fillestar, prandaj kur në botë erdhi Biri dhe Fjala e Perëndisë si njeri ( Joani 1-14), Jisu Krishti , Ai me atoritetin hyjnor e rivendosi përsëri martesën në vendin dhe perspektivën që kishte që në fillim para rënjes në makat dhe kur : “iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: ''A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?''.Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ''A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".
Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë''.Ata i thanë: ''Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?''.Ai u tha atyre: ''Moisiu ju lejoi t'i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu. Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën''. (Mateu 19: 3-9)
Edhe apostull Pavli goja e Krishtit urdhëron që burri duhet të jetë , burrë i një gruaje të vetme .(1 Timoteut 3: 2;12).
Kështu Krishti e themelosi përsëri martesën në monogame e tronditur në themel nga poligamia. Krishti duke kryer mrekullinë e parë bëri ujin në verë në martesën në Kana të Galilesë (Joani 2 1-11) e tregoi martesën monogame një kuptim të ri të vecantë një mister i madh, si shprehje më e përsosur natyrore e dashurisë së Perëndisë për njerëzit dhe dashurisë së njerëzve mes tyre dhe kjo përmbushet në martesën e Krishtit me Kishën ashtu si e cilëson apostull Pavli tek (Ffesianët 5-32)
Krishti jo vetëm urdhëroi monogaminë për ndjekësit e tij por jep edhe fuqinë për ta përmbushur atë në Misterin e Martesës . Në misterin e martesës në Kishën Orthodhokse një burri dhe një gruaje u jepet mundësia nga hiri i Zotit nëpërtmjet uratave të kishës që në liri dhe sinergji çifti të bëhet një trup dhe një shpirtë , në një mënyrë të tillë që asnjë dashuri njerëzore nuk mund ta japë nga vetja dhe kjo realizohet vetëm në një martesë monogame e bekuar nga Krishti në Kishën Orthodhokse.
Monogamia sipas Kishës është e përjetshme , sepse atë që Shpirti I Shenjtë ka filluar këtu në tokë me Misterin e Martesës ku nga dy njerëz i bën një, ajo të mos ndahet në vdekje por të përmbushet dhe vazhdojë në mënyrë më të përsosur në mbretëriën e Perëndisë.
Kjo doktrinë e krishterë e martesë monogamisë është kategorisht kundër doktrinave poligame ku do që ato të shfaqen dhe me çdo arsyetimi .
Edhe kanonet Kishatare e ndalojnë si divorcin ashtu dhe poligaminë.
”Cdo laik që ndan gruan e tij dhe martohet me një tjetër ose martohet me një grua të divorcuar , duhet të aforizohet (nxjerë jashtë kungatës (Kanoni 48 I apostujve)
“Ata që kryejnë poligami , duhet të bëjnë 4 vjet pendesë” (I Shën Vasilit Kanoni 80)
“Kush që martohet me dikë , bashkëshorti dhe bashkëshortja është e të cilit janë gjallë , ai I nështrohet ndëshkimeve për shkelje kurore” (Sinodi VI Kanoni 98)
Kështu atyre që na thonë se edhe Bibla tregon për poligami, ne iu përgjigjemi, tregon por Zoti nuk urdhëron por e lejon poligaminë për shkak të mëkatit të prishjes morale dhe humbjes së barazisë së burrit me gruan, dhe kjo e lejuar vetëm në Dhiatën e vjetër , por në Dhiatën e Re në gjakun e Krishtit poligamia për të krishterët është kategorikisht e ndaluar ,dhe konsiderohet kurorëshkelje dhe kurvëri.
Ata që vazhdojnë edhe na thonë se edhe të krishterët janë poligam sepse kanë fshetas gra të dyta ose dashnore përveç grave të tyre të ligjshme, ne u përgjigjemi ata që veprojnë kështu nuk janë të krishterë pavarësisht emrit por mëkatar që bëjnë kurorëshkelje dhe kurvëri, të përjashtuar nga kungimi , deri sa të pendohen rrëfehen dhe të heqin dorë nga kurorëshkelja dhe kurvëria,ose poligamia e fshehtë , ndryshe ata janë të përjashtuar nga Kisha në këtë jetë dhe nga Mbretëria e Zoti në përjetësi, ashtu si të gjithë mëkatarët , sespe : “A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë".(I korintasve 6-9)
"Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.”(Zbulesa 21-8)
Nqs do të na thonë se ka kisha të krishtera që pranojnë poligaminë si psh "Kisha e shenjtorëve të ditëve të mëvonëshme” sekti i mormonit, ne duhet tju themi se ata nuk janë të krishterë orthodhoks por heterdoks, heretik dhe antikrisht, dhe nuk kanë asnjë lidhje me Zotin Jisu Krisht dhe mësimin e tij për monogomanin dhe shenjtërinë e martesë ,që na tha : "A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë''(Mateu 19-4-6)