TË KRISHTERËT DUHET TË MBROJNË FRYMËN DHE SIMBOLET E KRISHTLINDJES
Vetë emri i festës na tregon se i dedikohet lindjes së Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë, si njeri para 2022 vjetësh në Bethlehem të Judesë, ashtu si na i tregon Ungjillori Mateu : “Jezusi lindi në Betlehem të Judesë, në kohën e mbretit Herod” (Mateu, 2: 1) dhe Ungjillori Lukai: “Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.
Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet. Tani edhe Josifi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,për t'u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta".(Luka 2 1-7)
Deri në shek IV Krishtlindja festohej së bashku me adhurimin e magëve dhe pagëzimin e Zotit, si një nga festat më të mëdha të shfaqes së Fjalës Perëndisë në tokë në formë njerëzore, ashtu siç na e tregon Ungjillori Joani: “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” ( Joani 1-14).
Krishtlindja filloi të festohej në 25 Dhjetor si një kundërbalancë e festivalit pagan të “diellit të pamposhtur”,sepse perandori Aureliano duke dashur t’i bashkojë shtetasit multikulturor të Perandorisë Romake, në vitin 274 vendosi me dekret një “perëndi” atë të adhurimit të "Diellit të pamposhtur" ( Invictus Sol) duke e caktuar festën (Dies natalis) menjëherë pas solsticit dimëror, kur dita fillon edhe i merr natës.
Mbas indiktit të Mediolanit në vitin 313 pK nga Shën Kostandini i Madh kur krishterimi fitojë lirinë si fe e re në perandori, në vitin 352 ndoshta ishte Papa Julius që rregulloi zyrtarisht festën e Krishtlindjes në 25 dhjetor po në ditën e "Diellit të pamposhtur ( Invictus Sol)
Kjo ishte një orvajtje e suksesshme nga Kisha Apostolike për të eklipsuar dhe mundur besimin e rremë të paganëve, që adhuronin e diellin dhe yjet.
Kisha Katholike Apostolike i thirri paganët që të adhuronin Krishtin, "Diellin e Drejtësisë", (Malakia 4-2) këtë e thotë qartë edhe përlëshorja e Kishës Orthodhkse: “Lindja jote o Krisht Perëndia ynë, i lindi botës dritën e dijes së hyjëshme; se atëhere ata që adhuronin çdo yll në qiell, si sot prej yllit po mësoheshin , ty të të adhurojnë Diellin i drejtësisë dhe të njohin si Lindjen që lartazi, o Zot lavdi më ty."(Përlëshorja e Krishtlindjes)
Prej shekujsh Krishtlindja e eklipsoi festën pagane të adhurimit të diellit, por neopaganizmi i sotëm po përpiqet ta eklipsojë Krishtlindjen dhe të rikthejë njerëzit në adhurimin të idhujve.
Kthimi në paganizëm ka filluar gradualisht që në shekullin XV me reformën protestante me themelues kryesor Martin Luterin(1483-1546).Kjo reformë ndryshe nga orthodhoksët dhe ka katolikët ka si bazë të besimit të saj vetëm Shkrimin e Shenjtë dhe jo Traditën e Shenjtë .
Ata mohuan edhe traditën apostolike të nderimit e ikonave, prandaj protestantët në Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore, ku ata fituan terren hoqën nga festa 25 Dhjetorit ikonën dhe grazhdin e Krishtlindjes, një traditë shekullore mes krishterëve në Lindje edhe në Perëndim dhe e zëvëndësuan me simbolin pagan të bredhit.
Luteri vendosi si shenjë të Krishtlindjes pemën e bredhit si një simbol të “Pemës së Jetës” në kopshtin e Edenit (Zanafilla 2-9) ndoshta i frymëzuar na Shën Bonifaci (672-754).
Shenjtori në mënyrë që të hidhte poshtë adhurimin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane e preu vetë pemën e Thorit (perëndi pagane), por pa se me mrekulli një peme bredhi të mbinte në rrënjët e lisit të vjetër.
