HISTORIA KISHTARE (P.13). Sinodi Apostolik
Autori: Vasil Skiadha
Pas përshtypjeve të para të mira
Apostujt Pavli dhe Varnava ju treguan besimtarëve të Antiokisë të gjitha sa kishin ndodhur me ndihmën e Perëndisë gjatë turneut të tyre apstolik. Të gjithë i falenderuan dhe lavdëruan Perëndinë, për “hapjen e derës së besimit për kombet” (Veprat. 14.27). Dmth., sepse hapi edhe për idhujtarët derën e besimit dhe shpëtimit. Por gëzimin për këto lajme të gëzueshme u përpoqën që ta minimizonin disa të krishterë judenj. Ata kërkonin që të krishterët, të cilët më parë ishin idhujtar të aplikonin rrethprerjen dhe dispozitat e tjera të ligjit të Moisiut. Donin që të përzienin krishtërimin me modelet e vdekura të fesë hebraike.
Ishin retë e para, që sollën shqetësim të madh tek të Krishterët e Antiokisë. Me gjithë përpjekjet e Apostujve që gjendeshin aty, të krishterët judenj fanatik mbetën të palëkundur në mendimet e tyre. Atëherë u vendos dhe u formua një delegacion prej Pavlit, Varnavës, Titos dhe besimtarëve të tjerë. Me bekimet e Kishës anëtarët e delegacionit u nisën për në Jerusalem, ku bashkë me Apostujt e tjerë dhe me pleqtë do të zgjidhnin këtë problem.
Shpirti i Shenjtë mbron unitetin e Kishës
Besimtarët e Jerusalemit i pritën me zemërgjerësi vëllezërit nga Antiokia. Pavli dhe Varnava treguan të gjitha sa kishin ndodhur me ndihmën e Perëndisë gjatë turneut të tyre. Të gjithë u gëzuan dhe lavdëruan Perëndinë. Më pas, në vitin 49, u mbajt “Sinodi Apostolik”, në të cilin merrnin pjesë Apostujt, pleqtë dhe besimtarët. Kryetar ishte Jakovi, vëllai i Perëndisë. Pas një diskutimi të madh, që u bë brenda një atmosfere dashurie dhe rrespekti, mbizotëroi mendimi i Pavlit dhe i Varnavës. Atë e mbështetën Petroja, Jakovi dhe të tjerët. Sipas këtij mendimi krishtërimi duhet që të shkëputej nga modelet hebraike. U vendos gjithashtu se të gjithë të krishterët do të konsiderohen të barabartë mes tyre. Që të jetojnë në mënyrë etike dhe të mos bëhen skandal për vëllezërit e tjerë. Këto vendime të Sinodit Apostolik u pranuan nga të gjithë dhe sollën paqen dhe gëzimin në Kishë. Me letra nga Sinodi këto vendime u transmentuan edhe në Kishat motra të reja të Antiokisë, Sirisë dhe Kilikisë. Kështu edhe për një herë tjetër Shpirti i Shenjtë ruajti unitetin e Kishës. Por edhe pas Sinodit Apostolik disa judenj të krishterë nuk hoqën dorë nga mendimet e tyre. Ata vinin nga judenjtë fanatik dhe vijonin ende, që të konsideronin si të domosdoshme modelet e ligjit të Moisiut. Por me kalimin e kohës gabimi i tyre u shua dhe ata u harruan.