Duke e marë ketë si një shenjë të besimit të krishterë Shën Bonifaci përdori drurin e bredhit të dekuruar me qirinjë të ndezur si një simbol të krishterimit dhe Krishtlindjes, duke ju thënë njerëzve:”le te jete Krishti në qëndër të familjeve tuaja”, por ky veprim i shenjtorit asnjëher nuk eklipsante ikonën e Krishtlindjes edhe improvizimin e grazhdit por qe nje orvajtje që paganët sakandinav adhurus të fiksuar ndaj pemës të mësonin të adhuronin Krijuesin e pemëve edhe atë që me anën e drurit të pemës (kryqin) që përbehej sipas traditë nga tre dhoje pemësh (qiparis , dëllënjë dhe pishë) ta rivendoste në Parajsë që të mund të hanim përsëri nga frutat e pëmës së jetës (Zbulesa 22; 1-2)
Luteri hoqi grazhdin dhe ikonën e Krishtlindjes dhe i zevëndësoi me bredhin ku në krye zakonisht nuk ka kryqin e Krishtit por thjesht një yll aq më keq atë pendalfa (pesë cepësh) që ishte simboli pagan i diellit, një simbol i rëndomtë pagan që nga lashtësia .
Simbolet patjetër që nuk bëhen kot nga njerëzit por kanë një doktrinë dhe përçojnë energji për ata që i besojnë, ashtu edhe si ne të krishterët kemi simbolikat tona të krishtera që tregojnë doktrinën tonë dhe na ndajnë nga simbollet dhe doktrina pagane por përçojnë edhe energji hyjnore tek besimtarët e krishterë, si psh kryqi, pëllumbi, gruri, vreshti etj.
Ylli pesë cepësh si shenjë okulte është e dënuar në Bibël.Zoti me anën e profetit Amos qorton idhujtarin e Izraelit dhe simbolin e yllit (pendalfa): “Por ju keni krijuar imazhet tuaja në faltoren e Molokut (perëndia e amoniteve dhe fenikasve) dhe Çiuni, yllin e zotit tuaj të cilin e bëtë për vete. (Amos 5:20)
Për satanistë ylli pendalfa është simbol i "bafometit" i djallit. Francezi Elifas Levit krijues i kishës së satanait në shekullin 19 bën të ditur me entuziazëm: “Pesëvijeshi me dy brirë (ylli pesëkëndor) në rend ngjitës përfaqëson djallin d.m.th përmbysjen, çrregullimin dhe marrëzinë intelektuale.”
Ylli i kuq, simbol i diellit dhe i luftës gjakësore ka qenë simbol i ateizmit-komunizmit në shumë vende të Evropës lindore për shumë dekada.
Dikujt kjo mund t’i duket si konspiracion dhe ekstremiste, por le të shohim çfarë na mësojnë shenjtorët orthodhoks nga zbulesat hyjnore.
Shën Joani i Kronstandit në skrimet e tija na tregon këtë vizion i cili e pa i shoqëruar nga Shën Serafimi në Janar të vitit 1901:
“Ecem më shumë akoma dhe shkuam në një kishë të madhe. Doja të bëja kryqin, por jerondi më këshilloi: “Nuk është nevoja për të bërë kryqin, sepse ky vend është ndyrësira e shkretimit.
(Shprehja ndyrësira e shkretimit është nga profecia e Danielit (12. 11).
Kisha ishte e errët dhe e trishtueshme. Në Tryezën e Shenjtë ishte një yll dhe një Ungjill me yje. Qirinj të bërë prej zifti ishin të ndezura dhe kërcisnin si të ishin drunj zjarri. Potiri dhe disku i potirit qendronin aty të mbuluar me një pisllik shumë të pështirë. Ishte edhe nje prosfor (buka që përdorim për Falenderimin Hyjnor) me yje. Një prift qëndronte përpara Tryezes së Shenjtë me një fytyrë shumë të zezë si katran, dhe një grua gjëndesh posht Tryezës së Shenjtë e mbuluar me të kuqe dhe më një yll në buzët e saj duke uluritur dhe qeshur përpara gjithë kishës dhe duke thënë: “Jam e lirë!”. Mendova: “ O Perëndia im, sa e tmerrshme!”.
Njerezit , si të çmendur, filluan të vraponin përqark
Tryezës së Shenjtë, duke gërthitur, fishkëllyer dhe duartrokitur.
Pastaj, nisën të këndonin këngë jo të hijshme. Papritur, nje rrufe
shëndriti, një vetëtimë e frikshme u dëgjua, toka u drodh dhe kisha u
shemb, duke e dërguar gruan, njerëzit, priftin dhe gjithë të tjerët në
sketërr. Mendova: O Perendia im, sa e tmerrshme, na shpëto!”.
Jerondi
e pa atë që u bë, siç edhe unë. E pyeta: “Patër, më thoni, cili është
kuptimi i kësaj kishe të tmerrshme;”. U përgjigj: “Ata janë njerezit e
botës, heretikët, të cilët e braktisën Kishën e Shenjtë, Katholike, dhe
Apostolike Orthodhokse dhe pranuan dhe njohën kishën e sapo të re të
cilën Perëndia nuk e ka bekuar. Në atë kishë nuk mbajnë kreshëm, nuk
ndjekin shërbesa dhe nuk marrin Kungatën Hyjnore!”. U tremba edhe
thashë: “Perëndia na mëshiron, por ata i mallkon me vdekje!”. Jerondi më
ndërpreu dhe më tha: “Mos vajto, vetëm lutu”.
(Vegimi i Shën Joanit të Kronstandit)
Kisha
romano-katolike duke mos i rezistuar traditës protestante në ritje e
pranojë shumë më vonë pemën e bredhit me yllin si simbol i
Krishtlindjes , sepse i jepte përparësi grazhditn si një traditë e
vjetër që nga Fraçesku i Asizit (1181-1226) dhe kjo ishte traditë e
lashtë e krishterë si në lindje ashtu edhe në perëndim.
Pema e parë e Krishtlindjes është vendosur në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit në vitin 1982 nga Papa Gjon Pali i II.
Pema
hyri edhe në vende me traditë orthodhokse të lindjes sidomos në vende
komuniste që e mbanin pemën me yllin e kuq si simbol i Vitit të Ri dhe
triunfit të komunizmit.
Pema me yll sot është një simbol
komercial pothuajse kudo, madje ka hyri edhe në shtëpitë dhe ambjentet
kishtare orthodhokse, duke eklipsuar tradin e grazhdit që është ikona e
vërtet e Krishtlindjes.
Jo vetëm pema por edhe shumë nga bimët e
blerta që përdoren si dekor në festën e Krishtlindjes janë simbole
pagane të pjellorisë tek popujt gjermanik. Psh ashja, me gjethet e saja
që shpojnë, lulet e bardha, dhe kokrrat e kuqe simbolizon dëshirën e
fortë të riprodhimit mashkullor.Këto rite dhe simbole të krishterët në
Perëndim, i kanë huazuar nga paganët dhe sot janë bërë pjesë e traditës
së Krishtlindjes, por shumë nuk ja u dinë kuptimin se janë pagane edhe
bestytni për pjellori .
.
Martin Luteri po ashtu duke mos e
pranuar nderimin e shenjtorëve, në 6 Dhjetor ditën e Shën Nikollës, ku
sipas traditës të krishterët ndanin dhurata mes fëmijëve si
përkujtimore të bamirësive të shenjtorit mrekullibërës, vendosi që
protestantët t’i bënin dhuratat në ditën e Krishtlindjeve për t’i dhënë
më shumë rëndësi festës.
Kjo solli edhe traditën që njerëzit sot të
ndajnë dhurata për 25 Dhjetor.Ndarja e dhuratave për njëri-tjetrin në
ditën e Krishtlindjes e largon vëmendjen e njerëzve nga Krishti, sepse
edhe pse njerëzit urojnë njëri-tjetrin “Merry Christmas”, përsëri atë
ditë mendojnë vetëm si t’i ndajnë dhuratat njëri tjetrit dhe jo të
mendojnë dhuratën për Krishtin që ka ditëlindjen.
Në perëndim
shpërfytyrimi i Shën Nikollës që paralajmëron Krishtlindjet,si një
kukudh i mitologjisë vikinge me rroba të kuqe me bark të madh, duke
bashkëpunuar me elfat krijesa mitologjike i cili udhëton nga Poli i
Veriut me një slitë që tërhiqet prej drerësh dhe qesh “Ho ho ho!”, ose
në imazhin e Perëndisë gjermane "Wodan" dhe për Hollandezët në të Odinit
që hyn në banesat e njerëzve nga oxhaku, siç bën "Santa Klausi" sot
duke ndarë dhuratat fëmijëve, apo në "Babbo Natale".
Kjo
performanc e deformuar e Shën Nikollës është shumë fyes dhe blasfemi jo
vetëm kundër shenjtorit por edhe kundër Zotit Jisu Krishtit dhe Atit
Perëndi , sespe Jisui e tha :"Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua dhe kush
nuk ju pranon ju, nuk më pranon as mua. Kush nuk më pranon mua, nuk
pranon as atë që më ka dërguar".(Luka 10-26)
Po ashtu heqja e ikonës
së Krishtlindjes, e grazhdit dhe vendosja e pemës së bredhit me yllin,
nëpër shtëpi apo sheshe dalngadalë të krishterët që njësohen me botën i
kthyen dhe vazhdojnë ti kthejnë Krishtlindjen në festën pagane të
diellit, festë ku paganët adhuronin yllin simbolin e diellit dhe
dekoronin shtëpitë me gjelbërim, argëtoheshin me pije e orgji, ndanin
dhurata,uronin dhe bekoheshin nga shamanët dhe magjistarët e tyre.
Prandaj
ajo që shikohet rëndomtë është se edhe pse rrugët, dyqanet, shtëpitë
zbukurohen për Krishtlindje nëpër qytete dhe shtete me traditë të
krishterë përsëri shumë prej njerëzve me emër të krishterë nuk
interesohen fare për Zotin Jisu Krisht dhe e festojnë Krishtlindjen pa
Krishtin.
Me këtë trend modern mos të çuditemi kur të dëgjojmë se
25 Dhjetori nuk po quhet më Krishtlindje, por festa e fundvitit apo
edhe do quhet festa e "diellit." si një rikthim tek adhurimi i diellit
si bënin paganët dhe shtetasit rromak.
Këtë paradoks e tregon më
së miri fakti se këtë vit BE propozoi të ndalohet të thuhet publikisht
festa e "Krishtlindjes" sepse ofendohen ata që nuk janë të krishterë në
vendet e BE.
Edhe pse BE respekton i mbron dhe promovon pakicat e
shtetasve siç janë LGBTQI duke lejuar parada publike me performancë dhe
simbolet e tyre homoseksuale , sërish emri i Krishtlindjes,ose i Zotit
Jisu Krisht , Zonjës Shën Mari dhe simbolet si kryqi , ikonat grazhdi,
çuditërisht i shqetëson.
Përgjegjësia është e vet të
krishterëve,sepse ata u njehësuan me botën e mëkatit duke u armiqësuar
me Perëndinë si na shkruan apostull Shën Jakovi : "O shkeelël dhe
shkelës së kurorës (me Zotit), a nuk e dini se miqësia me botën është
armiqësi Perëndinë. Ai që bëhet ,ik me botën bëhet armik i Perëndisë" (
Jakovi 4-4). Anjëherë në Bibël nuk na thuhet që të njësohemi me ritet
pagane por ti kundërshtojmë ose tia përshtatim besimit orthodhoks kur
kjo është mundur pa cënuar doktrinën, ashtu si ka vepruar Kisha
Apostolike me disa traditat dhe zakonet ekombeve , por e përsërisë kurrë
komrpomisë për tu njësuar me botën e apostazisë edhe mëkatit për të
qënë koherent apo modern , ashtu si na thuhet qartë apostulli Pavli
:"Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të
ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i
pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë." (Rromakëve 12-2)
Ata
arritën deri aty sa edhe pse në BE edhe në botë emrin, kishat,
historinë dhe muzetë i kanë të krishterë,por filozofinë dhe mënyrën e
jetesës sot po e kthejnë në paganizëm dhe në antikrishterim.
BE edhe
pse një union me vlera të krishtera duke hequr me edukatë Krishtin si
"gurin e qoshes"(1 Pjetrit 2-6) nga ndërtesa e saj, po i shkatërron
themelet e qytetërimit të tyre shekullor, të ndërtuar mbi parimet
ungjillore, që në Europë u përhapën që në shekullin e parë nga apostujt e
Krishtit si (Petro , Pavli ) dhe u bënë ligje të shtetit që nga
shekulli i 4 nga perandorët e krishterë si Kostandin i Madh, Theodhosi,
Justiniani, etj.
Në qoftë se Europa po shkon drejt këtij trendi,
ne si besimtar ortthodhoks nuk duhet të çuditemi, sepse është
profetizuar që fryma e antikrishte që është në veprim, do të shtohet
gjithnjë e më shumë me apostazi dhe do të kulmojë në Europë dhe në botë
me shfaqjen e antikrishtit, pak përpara se të vijë Zoti Jisu Krisht për
herën e dytë si gjykatës i drejtë, ashtu siç apostull Pavli e sqaron:
”Askush të mos ju gënjejë kurrsesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa
ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i
humbjes, kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi
ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e
Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi..Ardhja e
atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me
çudira, shenja dhe mrekullish të rreme,dhe nga çdo mashtrim ligësie për
ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të
shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i
bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës.”( 2 Thesalonikasve 2-3-11)
Gjithashtu
Profeti Daniel profetizoi për antikrishtin deri sa të vijë dita e
Zotit, se ai do t’i kundërvihet (shenjtorëve) krishterëve të vërtetë dhe
do ndryshoj festat fetare : “Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të
Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t'i
shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët
do të bien në duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe për gjysmën e
një kohe. Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi, i cili do
të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë. Pastaj mbretëria, sundimi
dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t'i jepen popullit të
shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e
përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i shërbejnë dhe do t'i binden
atij".( Danieli 7 25-27)
Zoti na thotë ne të krishterëve: “Ju
jeni kripa e tokës. Por nëse kripa e humbet shijen, si mund ta rifitojë
atë? Nuk ka më asnjë vlerë, përveçse të hidhet e të shkelet prej
njerëzve.” (Matheu 5:13)
Në qoftë se të krishterët orthodhoksë nuk
duan të humbasin indetitetin shekullor dhe t’i shkelin me këmbë
njerëzit e “Kohës së Re“(NEW AGE) të cilët fatkeqësisht kanë marrë
pushtetin toksor, duhet të mos lejojnë që besimi i tyre orthodhoks të
kompromentohet, festat dhe simbolet e tyre shekullore të tjetërsohen dhe
të përzihen me paganizma, tradita të feve të tjera duke rënë në
sinkretizëm, ose në fenë e re globaliste.
Kjo nuk duhet vetëm
për pohimin e besimit dhe ruajtjes së indetitetin të krishterë
orthodhoks, por edhe për të mirën e botës apostate dhe të këtij brezi të
pabesë edhe imoral, që edhe pse të krishterët i shkel me këmbë dhe
persukutohen dhunshëm përditë nëpër botë, përsëri ata paganët
mëshirohen dhe ndimohen nga Perëndia i dashurisë kur orthodhoksët
festojnë festat e tyre fetare siç është edhe Krishtlindja, festë që i
ndriçon dhe e gëzon atmosferën e zymtë dhe dëshpëruese të qyteteve dhe
familjeve sot, sepse aty thiret emri i Zotit dhe kryehet Liturgjia
Hyjnore bekohet shenjtërohet dhe ndriçohet vendi nga drita hyjnore
ashtu si ndodhi edhe kur lindi Krishti dhe engjëjtë lajmëruan nga qiejtë
lajmin e gëzueshëm tek njerëzit që rinin natën nëpër ara :" Tani në po
atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën
ruanin kopenë e tyre.Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe
lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.Por
engjëlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim
të madh për të gjithë popullin;sepse sot në qytetin e Davidit lindi për
ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.Dhe kjo do t'ju vlejë si
shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë
në një grazhd''.Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e
ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ''Lavdi Perëndisë
në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron
mirëdashja e tij!''. Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për
t'u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: ''Le të shkojmë
deri në Bethlehem për të parë ç'ka ndodhur dhe ç'na bëri të ditur
Zoti''. Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që
ndodhej në një grazhd.Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për
atë fëmijë. Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u
treguan barinjtë. ( Luka 2 8-16)
Të krisherët tradicionalisht
që e fillojnë arredimin e shtëpive me simbolin e grazhdit që improvizon
lindjen e Krishtit në Bethlehem të judesë që në datë 6 Dhjetor, ose pas
të kremtes së Shën Nikollës, ashtu siç thotë edhe një tropar në këtë të
kremte: “Stolisu o shpellë, bëhu gati o Grazhd", duhet që jo vetëm duhet
të arredojnë shtëpitë e tyre me simbolet e vërteta të Krishtlindjes, si
grazhdi dhe kryqi, shenja e Birit të njeriut (Mateu24-30), por mbi të
gjitha të përpiqen të bëjnë gati grazhdin e shpirtit të tyre, që Krishti
të vijë, të lindet në zemrat e tyre, kur ata të pregatitur me kreshëm ,
pendim edhe rrëfim të kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishtit në
Liturgjinë Hyjnore në ditën e Krishtlindjes, ashtu siç na thotë edhe
urata para kungimit:
“O, Zot Perëndia im, e di që nuk jam i denjë,
as i aftë që të hysh nën mbulesën e shtëpisë së shpitit tim, sepse është
e shkretë dhe e rënë dhe s’gjen tek unë vend të denjë për të ulur
kryet. Por siç e ule veten së larti për ne, ule dhe tani në përuljen
time. Dhe siç denjove të shtrihesh në shpellën dhe në grazhd të
kafshëve, denjo të hysh dhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm
dhe të trupit tim të njolliosur” (Urata e Shën Joan Gojartit)
Të
krishterët orthodhoksë, sot kanë një sfidë dhe një betejë me frymën që
nuk duhet ta humbin. Ata duhet të ruajnë patjetër festën e
Krishtlindjes dhe simbolet e shenjta duke u distancuar nga fryma
sekulariste, që e ka kthyer sot Krishtlindjen në një festë komerciale
fundviti dhe që nga forcat antikrishte po degradon dinakërisht nëpërmjet
simboleve pagane dhe demagogjisë me përdhunë ligjore në "festën e
diellit".